Panorama (Albania)

Sipari i futbollit shqiptar ngrihet më 12 gusht

-

Kategoria Superiore e këtij edicioni do të nisë më 19 gusht, sipari i futbollit shqiptar do të ngrihet që një javë më parë, kur në 12 gusht, do të luhet edhe Superkupa e Shqipërisë. Këtë trofe e diskutojnë mes tyre Skënderbeu, si fitues i Kategorisë Superiore për edicionin e kaluar, dhe si kundërshta­r ekipi i Laçit. Edhe pse Skënderbeu i fitoi të dy trofetë, kundërshta­r do të ketë Laçin, si ekip humbës i Kupës së Shqipërisë, siç shkruhet edhe në rregullore. Në rast se një skuadër, brenda një sezoni, shpallet Kampione e Kampionati­t Kombëtar të Kategorisë Superiore dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, atëherë Superkupa e Shqipërisë do të luhet midis skuadrës kampione të Kampionati­t Kombëtar të Kategorisë Superiore të skuadrës finaliste të Kupës së Shqipërisë. Pra, më 12 gusht, skuadra e Skënderbeu do të luajë Superkupën ndaj Laçit, finalistes së Kupës së Shqipërisë.

Milani paraqitet para Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv me një pronar të ri dhe me borxhe të zeruara. Më 10 korrik fondi “Elliot” pati njoftuar zyrtarisht hyrjen në klub e njëkohësis­ht paraqiti vullnetin e tij për të krijuar stabilitet ekonomik te kuqezinjtë. Ideja e amerikanëv­e është të krijojnë një situatë të qetë financiare, duke u mbështetur në një model operativ, që vetëfinanc­ohet dhe brenda rregullave të UEFA- s për “Fair- play Financiar”.

Gjykatësit - Trupi gjykues i KAS- it përbehet nga tre gjyqtarë: një i emëruar nga Milani( zvicerani Pier Myler), një i emëruar nga UEFA ( anglezi Mark Hovel) dhe një tjetër super partes ( mbi palët), Ulrih Has, gjerman i lindur në Zvicër. Vlen për t’u kujtuar se institucio­ni i UEFA- s me qendër në Lozanë, nuk pranon dokumentac­ione të reja, ndaj avokatët e “Djallit” kanë detyrën delikate që të dëshmojnë që, në rastin konkret nuk i kanë dorëzuar për të vërtetuar të kundërtën e fajit, për të cilin akuzohet Milani.

Skenarët - Gjykata e Arbitrazhi­t Sportiv do të zbardhë vendimin e saj në orët e para të paradites së sotme. Praktikish­t, vendimet që ajo mund të marrë janë vetëm tre, por në asnjërin nga këto raste dënimi ndaj Milanit nuk mund të rëndohet. Mundësia e parë është që trupi gjykues të shfajësoje plotësisht Milanin, çka do të përkthehej në pjesëmarrj­e në Ligën e Europës, por shoqëruar me disa masa shtrëngues­e në lidhje me merkaton dhe numrin e lojtarëve. Vendimi i dytë i KAS- it mund të ketë të bëjë me një refuzim të apelimit kuqezi, duke lënë në fuqi vendimin e parë të UEFA- s. Në këtë rast, Milani do mbetej jashtë Europës, teksa e drejta për ankimim do të rifitohej vetëm pas një viti kalendarik. Vendimi i tretë mund të jetë një ftesë ndaj UEFA- s për të lehtësuar masën ndëshkimor­e në dëm të kuqezinjve dhe në këtë rast, “Djalli” do të përballej me një sanksion financiar ose masa të tjera, si ato ndaj Interit apo Romës në të kaluarën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania