Panorama (Albania)

Interi mundet nga Sioni i Lenjanit, alarmon Naingolan

Mesfushori largohet nga fusha e lojës i dëmtuar me probleme muskulore

-

Më shumë hije sesa dritë për Interin e Luçiano Spaletit, i cili bie në ndeshjen e dytë miqësore të fazës përgatitor­e.

Përballë Sionit të Ermir Lenjanit, i cili luan 45 minutat e dyta të ndeshjes, zikaltrit tregojnë vështirësi dhe probleme që duhen kaluar sa më shpejt. Rezultati në këto ndeshje është relativ, por sigurisht që shërben për frymën e grupit dhe mbi të gjitha për performanc­ën në fushën e lojës. Sepse Interi u “trondit” në momentin e parë që pësoi gol dhe e pati të vështirë të reagonte. Një hap pas në krahasim me fitoren e disa ditëve më parë kundër Luganos, por ekipi i Spaletit vuajti lodhjen dhe ngarkesën e ditëve të para të stërvitjes. Madje, nga kjo ngarkesë shfaqi probleme dhe Naingolan, i cili u largua nga fusha e lojës i dëmtuar. Asgjë për t’u mbajtur mend nga kjo sfidë për zikaltrit, por po për Lenjanin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare fitoi disa duele të rëndësishm­e me Kandrevën dhe me D’Ambrozion, por doli edhe në sulm, duke dhënë krosime interesant­e për të tijtë.

Zgjedhjet- Flitet shumë se Interi i sezonit të ardhshëm do të jetë me tre mbrojtës, por edhe në ndeshjen e dytë miqësore, trajneri Spaleti ka preferuar skemën 4- 2- 3- 1. Ai provoi në qendër të mbrojtjes dyshen Shkrinjar- De Vraj, ndërsa nga krahët luanin si titullarë Azamoah nga e majta dhe Dalbert nga e djathta. Përpara mbrojtjes, Galjardini me Valeron dhe në repartin e avancuar, Politano- Karamoh dhe Naingolan ishin në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Lautaro Martinez. Ky i fundit u pa shumë i izoluar dhe nuk pati raste për të shënuar. Rastin e vetëm të rrezikshëm për Interin e pati Karamoh në pjesën e parë me një goditje, por përfundoi ngjitur me shtyllën. Goli i parë i Sionit erdhi në minutën e 27të pas këmbëngulj­es dhe aksioneve të shumta. Në fakt, ishte një dalje e gabuar e portierit Padeli pas një goditjeje këndi, që gjen të lirë mbrojtësin Neitcke, i cili godet me kokë.

Naingolan- Më shumë sesa humbja, Interin dhe trajnerin Spaleti e shqetëson fakti që Naingolan braktisi fushën e lojës në minutën e 24- t për shkak të një problemi muskulor në këmbën e majtë. Fillimisht, u mendua për një dëmtim të rëndë dhe tërheqje muskulore, por nga të dhënat e para që dalin nga kampi zikaltër, bëhet fjalë për një shqetësim dhe belgu vendosi të dilte nga fusha për të mos rrezikuar.

Ikardi- Interi, në pjesën e dytë, bëri disa zëvendësim­e, por nuk sollën asgjë të re në lojë. U aktivizua edhe Mauro Ikardi në fund, ndërsa Karamoh luajti 90 minuta dhe pati një tjetër shans në pjesën e dytë. Sioni kishte mundësi të shumta, të cilat u ndalën nga Padeli. Por, portieri s’mund të bënte gjë në minutën e 70- të dhe pëson golin e dytë. Interi mori mesazhin në këtë ndeshje se duhet të punojë akoma më shumë për të shmangur surprizat e pakëndshme. Por, është ende herët...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania