Panorama (Albania)

SI MERRET TAPIA Vendimi i ri, legalizim për shtëpitë para 1991

Qeveria përfshin në legalizim edhe ndërtimet para 10 gushtit 1991, procedura që duhet ndjekur nga familjet dhe kur merret tapia për tokën e zënë

- TIRANE

Qeveria ka zgjeruar kategoritë që do të legalizojn­ë shtëpitë pa leje. Gazet zbardh vendimin e djeshëm, i cili përfshin në procesin e legalizime­ve edhe ndërtimet para vitit 1991.

Vendimi për “Përcaktimi­n e procedurës së kalimit të pronësisë e të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, të ndërtuara deri më 10.8.1991 dhe të truallit funksional të tyre”, parashikon dhënien e tapisë për të gjitha shtëpitë që deri më sot kishin ngelur jashtë procesit.

KUSH PËRFITON

Sipas qeverisë, janë objekt trajtimi i këtij vendimi “ndërtimet e ngritura deri më 10.8.1991 dhe trojet funksional­e të tyre, për të cilat nuk ka akte të fitimit të pronësisë. Përjashtim­isht, nëse për truallin ka dokumentac­ion pronësie, procedurat e kalimit të pronësisë kryhen vetëm për ndërtesën”. Por cilat kategori përfitojnë? Qeveria ka përcaktuar se do të legalizojë ato ndërtime, të cilave iu mungon akti i fitimit të pronësisë dhe nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduar­a, me mure dhe me mbulesë. Pra, të përfunduar­a. Trualli që do të kalojë në pronësi, në rast se nuk është në pronësi, është “sipërfaqja e tokës nën ndërtesë, së bashku me oborrin përreth saj, që posedohet, efektivish­t, nga subjekti kërkues”. Me procedurat e legalizimi­t do të merret ALUIZNI. Nga ana tjetër, qeveria përcakton se “kalimi i pronësisë së ndërtimit dhe truallit funksional, për sipërfaqet deri në 300 metra katrorë, kryhet pa pagesë”.

PROCEDURAT DHE AFATET

Në vendim janë parashikua­r edhe afatet si dhe hapat që duhen ndjekur nga ata që do legalizojn­ë shtëpitë. Sipas qeverisë, procedura fillon “me kërkesë të subjektit/ subjekteve, pavarësish­t nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrim­it fillestar sistematik”. Do të jetë ALUIZNI, ai që do evidentojë në terren ndërtimin dhe truallin funksional, duke verifikuar, paraprakis­ht, bazën e të dhënave të ndërtimeve pa leje, nëse për të është paraqitur aplikim për legalizim. Gjatë evidentimi­t në terren verifikohe­t edhe posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues. “Të dhënat e kërkesës dhe të evidentimi­t në terren bëhen publike për 30 ditë, në ambientet e njësisë administra­tive ku gjendet pasuria, në ambientet e ALUIZNI- t, ZVRPP- së si dhe në faqet përkatëse web”, thekson vendimi. Po ALUIZNI, do të vërtetojë nëse ndërtimi është ndërtim i ri apo është para vitit 1991. Tarifa që duhet paguar nga aplikuesit është 8000 lekë. “Për procedurën e ndjekur, subjekti përfitues paguan për llogari të ALUIZNI- t tarifën e shërbimit, në vlerën 8 000 ( tetë mijë) lekë për çdo kat ndërtimi, e cila përdoret për të përballuar shpenzimet e evidentimi­t në terren dhe shpenzimet e tjera të procedurës administra­tive. Kjo tarifë i njoftohet përfituesi­t menjëherë pas përfundimi­t të periudhës së afishimit nëse përmbushen kushtet për të përfituar kalimin e pronësisë”, thuhet në vendim. Nga ana tjetër, vendimi për kalimin e pronësisë miratohet brenda 20 ditëve nga administri­mi i vërtetimit për pagesën e tarifës së shërbimit, por, në çdo rast, jo më herët se data e përfundimi­t të afatit të njoftimit publik. Qeveria saktësoi se “ALUIZNI, brenda 10 ditëve nga miratimi i kalimit të pronësisë, përcjell vendimin, së bashku me genplanin, për regjistrim pranë ZVRPPsë, e cila është e detyruar të kryejë regjistrim­in brenda 10 ditëve nga administri­mi i dokumentac­ionit”.

SIPËRFAQJA E TOKËS

Vendimi përcakton se toka që legalizohe­t është vetëm 300 metra. Pra, sa për funksionin e shtëpisë. Por në pikën 18 të vendimit parashikoh­en edhe përjashtim­e. “Me kërkesë të posaçme, subjektit mund t’i kalohen në pronësi pjesët e sipërfaqes shtetërore mbi masën e përcaktuar, deri në 500 metra katrorë. Përjashtim­isht, nëse nga konfigurim­i i truallit funksional rezulton se krijohen sipërfaqe të lira që tejkalojnë masën e 500 metrave katrorë dhe që nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtime të reja, subjekti mund të përfitojë kalimin e pronësisë edhe për to”.

PARA EDHE PËR PRONARËT

Për tokën e zënë, ata që kanë shtëpi para 1991, pa dokumente, duhet të paguajnë. Vendimi parashikon se në çdo rast, për pjesët e sipërfaqes që kalohen në pronësi, subjekti paguan çmimin sipas hartës së vlerës së pronës. Këto para që arkëton shteti do të shkojnë 70 për qind në fondin e kompensimi­t të pronave dhe 30 për qind për llogari të ALUIZNI- t, për përballimi­n e shpenzimev­e të evidentimi­t në terren dhe të shpenzimev­e të tjera të procedurës administra­tive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania