Panorama (Albania)

“Ju rrëfej takimin e fundit me Xhevdet Mustafën në SHBA, ç’më tha para se të nisej drejt Shqipërisë”

INTERVISTA/ FLET KUJTIM KALLAXHI, NJERI NGA TE ARRATISURI­T ME ANIJE NGA HIMARA NE ‘ 71: KU E MESOVA PER VRASJEN E TIJ

-

Vijon nga numri i kaluar

Ajo çfarë ka ndodhur me marinarët e anijes "De Rada", kur ajo po mbërrinte në Korfuz dhe përjetimet nga puna në servisin e Xhevdet Mustafës në SHBA, janë momentet kryesore të rrëfimit në vijim të Kujtim Kallaxhit.

I arratisuri i vitit ' 71, ish- dhëndri i familjes Malo, që u largua ilegalisht nga Shqipëria, duke iu kthyer atmosferës kritike që kanë përjetuar marinarët e izoluar në njërën nga kabinat e anijes, të cilët s'kishin dijeni për planin e arratisë, tregon çastet e përballjes së tyre me autoritete­t greke. Ndryshe nga vëllezërit Malo, që në rrëfimet e tyre s'e zënë në gojë këtë episod, Kallaxhi, i cili ka qenë i vetmi nga familjarët e tyre i izoluar me marinarët në kabinën e anijes, e zbulon atë detaj pas detaji. Madje, siç thotë, një gjendje të tillë rrallë mund ta provojë njeriu në jetë. "Kur policët grekë iu afruan derës dhe u bënin thirrje për të dalë jashtë- kujton ai,- marinarët u mblodhën sup më sup dhe aty për aty porositën njëri- tjetrin të nxirrnin teserat e Partisë për t'i grisur që të mos binin në dorë të armikut". Ky ka qenë ndërkaq edhe momenti i ndarjes së Kallaxhit me grupin që s'pranoi të qëndronte në Greqi për t'u ritakuar me ta pas tri dekadash. Nga çastet kur anija po dilte nga porti dhe po nisej në drejtim të Shqipërisë, ai mban mend britmat e zjarrta të marinarëve patriotë, "Parti- Enver". Ajo atmosferë mitingu e pakuptimtë, e tipit lejfenist, ka qenë vegimi i fundit që i arratisuri i vitit ' 71 ka marrë nga vendlindja komuniste. Në numrin e kaluar, Kallaxhi shpjegoi rrethanat si u bë pjesë e aventurës për t'u arratisur dhe raportet specifike me familjen e së shoqes, me të cilën u divorcua në SHBA. Ndërkaq, zbuloi dhe një fakt interesant, që vëllezërit Malo nuk e kanë përmendur në rrëfimin e tyre: "Në rrugëtimin nga Himara në Korfuz- shpjegoi Kallaxhi,- ish- vjehrri mori me vete një pako të rëndë me ikona dhe monedha floriri, të cilat i tregtoi në Holandë dhe vende të tjera".

Zoti Kujtim, ju pohoni se gjatë lundrimit nga Himara në Korfuz keni qëndruar i mbyllur në kabinën e fjetjes së anijes bashkë me marinarët. Kishte të tjerë aty?

Së pari, desha të saktësoj se në kabinë jemi mbyllur aty nga ora 24 e natës. Qysh nga ora 17: 00 kur u nisëm nga Himara dhe deri në orën 24 ishim të gjithë bashkë në kuvertën e anijes. Sipas skenarit të përgatitur që më parë, gjatë kësaj periudhe, ne, pjesëtarët e familjes Malo, festonim me gosti gjoja martesën time me vajzën e Taqos dhe fejesën e vajzës së Vasilit, të cilën, sipas protagonis­tëve të arratisë, do ta "celebronim" në Vlorë. Marinarët, që e gëlltitën këtë lloj axhende farsë, u bënë pjesë e festës dhe me përkujdesj­en e veçantë të vëllezërve Malo tejkaluan çdo limit në pije. Alkooli, me sa duket, por sidomos lodhja gjatë manovrave për peshkim, e dhanë më në fund efektin e tyre. Pastaj, kapiteni i anijes i drejtoi nga fjetorja për t'u rehatuar dhe ata, njëri pas tjetrit shkuan aty. Me ta u bashkova edhe unë, gjithnjë me bekimin e "regjisorit" që mendonte se nuk dija gjë për destinacio­nin e vërtetë të udhëtimit...

Ju ishit pjesëtar i familjes Malo, që ishit dakordësua­r më herët për t'u arratisur. Pse duhej të izoloheshi­t me marinarët?

Unë isha dhëndri i Taqos, vëllait të madh të vëllezërve Malo, dhe sipas planit, që ishte bërë, nuk duhej ta dija se po lundronim për t'u arratisur. Me sa dukej, ishte menduar që idenë e arratisë të ma tregonin kur të mbërrinim në tokë të huaj. Përkundër këtij versioni, ish- bashkëshor­tja ime, Leonora, më kishte sqaruar në intimitet qysh në Tiranë se bëhej fjalë për t'u larguar përgjithnj­ë nga Shqipëria. Pra, unë e dija se për ku ishim nisur, megjithatë, preferova të bëja të paditurin dhe përfundova i izoluar në kabinën e fjetjes me mari- narët. Por, ndryshe nga ata që ishin shpërfytyr­uar nga pija, unë isha esëll. E pata këtë të mirë nga ime shoqe, e cila, duke e ditur se çfarë do të ndodhte me marinarët, më pati porositur që gjatë gostisë në kuvertë të mos të konsumoja pije alkoolike...

Kur e kuptuan marinarët se nuk po lundronin drejt Vlorës, por matanë ujërave neutrale?

Kjo ndodhi afër mëngjesit, kur po i afroheshim portit të Korfuzit. Teksa po flinin, njëri prej marinarëve, me sa më kujtohet, ndihmësmot­oristi, u çua dhe kërkoi të shkonte në tualet. Provoi disa herë të hapë derën, por kur e pa që ishte e kotë, zgjoi të tjerët dhe u tregoi se dikush i kishte mbyllur nga jashtë. Fillimisht e morën me shaka, por kur e provuan, u bindën se ishin mbyllur me çelës nga jashtë. Sakaq, nxituan të marrin ndonjë levë apo mjet tjetër për të shqyer derën, por s'gjetën gjë, sepse ata që i kishin kyçur, kishin pastruar më parë kabinën nga mjetet e forta me të cilat mund të shtyhej dera, por mund të ndodhte dhe ndonjë përplasje.

Pra, në këtë moment marinarët e kuptuan se ishin tradhtuar?

Në shpërthim e sipër flisnin për tradhti, por në asnjë mënyrë nuk u shkonte mendja se mund të ishin tradhtuar nga kapiteni i anijes, Vasili, i cili ishte eprori i tyre, i njohur për lidhje të afërta me regjimin dhe Partinë në pushtet. Shumëkush prej tyre mendonte se atë e kishin marrë peng. Mbaj mend që njëri doli në dritare dhe filloi të bërtiste me zë të lartë: "O Vasil, o Vasil, ke ngatërruar drejtimin?". Një tjetër në krah të tij thërriste sa kishte në kokë: "Kush na ka mbyllur brenda? Çfarë po ndodh? Na kanë prerë në besë!". Një çast u afrova dhe unë te dritarja. Jashtë dukeshin dritat e anijeve të huaja, që hynin dhe dilnin në portin aty pranë. Marinari, që kisha pranë, filloi të më sqarojë se bëhej fjalë për një port të Greqisë. Nga ky moment revolta u bë më e acaruar. Çdonjëri prej tyre tanimë fliste për pasojat që i prisnin. Më i dëshpëruar shfaqej dhëndri i Vasil Malos që ishte me ne. "Unë jam oficer, anëtar partie, kam vëllain gjeneral", thoshte ai, duke kujtuar pasojat që do të vinin kur të merrej vesh lajmi i arratisë. Po kështu thoshte dhe një prej marinarëve. "O Zot, ç'po ndodh? - thërriste ai- ku mbeti djali, gruaja, shtëpia?". Në këtë kaos, anija iu afrua bregut. Një çast, ata u mblodhën dhe aty për aty morën vendimin, që të mos dilnin jashtë. Asnjë kontakt me të huajt. Ishte ky një përbetim i çuditshëm që nënkuptont­e qëndresë deri në çastet fatale. Të paktën, ato çaste kështu të dukej. Por ngjarjet me zbarkimin e anijes në Korfuz rrodhën krejt ndryshe nga sa kishin parashikua­r të tradhtuari­t...

Si reaguan marinarët, kur anija u ankorua në portin e Korfuzit?

Fillimisht u shprehën se nuk pranonin të zbrisnin për asnjë moment në tokë të huaj. "Sa të jemi me frymë, të qëndrojmë këtu!", u shpreh njëri ndër ta. Ideja për t'u rikthyer në Shqipëri mbetej bindja absolute e çdonjërit. Më acaruese situata u bë kur policët grekë u afruan dhe u bënë thirrje për të dalë jashtë. Sakaq, ata i vunë supet derës dhe aty për aty porositën njëri- tjetrin të nxirrnin teserat e Partisë për t'i grisur që të mos binin në dorë të armikut. Për mua, që s'kisha asnjë dijeni për normat e statutit të Partisë, ky ishte një veprim sa i çuditshëm, aq dhe qesharak. Megjithatë, në ato rrethana as buzën s'mund të vija në gaz, se ndryshe mund të më shqyenin me gjithë lecka. Kjo amulli zgjati rreth një orë. Pas një ore, policët u futën në dhomën e marinarëve dhe sa u

Teksa po flinin, njëri prej marinarëve, me sa më kujtohet, ndihmësmot­oristi, u çua dhe kërkoi të shkonte në tualet. Provoi disa herë të hapë derën, por kur e pa që ishte e kotë, zgjoi të tjerët dhe u tregoi se dikush i kishte mbyllur nga jashtë. Fillimisht e morën me shaka, por kur e provuan, u bindën se ishin mbyllur me çelës nga jashtë"

 ??  ?? XHEVDET MUSTAFA ME DY MIKESHA
XHEVDET MUSTAFA ME DY MIKESHA
 ??  ?? Kujtim Kallaxhi duke rrëfyer për “Panorama”
Kujtim Kallaxhi duke rrëfyer për “Panorama”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania