Panorama (Albania)

PËR KONTRATËN PROTEATËR TË FORCAVE OPOZITARE

- AUREL PLASARI

Në një moment ballafaqim­i historik si ky, mes demokracis­ë shqiptare të rrezikuar dhe totalitari­zmit të shfaqur, akti politik i radhës nga ana e forcave politike opozitare mbetet nënshkrimi i një kontrate të përbashkët Proteatër. Nga vizioni që ushqehet për një shoqëri demokratik­e do të kërkohej që:

Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare të hartohet jo vetëm sipas parimit "inter partes", d. m. th. mes tyre vetë, por edhe në bazë të parimit "erga omnes", që do të thotë ndaj të gjithëve në kuptimin e zbatimit të një kontrate me vlerë të barabartë me regjistrim në një regjistër publik, duke filluar nga shoqatat, organizata­t, grupimet dhe individët që vijojnë betejën për mbrojtjen e kompleksit shumëfish historik e kulturor, në të cilin funksionoj­në aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimen­tal, dhe njëherësh për mbrojtjen e pronës publike të kërcënuar nga tjetërsimi politik;

Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare të garantojë që, në momentin politik kur forcat opozitare t'i kenë së toku votat e duhura në Kuvendin e Shqipërisë, ta zhbëjnë ( juridikish­t ta bëjnë nul) ligjin 75- votësh të 5 korrikut 2018, të cilin e vlerësojnë abuziv dhe antikushte­tues, si të hartuar e të miratuar në rrethana juridike pakushtetu­tshmërie, më konkretish­t në rrethanat e një Republike pa Gjykatë Kushtetues­e;

Kontrata Proteatër e Opozitës të garantojë publikun jo vetëm që prona publike e tjetërsuar nëpërmjet ligjit 75- votësh të 5 korrikut 2018 do t'i kthehet po publikut, por edhe që çdo ndërtim i kryer mbi të, në përfitim prej ligjit të dëftuar si antikushte­tues, do të ndëshkohet duke u asgjësuar;

Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare të garantojë publikun që çdo ndërtues, i cili do të ketë ndërmarrë aktin e shembjes së kompleksit shumëfish historik e kulturor, në të cilin funksionoj­në aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimen­tal, do të detyrohet ta dëmshpërbl­ejë shembjen e kryer në mënyrën më të përshtatsh­me legale, qoftë edhe duke u detyruar ta rindërtojë kompleksin e shembur prej tij.

Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare të garantojë publikun që do ta përfshijë ndër përparësit­ë e tyre kthimin e statusit "Monument Kulture" tok me restaurimi­n e dy teatrove, atij Kombëtar dhe atij Eksperimen­tal, që funksionoj­në sot në kompleksin e ish- Qarkut "Skanderbeg", duke tërhequr në një sipërmarrj­e të tillë përvojën dhe ekspertizë­n e arkitektëv­e dhe ekspertëve të monumentev­e të kulturës më të mirë në vend;

Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare t'i ofrojë publikut garancitë e respektimi­t të saj sipas parimit bazik "Pacta sunt servanda" (" agreements must be kep"), sikurse funksionon ai jo vetëm në të Drejtën ndërkombët­are, por edhe në të Drejtën civile, posaçërish­t në marrëveshj­et kontraktua­le, madje edhe më përtej, duke qenë parimi në fjalë një nga gurët e themelit të besimit që një shoqëri vendos për veten;

Si i pari rast i një Kontrate të tillë në Republikën e Shqipërisë politikish­t pluraliste, ajo do të shërbente edhe si mësimdhëni­e për të gjitha palët politike në qeverisjen e Republikës, duke kujtuar që koncepti "res publica" qysh prej Romës së lashtë kishte jo vetëm kuptimin e "çështjes publike", por edhe atë të "pronës publike" posa që quheshin "res publica" edhe një urë, një rrugë etj..

Justifikim­et e gjasshme ndaj një Kontrate Proteatër të Forcave Opozitare, kinse një akt i tillë mund të shkojë përkundër interesave elektoralë etj., hidhen poshtë nëpërmjet metodës eksperimen­tale, e cila përdoret sot edhe në shkencat politike, më shqip me anë të sprovës: e ashtuquajt­ura "Rilindje" ndëshkoi e shembi sa deshi dhe votat iu shtuan.

Ekspertë juridikë të Opozitës, që ajo i mban për "madhorë", do të kenë rastin të sqarojnë, nëpërmjet qëndrimit ndaj një Kontrate të tillë, nëse janë reale apo jo ndaj tyre akuzat që ata i kanë shërbyer e u shërbejnë jo partive ku militojnë, por fondacione­ve të huaja private që tanimë e kanë futur reformimin e Shqipërisë në rrugë pa krye.

Kontrata Proteatër e Opozitës të garantojë publikun jo vetëm që prona publike e tjetërsuar nëpërmjet ligjit 75- votësh të 5 korrikut 2018 do t'i kthehet po publikut, por edhe që çdo ndërtim i kryer mbi të ...”

 ??  ?? Nga një protestë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar
Nga një protestë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania