Panorama (Albania)

Rama nxjerr foto nga rrënimi i Teatrit, zbulohet projekti me 68 mijë m2 kulla 17- 21 katëshe

Çarje dhe zgavra të thella në faqen anësore të ndërtesës 80- vjeçare

-

“Me sa mend në kokë mund të luftohet për ta ruajtur?”. Kjo është pyetja, me të cilën Kryeminist­ri Edi Rama ka shoqëruar disa fotografi që tregonin një prej faqeve anësore, të rrënuara, të Teatrit Kombëtar.

Hapja e rrugës për në godinën e re të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka “zbuluar” një nga ato faqet më pak të ekspozuara ndaj syrit të publikut. Kryeminist­ri Rama ka publikuar disa fotografi, që tregojnë çarje dhe zgavra në faqen anësore të ndërtesës së ngritur 80 vjet më parë. Ajo anë e ndërtesës është aq e amortizuar sa që mund të shohësh lehtësisht materialin populit, me të cilin është ndërtuar godina. Një material që konsideroh­ej modern për kohën. Fotografit­ë janë shoqëruar edhe me një koment të Ramës në “Intagram”: “Me sa mend në kokë mund të luftohet për ta ruajtur?”. Kjo nuk është hera e parë që publikohen fotografi që dëshmojnë amortizimi­n e godinës së Teatrit Kombëtar. Përveç kronikave të herëpasher­shme që kanë qenë një kambanë alarmi, që në atë godinë të investohej, një seri fotografis­h nga ambientet e brendshme të ndërtesës janë shfaqur edhe gjatë muajit mars, me rastin e prezantimi­t të projektit të ri, propozuar nga arkitekti Bjarke Ingels, në ambientet e COD, në Kryeminist­ri. Ishte dita kur Kryeminist­ri Rama deklaroi se godina e TK do të shembej, madje se ky “Europa Nostra”, një nga organizmat më të rëndësishë­m në fushën e trashëgimi­së kulturore, i ka kërkuar Kryeminist­rit shqiptar, Edi Rama, të rishikojë vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një letre të firmosur nga presidenti ekzekutiv, prof. dr. Hermann Parzinger, thuhet se ndërtesa e TK- së “është një shembull i shkëlqyer i arkitektur­ës moderne italiane nga kjo periudhë kohore” dhe përbën “një pikë kulmore në zhvillimin e urbanistik­ës së Tiranës”. “Ne nuk pajtohemi me mendimin se kjo ndërtesë ka pak ose aspak vlerë historike, kulturore apo sociale. Përkundraz­i, “Europa Nostra” beson se vlera e spikatur europiane e kësaj prone publike tejkalon çdo përfitim afatshkurt­ër që mund të vijë nga shkatërrim­i i saj”, thuhet në këtë letër, e cila është e dyta kërkesë nga një organizëm i rëndësishë­m ndërkombët­ar pas “Docomomo Internatio­nal”. “E kuptojmë nevojën që ka kryeqyteti shqiptar për një teatër të ri, që plotëson standardet ndërkombët­are, ne nuk mund të mbështesim asnjë propozim që shkatërron teatrin ekzistues. Ne i kërkojmë qeverisë shqiptare, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Kulturës, si edhe të gjithë palëve të tjera të përfshira, të rikonsider­ojnë vendimin e tyre për të shembur këtë monument europian dhe të shqyrtojnë mundësinë të ofrojnë, të paktën, rinovimet më bazike, për ta sjellë Teatrin aktual në standarde”, thuhet në letër. proces ka vonuar. Kryeminist­ri i qëndroi vendimit të tij, edhe në përurimin e qendrës “Turbina”. Në fjalën e tij, Rama tha se godina e TK- së, e ndërtuar për të qenë e përkohshme si një “vatër kulture” italo- shqiptare, e ka kryer funksionin e saj dhe e “ka humbur bastin me kohën”. Rama premtoi një teatër të ri, dinjitoz për emrin “kombëtar”, që do të ndërtohet me partnerite­tin publik- privat, një eksperienc­ë, që, sipas tij, ka rezultuar e suksesshme në vende të tjera.

 ??  ??
 ??  ?? GODINA E TEATRIT KOMBETAR
GODINA E TEATRIT KOMBETAR
 ??  ?? Faqja anësore e Teatrit Kombëtar, fotografi te postuara nga Kryeminist­ri Rama
Faqja anësore e Teatrit Kombëtar, fotografi te postuara nga Kryeminist­ri Rama
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania