Panorama (Albania)

Pjeter Arbnori në oborrrin e Kuvendit një ‘ Mea Culpa’ për politikën?

- FRANO KULLI

Shtatorja e Pjetër Arbnorit, një figurë bust në karakter ...

... e zotni Pjetrit me një si tubë fletësh të hapura libër nën krah, simbolika e gjetur me shije e plot art që përmbush edhe artistikis­ht figurën jo njëdimensi­onale të Arbnorit, është vendosur në një cep të gjelbëruar në të djathtë të oborrit të sallës së mbledhjeve të Kuvendit të Shqipërisë. Më saktë, sot u bë ceremonia dhe në përmbyllje të saj u zbulua shtatorja, pasi ajo është vendosur aty disa ditë më parë. Ndonëse jo me shumë pjesëmarrë­s, po për nga përbërja e të ftuarve që ishin aty, tuba e njerëzve aty besoj ka qenë ndër më të larmishmet, gjë që nuk ngjet fort shpesh këtu në Shqipërinë tonë. Ishin miq të Pjetrit e të familjes së Pjetrit; të Filipit e Gjystinës, trashëgimt­arëve të tij dhe Suzit, bashkëshor­tes, rreth së cilës përbashkoh­et familja solide dhe shumë e respektuar Arbnori, ( njëri prej tyre isha edhe unë). Ishin deputetë të "orëve të para" të Parlamenti­t të parë, nga të dyja krahët e politikës: Ruli, Rexhep Uka, Tonin Alimhilli, Musa Ulqini, Pandeli Majko, Ilir Meta, Tomor Dosti... ish- kryetarë e nënkryetar­ë të tij, Jozefina po edhe Skënder Gjinushi si dhe deputetët e tjerë "të orëve të fundit", të së djathtës kryesisht, të prirë nga kryetari i opozitës. Ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës....

Mjeshtri Sadik Spahija, autori i veprës, në një anë të grumbullit të pjesëmarrë­sve, i qetë, por dhe i emocionuar duket, e shumta thotë ndonjë fjalë të ndërvarur, thjesht rreth elementit simbolik të veprës ( fletët e hapura, pra) dhe për më andej, në bisedë me miq, thotë se vepra është realizuar rreth dhjetë vjet më parë, pasi qe shpallë fituese në një konkurs të bërë asokohe... Pra, Pjetër Arbnori, për të ardhur nga studioja e artistit mjeshtër deri në... oborrin e sallës së asamblesë së Kuvendit, aty ku ai ka drejtuar së pari si spikeri i Parlamenti­t pluralist në atë patalogun e gjelbër ku gjendet tani, ka bërë dhjetë vjet të vijë...

Hapjen e ceremonisë e udhëhoqi zoti Gramoz Ruçi. Sigurisht, ai të cilit i takonte ta drejtonte solemnitet­in, se është kryetari i Parlamenti­t sot. Por, edhe për një arsye më shumë. Sepse zotëria e ka ndjekur vetë të gjithë procesin e këtij akti, me të gjitha de- tajet e duhura që akti kërkonte. Përfshirë edhe lejen e kërkuar prej Këshillit Bashkiak të Tiranës. -" Pjetër Arbnori ishte një personalit­et politik i vendosur dhe i respektuar. Jeta, vuajtjen ia derdhi lumë, kurse lumturinë ia dha me vonesë dhe ia mori shpejtë",- tha Gramoz Ruçi. Një pohim me fjalë ndjese?... Besnik Mustafaj, në fjalën e rastit të shkruar me mjeshtëri të përkorë, përcolli thuajse gjithë mirësinë e Pjetrit e veçmas cilësinë e tij të tolerancës, që buronte prej gjithë formimit kristian të Pjetrit.

-" Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, zotni Pjetër!,- uroi Besniku. - Pjetri ishte pajtues, por jo në dëm të së vërtetës. Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshta­r politik i Gramoz Ruçit. Por, ai prapë për këtë bust do ta falënderon­te atë",- tha ai.

Besniku është edhe zanafilla e vendosjes së shtatores së Arbnorit në oborrin e bujtinës së tij politike, sot. Kohë më parë ai, nxitur edhe nga shkrimtari i mirënjohur Stefan Çapaliku, i pati drejtuar një letër kryesisë e kryetarit të Kuvendit, me propozimin që të ndërmerrej një akt i tillë. Sigurisht, me staturën që Besniku ka në karrierën politike të dekadave të fundit. Edhe pse bashkëpuni­mi i tij i gjatë në politikë me zotni Pjetrin, nuk ka pasë shkuar gjithherë fjollë, si në vaj... Ne, të gjithë duhet ta kishim bërë shumë më përpara këtë.

Dhe kumtin, në përmbyllje të përpjekjes realizuese të tij, unë e lexova si një "mea culpa". Për Pjetrin e sjelljen me të. Jo të tijën veçmas, por të të gjithëve. Të atyre që koha, duke ua ofruar në krah Pjetër Arbnorin e mirë, ua kish caktuar për detyrë ndërkaq që të modelonin sjellje të përputhshm­e me mirësinë e me dobinë e papërsërit­shme të tij, në krah të lirisë e të demokracis­ë. E njëherësh, për gjithçka të pabërë e për gjithçka tjetër që do të duhej të ishte bërë më mire, përgjatë këtyre gati tri dekadave.

Kurse, Sali Berisha, që Pjetrin e pati pritë meritueshë­m në udhën e bashkënisu­r të hyrjes në rendin e ri të demokracis­ë, por që nuk e pati përcjellë bash ashtu në përmbyllje, bashkë me Suzanën ( bashkëshor­ten e zotni Pjetrit), zbuloi shtatoren. Në heshtje. Pa fjalë... Thua si ndjesë?! Oborri i Parlamenti­t, më 19 korrik 2018

 ??  ?? FRANO KULLI
FRANO KULLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania