Panorama (Albania)

Durrës, avokati dhunohet para dyerve të Prokuroris­ë

I dëmtuari Ilia Ilia: Dy autorët më pyetën pse i kisha bërë karshillëk prokurorit. Me Arjan Ndojën pata debat në seancë

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Një tjetër ngjarje ka përfshirë dje Prokurorin­ë e Durrësit, duke bërë që Policia të rrethojë me shirita portën kryesore të këtij institucio­ni dhe të marrë në pyetje një prej prokurorëv­e të saj. Dy persona pa maska dhunuan keqas deri në përgjakje, para portës hyrëse të këtij institucio­ni, avokatin Ilia Ilia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10: 30, teksa avokati kishte dalë nga një seancë gjyqësore nga Gjykata dhe kishte marrë drejtimin për nga ana e Prokuroris­ë.

Kur ka qenë para këtij institucio­ni, dy persona ende të paidentifi­kuar e kanë ndaluar, duke e pyetur fillimisht nëse ishte ai avokati Ilia Ilia. Menjëherë sapo ky i fundit iu ka konfirmuar identiteti­n, ata e kanë sulmuar dhe dhunuar me grushte.

AKUZA Për ngjarjen e rëndë, e cila shkaktoi panik të madh te qytetarët e shumtë që u ndodhën dje para Gjykatës dhe Prokuroris­ë, avokati akuzon prokurorin e këtij rrethi, Arjan Ndoja. Ai e ka denoncuar ngjarjen në Polici dhe ka akuzuar si të dyshuar për këtë ngjarje pikërisht prokurorin Ndoja, me të cilin ka pasur një debat të ashpër vetëm një ditë para kësaj ngjarjeje në një seancë gjyqësore, teksa avokati mbronte klientin e akuzuar nga Prokuroria.

Për katër orë me radhë, inspektorë­t e krimeve, prokurori i gatshëm dhe drej- tues të Policisë së Durrësit morën në pyetje në urgjencën e spitalit avokatin, i cili dha dëshminë e plotë rreth incidentit të një dite më parë me prokurorin në sallën e gjyqit dhe ngjarjen e një dite më pas, kur atë e dhunuan. Ai iu ka shpjeguar me detaje të gjithë ngjarjen, duke dhënë edhe përshkrime­t e nevojshme për dy autorët, të cilët ishin rreth moshës 3738 vjeç. “Më datë 19.07.2018, rreth orës 10: 45, në afërsi të Prokuroris­ë është goditur me sende të forta nga dy persona shtetasi I. I. me profe- sion avokat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifiki­min e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi Policia e Durrësit me anë të një njoftimi paraprak për shtyp.

DESHMIA Avokati u shpreh dje për “Panorama” se autorët që e dhunuan, kishin ardhur në emër të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. “Sot ( dje) dola nga seanca gjyqësore, rreth orës 10: 30 dhe isha para Prokuroris­ë. Më doli filli- misht një person përpara dhe më thotë: ‘ Ti je Ilia Ilia, ai që i ke bërë karshillëk prokurorit?’ Nisi të thoshte fjalë fyese dhe, sapo do i lija çantën një tjetri që më shoqëronte, më goditi. Kur më goditi, erdhi dhe personi tjetër dhe unë kundërvepr­ova sa munda”, tha Ilia. Avokati thotë se ka pasur një përplasje me një prokuror në seancë gjyqësore, në kuadër të mbrojtjes së interesit të klientit. “Gjatë përplasjes verbale, i thashë se nuk jam katundar si ty. Dhe prokurori më tha se për këtë do bëhesh pishman. Nuk e mora shumë seriozisht dhe ika. Ndërkohë, sot ( dje) sa dola nga Gjykata, më dhunuan personat e urdhëruar nga Ndoja”, shton avokati, i cili thekson se pasi është goditur, ashtu i gjakosur, i ka shkuar në zyrë prokurorit dhe i ka thënë se do ta paguash shumë shtrenjtë këtë që bëre. Grupi hetimor po punon për identifiki­min e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ilia Ilia ka mbrojtur grupin e Shijakut ( Durim Keçin e akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostituci­oni). Më herët, ka mbrojtur Lul Berishën, ish- kapo i ‘ Bandës së Durrësit’, i cili një vit më parë u lirua nga Gjykata dhe ndodhet në liri.

Dola nga seanca gjyqësore, rreth orës 10: 30 dhe isha para Prokuroris­ë. Më doli fillimisht një person përpara dhe më thotë: ‘ Ti je Ilia Ilia, ai që i ke bërë karshillëk prokurorit?’ Nisi të thoshte fjalë fyese dhe, sapo do i lija çantën një tjetri që më shoqëronte, më goditi. Kur më goditi, erdhi dhe personi tjetër dhe unë kundërvepr­ova sa munda

 ??  ?? Avokati, dje në spital
Avokati, dje në spital
 ??  ?? Prokuroria e Durrësit
Prokuroria e Durrësit
 ??  ?? Avokati Ilia Ilia
Avokati Ilia Ilia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania