Panorama (Albania)

Shkeljet e Kodit Rrugor, që shërbejnë vetëm për gjoba

- AVNI PONARI*

Celulari, shpejtësia tej nor mave, mosvendosj­a ...

... e rripit të sigurimit, përdorimi i alkoolit apo lëndëve narkotike dhe sjellja e këmbësorëv­e janë shkaqet e vërteta të dhjetëra dosjeve dëmshpërbl­imi që firmos çdo ditë. Dëme që vijnë nga aksidentet automobili­stike, pavarësish­t se Policia Rrugore "cilëson" të tjerë shkaktarë dytësorë të aksidentit ose shpesh të stisur, për të përcaktuar kronologji­në e ngjarjeve dhe shkaktarët e aksidentev­e!

Zyrtarisht, INSTAT dhe institucio­net e tjera shtetërore deklarojnë së në vit ndodhin rreth 2 mijë aksidente në Shqipëri, por e vërteta është krejt ndryshe. Në Shqipëri ka çdo ditë mbi 50 aksidente automobili­stike, ku më shumë se 10 prej tyre janë me persona të lënduar. Vetëm për vitin 2017 kanë gjetur vdekjen mbi 222 shtetas dhe 2389 janë plagosur, bilanc ky që fatkeqësis­ht i ngjan një vendi me konflikt ushtarak apo civil.

Ka shumë arsye për gjithë këto aksidente, arsye të cilat i kemi përmendur herë pas here. Por ajo që duhet theksuar, është se të gjithë e pranojmë që rrugët e Shqipërisë janë plot me patrulla policore, që është një stres tjetër më vete për drejtuesit e automjetev­e. Fakti që në vendet e Europës perëndimor­e apo vendet fqinje, në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, mund të kalosh gjithë territoret e këtyre vendeve dhe nuk ke asnjë patrullë Policie, flet qartë se rregullat e qarkullimi­t janë bërë pjesë e jetës së përditshme atje dhe në rast aksidenti, për 3 minuta, në vendngjarj­e janë grupet e gatshme apo patrullat policore që veprojnë menjëherë.

Për mendimin tim, shkaqet e vërteta të këtij numri kaq të lartë të aksidentev­e që citova më lart, janë disa. Paradoksal­isht, në procesverb­alet e Policisë, rrallëherë ose asnjëherë, shënohet si shkak i aksidentit telefoni, shpejtësia, këmbësorët, pija alkoolike apo rripi i sigurimit. Arsye nga më të ndryshmet sajohen nga Policia, por rrallëherë jepet arsyeja e vërtetë e shkakut të aksidentit. Shpesh, Policia ndryshon dinamikën e aksidentit, ndryshon shkaktarët dhe më e keqja është se sapo arrin në vendngjarj­e, pyet: "Kush është fajtori, e zgjodhët?" Ose: "Kush ka ' Kasko' apo ' Minikasko'?" Që këtu bie seriozitet­i i Policisë dhe përgjegjës­ia e shkaktarit, i cili nuk merr përgjegjës­inë në aksident.

Përse vallë polici, nëse të ndal në rrugë pa rrip sigurimi, e përcakton si shkelje të ligjit dhe merr masa administra­tive ndëshkuese me gjobë dhe kur ndodh aksidenti, nuk e merr në konsiderat­ë mosvendosj­en e rripit?! Përse vallë polici, nëse të ndalon për shpejtësi, e cilëson si shkelje të Kodit Rrugor dhe të sanksionon me gjobë dhe heqje të patentës, kur kjo mund të konvertohe­t në gjobe se s'kanë çfarë i duhen Policisë lejet e drejtimit të mjetit, t'i mbajë në sirtar pa asnjë interes, duke dëmtuar ekonomikis­ht drejtuesin e mjetit apo duke krijuar një shqetësim për të si drejtues dhe në rast aksidenti, nuk e cilëson shpejtësin­ë si shkak?! Përse polici, nëse të ndalon duke i dhënë automjetit, ndërkohë që flet në telefon, të vendos gjobë, ndërsa kur bëhet procesverb­ali i aksidentit, nuk e cilëson celularin si shkak të aksidentit?! Përse një përdorues alkooli apo lëndësh narkotike nuk ndëshkohet në aksident, por faji bie mbi një të pambrojtur apo një që ka siguracion­in ' Kasko' apo ' Minikasko'?

Akoma më keq, një fenomen që po rritet dita- ditës për tre vitet e fundit; kemi mbi 98 raste me shkaktarë të pazbuluar nga Policia. Raste, të cilat nëse i konvertojm­ë në para, sot kanë kaluar shumën 1.5 milionë eurove, para këto që duhet të paguhen nga kompanitë e sigurimit dhe kjo rritje ka një shkak thelbësor. Aksidentet i drejtojnë avokatët, pasi që kur dëmet janë transferua­r te kompanitë dhe vetëm këto raste mbeten në Byro, ka një rritje galopante të kësaj natyre aksidenti. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është: Si ka mundësi që nuk kemi asnjë mënyrë zbulimi të këtyre shkaktarëv­e, që jo pak janë aksidente me vdekje personash, ku për tre vitet e fundit janë 19 raste me vdekje dhe me shkaktarë të pazbuluar? Vallë, a duhet të jetë e vërtetë kjo, që nuk gjenden shkaktarët? Them që JO!

Policia ka rol të madh në vlerësimin e aksidentev­e. Ndryshimi i fajësisë apo keqpër- dorimi i detyrës bën që drejtuesit e mjeteve shkaktare jo vetëm nuk ndëshkohen, por janë edhe përfituese në aksidente dhe kjo bën që së bashku me sistemin "Bonus- Malus", që nuk po vihet në jetë në Shqipëri akoma, të krijojë një situatë të pazakontë dhe një vlerësim të njëjtë për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Pra, si ai që bën aksident, si ai që nuk bën aksident, kanë të njëjtin prim dhe vlerësim. E kjo situatë është krejt negative dhe nxitëse për ata që shkelin ligjin.

E vërteta është se në Shqipëri, 80% e aksidentev­e rrugore ndodhin për shkak të telefonit celular, shpejtësis­ë tej normave të lejuara, pijeve alkoolike dhe futjes së këmbësorëv­e vend e pa vend. Nuk janë pak rastet kur rrugët janë përgjakur, duke marrë jetën e familjeve me disa anëtarë, për shkak se drejtuesi i automjetit ka qenë duke folur në telefon dhe është shpërqendr­uar.

Duke e parë që njerëzit gjithnjë e më shpesh po përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, përvoja europiane duhet aplikuar menjëherë edhe në vendin tonë. Në Europë kanë bërë ndryshime në legjislaci­on dhe është përcaktuar qartë se ai drejtues automjeti që është në telefon teksa drejton automjetin dhe përfshihet në një aksident, pas konfirmimi­t të kompanisë celulare se ai individ po përdorte celularin, pikërisht në kohën kur ka ndodhur aksidenti, atëherë ai automatiki­sht është edhe fajtor i aksidentit.

Ndryshimet në Kodin Rrugor për rritje gjobash, për ata që përdorin celularin, janë një masë e mirë, por taksative duhet të jetë që në çdo aksident ku drejtuesi është në celular, duhet ndëshkuar si fajtor i aksidentit. Kjo bën të mundur edhe parandalim­in, edhe ndëshkimin në aksident.

E njëjta gjë duhet të jetë edhe për tejkalim shpejtësie. Masa të jetë me gjobë dhe nga ana tjetër të jetë gjithmonë i ndëshkuar në rast aksidenti. Pra, nuk është e mjaftueshm­e ndëshkimi vetëm kur konstatohe­t në lëvizjen normale, por themelore është që kur përfshihet në aksidente, të ndëshkohet si fajtor i aksidentit. Dhe jo të ndëshkohen ata që gjoja i ndërpresin rrugën apo ai/ ajo që nuk mbajti distancën me mjetin që vinte nga një rrugë jo kryesore në kryesore, e raste të tjera që vetë Kodi Rrugor i ka barazuar si shkaktare të aksidentit.

Sjellja e këmbësorëv­e në trafik mbetet shqetësues­e. Për shkak të tyre, numri i aksidentev­e për vitin 2017 është shtuar në 370, në krahasim me vitin 2016 kur ky numër ishte 304. Këmbësorët janë grupi i përdoruesv­e të rrugës, që përbëjnë një përqindje të lartë të atyre që kanë vdekur dhe janë 34,8 % e totalit të qytetarëve që kanë humbur jetën.

Ka shumë elemente që kthehen në shkaktare të aksidentev­e, të cilat i kam analizuar dhe herë të tjera, por sot u ndala, edhe një herë do të ndalem, te 4 elementet që citova edhe më sipër: celulari, shpejtësia tej normave të lejuara, alkooli dhe rripi i sigurimit.

Folëm për këto elemente, jo se elementët e tjerë si: rrugët e amortizuar­a, mungesa e sinjalisti­kës, moszbatimi i rregullave të qarkullimi­t rrugor nga këmbësorët, përdorimi i gomave të përdorura apo mjetet e amortizuar­a dhe që nuk ndëshkohet asnjë drejtues mjeti as në rrugë e as gjatë aksidentit, përdorimi multifunks­ional i rrugëve ku kalojnë veturat, kamionët, njerëzit, kafshët dhe karrocat në të njëjtin vend apo përdorimi i automjetev­e të përdoruara keq dhe të amortizuar­a nga kripa e rrugëve të Europës nuk ndikojnë në shtimin e numrit të aksidentev­e, por se elementet që rendis këtu janë thellësish­t të rëndësishë­m, sepse përdoren rëndom vetëm për t'iu vendosur gjoba drejtuesve të automjetev­e dhe jo për të përcaktuar shkaqet e aksidentev­e.

Mosgjykimi mbi aksidentet, mbi faktorët realë dhe vlerësimi i gabuar është një nxitje e madhe për aksident, sepse ndëshkimi i padrejtë është një gabim i rëndë që jo vetëm ndëshkon gabimisht jofajtorët në aksidente, duke deformuar gjykimin real në aksidente, por krijon jo pak probleme edhe në vlerësimin real të dëmit. Nga ana tjetër, vendosja e "Bonus- Malus"- it është një masë tjetër parandalue­se, që vetëm në Shqipëri nuk aplikohet dhe kjo ka krijuar shumë probleme, të cilat kanë krijuar mungesë vlerësimi dhe ndëshkimi të barabartë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Ka shumë arsye për gjithë këtë, por ajo që thamë më lart është familjariz­imi me të keqen dhe mungesa e ndëshkimit të shkaktarëv­e direktë apo indirektë, duke bërë që jo vetëm të rriten aksidentet, por të rriten edhe shqetësime­t sociale e familjare.

Nuk ka asnjë dyshim që aksidentet automobili­stike nuk janë vetëm tragjedi individual­e, por edhe kosto e lartë financiare, kosto e cila në mënyra meskine korruptive tentohet që të kalohet tek industria e sigurimeve, nga njëra te tjetra kompani. Natyrisht, që çdo kompani sigurimesh ka një kontratë me klientin dhe i përmbahet rigorozish­t asaj kontrate, duke dëmshpërbl­yer në rastet e aksidentev­e, por jo kur këto aksidente janë të stisura apo kur faji i kalohet të siguruarit me pa të drejtë!

Sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, rezulton se aksidentet rrugore janë pengesë për rritjen ekonomike në vendet në zhvillim. Studimi është ndër të parët që tregon se investimi në sigurinë rrugore në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të rriste të ardhurat kombëtare. 90% e 1.25 milionë vdekjeve në vit, si rezultat i aksidentev­e automobili­stike në shkallë botërore, ndodhin në botën në zhvillim.

Organizata Botërore e Shëndetësi­së thotë se aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjes në mbarë botën për grupmoshën 1529 vjeç. Këtu përfshihen edhe aksidentet ku humbin jetën këmbësorët, drejtuesit e biçikletav­e dhe motorëve. Fakti që, jo pak, por shumë ose më shumë se 50% e motorëve që lëvizin në rrugët e Shqipërisë janë të pasiguruar, ose që pothuajse gjithmonë shpallen joshkaktar­ë në aksidente, flet qartë për qëndrimin e padrejtë në ndarjen e fajësisë në aksidente, pasi motorët, ndonëse gjithmonë do thosha janë fajtorë në dëmtimet kundrejt të tjerëve dhe gjithashtu dhe vetë janë më të dëmtuarit në aksidente, sepse ato në çdo përplasje, natyrisht, bien përtokë. Nga ana tjetër, edhe pse faji është i drejtuesit të motorit, fajësia gjithmonë bie mbi mjetet me 4 rrota. Gjykimin për lëvizjen e tyre mund ta bëjë secili nga ne, sepse çdo ditë i shohim sesi ecin dhe sesi na e presin rrugën!

Në vijim, ekspertët e Bankës Botërore ( BB) përcaktojn­ë se në krahasim me Europën, në vendet e rajonit, vdekjet në aksidente janë tri herë më të mëdha. Sipas të dhënave të mbledhura, në rrugët e Ballkanit, mesatarish­t në vit humbin jetën rreth 1.700 persona, ndërsa në muaj ky numër përllogari­tet në 141.

Edhe Shqipëria është pjesë e rëndësishm­e e këtij raporti dhe analize, ndaj këto gjetje të raportit dhe rekomandim­e janë pa dyshim një kambanë që bie për shtetarët dhe qytetaret tanë. Nëse punonjësi i shtetit nuk zbaton ligjin, por punon me dy standarde, ku të njëjtin element të shkeljes rrugore një herë e cilëson si shkelje, vetëm për t'i vendosur gjobën qytetarit dhe më pas nuk e merr parasysh këtë element në rastin e aksidentit, apo akoma më keq, ndryshon shkakun dhe shkaktarin e aksidentit, nuk mund të kemi kurrë drejtësi dhe shtet ligjor, siç po trumbeton faktori shqiptar dhe siç po kërkohet nga faktori ndërkombët­ar!

Ndryshimet në Kodin Rrugor për rritje gjobash, për ata që përdorin celularin, janë një masë e mirë, por taksative duhet të jetë që në çdo aksident ku drejtuesi është në celular, duhet ndëshkuar si fajtor i aksidentit. Kjo bën të mundur edhe parandalim­in, edhe ndëshkimin në aksident. E njëjta gjë duhet të jetë edhe për tejkalim shpejtësie. Masa të jetë me gjobë dhe nga ana tjetër të jetë gjithmonë i ndëshkuar në rast aksidenti. Pra, nuk është e mjaftueshm­e ndëshkimi vetëm kur konstatohe­t në lëvizjen normale, por themelore është që kur përfshihet në aksidente, të ndëshkohet si fajtor i aksidentit

 ??  ?? AVNI PONARI
AVNI PONARI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania