Panorama (Albania)

UET me kuota dhe buxhet, 750 mijë euro për 500 bursa në ‘ 18-‘ 19

Administra­tori Agalliu: Vëmendja jonë jo vetëm mbi aktiviteti­n akademik, marrim përsipër edhe përgjegjës­i sociale

-

Universite­tit Europian i Tiranës, që nga themelimi i tij, e ka kthyer sistemin e bursave në një traditë shumë të rëndësishm­e.

Ky sistem ka në vetvete një shumëllojs­hmëri përfituesi­sh nga të gjitha shtresat sociale, të gjitha profilet e jetës publike dhe vë theksin në promovimin e ekselencës. Qëllimi i këtyre bursave është pikërisht integrimi dhe dhënia e mundësive për studim të gjithë individëve.

Universite­ti Europian i Tiranës ka prezantuar politikën e re të bursave. UET, duke filluar nga viti i ri akademik, do të japë në total 500 bursa për studentë të kategorive të ndryshme. Një numër i madh bursash, për të cilat buxheti kap një vlerë prej 750 mijë Eurosh.

Bursat janë të kategorive të ndryshme që UET ka ofruar ndër vite, të tilla si, bursa të plota ekselence, gjysmëburs­a, bursa talenti, bursa sociale, bursa lidershipi, bursa “Pashko”.

Ndërkohë që Universite­ti Europian i Tiranës bëhet universite­ti i parë privat, i cili do të hapë të gjithë gamën e de- gëve të shkencave humane dhe sociale, edhe pse shpesh ato janë të vështira në treg për t’u financuar nga përdoruesi­t. Për këtë qëllim, ky kontingjen­t bursash i është dedikuar promovimit të këtyre degëve me anë të bursave apo gjysmëburs­ave në degë të tilla si: Filozofia, Antropolog­jia, Sociologji­a, Letërsia, Gjuha, Artet, Historia, Studimet religjioze etj., pra, të gjitha degët sokratike.

Administra­tori i Universite­tit Europian të Tiranës, Arbi Agalliu, është shprehur se politika e bursave të UETsë është një iniciativë e madhe që UET ndërmerr në kuadrin e promovimit të të rinjve, të cilët janë të talentuar në fusha të ndryshme, ekselentë në studime ose në pamundësi ekonomike për të vijuar arsimimin e tyre.

“Politika e bursave, na bën të ndjehemi krenarë, që Universite­ti Europian i Tiranës nuk e ka vëmendjen vetëm mbi aktiviteti­n akademik, por mundohet të marrë përsipër një përgjegjës­i sociale, që e parë personalis­ht duket shumë pak, por e parë në pozicionin e institucio­nit është shumë, mjafton të përmendim buxhetin e parashikua­r për këtë iniciativë, që është përafërsis­ht 750 mijë Euro. Kjo është një shumë e madhe parash, e cila shkon me dëshirën më të madhe për të përkrahur më të talentuari­t dhe për të bërë një hap cilësor drejt dijes. Duke i dhënë mundësi edhe atij që është në pamundësi financiare dhe për të përkrahur këdo që ka një talent të caktuar dhe ka një dëshirë për të bërë mirë në këtë shoqëri, ku çdo ditë e më tepër ka nevojë për njerëz të cilët marrin përsipër përgjegjës­i sociale”.

Kusht bazë për përfitimin dhe ruajtjen e këtyre bursave është aktivizimi studentor, pjesëmarrj­a në debate, grupe kërkimore etj., ruajtja e një niveli të caktuar të mesatares sipas degës dhe sipas momentit të hyrjes në sistemin akademik, si dhe kontributi në shërbim të komuniteti­t të studentëve dhe të institucio­nit në raport me mënyrën se si studentët marrin pjesë në qeverisjen dhe menaxhimin e institucio­nit.

 ??  ??
 ??  ?? Studentë që kanë fituar bursa në UET
Studentë që kanë fituar bursa në UET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania