Panorama (Albania)

Panik në plazhin e Radhimës, RENEA zbraz armët ndaj të kërkuarit

Radhimë, dhjetëra forca speciale në shtëpinë e Gaqo Gjinit

-

orcat RENEA ndërhynë dje në Radhimë për të kapur të kërkuarin e konsiderua­r si të rrezikshëm, por të shtënat me armë zjarri shkaktuan panik te qindra pushues.

Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetur dhe nga efektivë të RENEA- s, kanë ndërhyrë në orët e pasdites në një banesë katërkatës­he, ku kishte informacio­n se fshihej Gaqo Gjini, 38 vjeç. Në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e të riut, Gjini, sipas Policisë, ka bërë rezistencë duke mos iu bindur thirrjeve për t’u dorëzuar. Ai ka kërcënuar punonjësit e Policisë me thikë, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur me zjarr, duke e lënë të plagosur në këmbë. E gjithë kjo situatë ka shkaktuar panik te turistët e shumtë që ndodhen në këtë zonë, ku një pjesë e mirë e tyre janë të huaj. “I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Efektivi, në kushtet e vetëmbrojt­jes, e ka neutralizu­ar duke e goditur me armë një herë në këmbë”, bëhet e ditur zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit. Pas kapjes, 38- vjeçari u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që Policia e cilëson atë si person me rrezikshmë­ri të lartë dhe për këtë arsye ka ndërhyrë për ta arrestuar, vjehrri i të riut shprehet se Gaqo Gjini jeton në atë banesë prej më shumë se 6 vitesh dhe nuk i është fshehur në asnjë moment Policisë. Zyrtarisht, Policia thotë se 38- vjeçari akuzohet për tri vepra penale: “Plagosje e rëndë me dashje”, “Kundërshti­m i punonjësve të Policisë” dhe “Armëmbajtj­e pa leje”. Lidhur me plagosjen e 38vjeçarit gjatë arrestimit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme vijon hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave në mbikëqyrje­n e Prokuroris­ë së Vlorës. Ndërkohë, nga ana tjetër, thuhet se kontrollet për kapjen e personave në kërkim do të vijojnë gjatë gjithë sezonit të verës. Bashkëshor­tja e tij, Ornela Gjini, u shpreh dje se i shoqi as kishte tentuar të sulmonte Policinë dhe se kjo e fundit kishte shkrehur tre karikatorë arme duke i terrorizua­r familjaris­ht.

“Unë isha jashtë dhe i pashë e para forcat e RENEA- s. Njëri më drejtoi armën dhe më bëri shenjë të mos lëvizja. Por unë lajmërova bashkëshor­tin, i cili ishte brenda me fëmijët tanë. Ai doli ashtu siç ishte, me pantallona të shkurtra. Nuk kishte thikë dhe asgjë në dorë. Thikën e ka gjetur më tej Policia në një sirtar, teksa kontrolloi shtëpinë dhe tani e përdorin situatën sikur e paskësh pasur në dorë bashkëshor­ti. Më pas janë zbrazur disa karikatorë arme. Këtu ishte tmerr”, shprehet Ornela Gjini. Edhe turistët u shprehën dje se kishin dëgjuar të shtënat, madje me breshëri, duke rrëzuar kështu versionin e dhënë nga Policia në lidhje me ngjarjen.

Sipas të dhënave të Policisë, i riu është përfshirë në një konflikt fizik me dy punonjës Policie dy vite më parë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2016, ku Gaqo Gjini, bashkë me Lorenc Gjinin, pasi kanë shkuar pranë zyrave të informacio­nit të Drejtorisë së Policisë së Vlorës për grabitjen e makinës së 38- vjeçarit, kanë krijuar një konflikt të çastit, duke kundërshtu­ar punonjësin e Policisë e me pas kanë filluar të godasin me grushte duke ushtruar dhunë fiz- ike mbi dy efektivë Policie ( Xh. Q dhe E. V), të cilët morën dëmtime të lehta. Në atë kohë, ndaj tyre nisi hetim për veprat penale “Kundërshti­mi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Ndërsa në korrik të vitit 2016, Gaqo Gjini u shpall në kërkim nga Policia e Vlorës si autor i dyshuar i një banke të nivelit të dytë. Ai u cilësua si një prej autorëve që grabitjes së shumës prej 6 milionë lekësh. Në atë kohë, Policia tha se kishte arritur që të identifiko­nte Gaqo Gji- nin, pavarësish­t se ai ishte i maskuar dhe i armatosur. Si bashkautor u ndalua dhe Konstandin Shakaj, 37 vjeç, nga fshati Kote. Grabitja e bankës së nivelit të dytë në Vlorë ndodhi brenda pak minutash dhe për shkak të mekanizmit si u krye goditja, grupi hetimor deklaroi se bëhej fjalë për persona me precedentë në fushën e vjedhjeve. Por, nga hetimet e Prokuroris­ë, kjo e fundit nuk arriti që të siguronte prova për Gjinin dhe për këtë arsye pushoi hetimet e nisura ndaj tij.

 ??  ?? I kërkuari, Gaqo Gjini
I kërkuari, Gaqo Gjini
 ??  ?? I plagosuri dje në Radhimë, Gaqo Gjini
I plagosuri dje në Radhimë, Gaqo Gjini
 ??  ?? Forcat RENEA, dje në banesën e të kërkuarit
Forcat RENEA, dje në banesën e të kërkuarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania