Panorama (Albania)

Patozi, apel Berishës: Mësoji Bashës të mos fshijë historinë e PD

"Bën mirë që ndonjë ditë t'i tregosh krimet që kanë kryer të gjithë ata që kanë shërbyer në këto 30 vjet si deputetë të PD- së'

-

Ish- kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Astrit Patozi, akuzoi mbrëmë kryetarin e PD- së, se po tenton të fshijë të shkuarën dhe historinë e kësaj partie. Duke marrë shkas nga ceremonia e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit në lulishten e Parlamenti­t, ku munguan shumë figura të njohura historike të kësaj partie, Patozi shkruan se shumë prej tyre nuk kanë marrë ftesat e dërguara nga Parlamenti, pasi në PD është dhënë përgjigjja se nuk gjenden adresat. Patozi i kërkon ish- Kryeminist­rit Berisha që të tregojë se kush kanë bërë krime në PD dhe kush meritojnë ta përfaqësoj­në këtë parti në ceremoni të tilla. Burime nga Kuvendi thanë se një pjesë e ftesave për këtë ceremoni iu është dërguar partive politike. Një pjesë e ftesave janë kthyer me justifikim­in se ish- deputetët nuk gjenden se ndodhen jashtë shtetit apo kanë ndërruar adresë.

ASTRIT PATOZI

KA ARDHUR KOHA, DOKTOR

Eh, si vajti kjo punë, o doktor!

Tani, meqë katandisja i ka kaluar të gjitha fantazitë, mendoj se ti do bëje mirë që t'ia mësoje ca gjëra atij, që ke lënë si menaxher te Partia Demokratik­e.

Për shembull, t'i tregosh që një njeriu mund t'i bësh çfarë ke mundësi në të tashmen dhe në të ardhmen. Por, kurrësesi, në të shkuarën.

Sepse ai ditëziu, kujton se mund t'i shkarkojë edhe si ish- deputetë, ata që kanë përfaqësua­r PD- në ndër vite.

Mësoja që kjo është e pa- mundur, sepse ka nevojë ta dijë.

Dhe meqë ra fjala, te kjo shëmtia e kthimit të ftesave mbrapsht të shumë ish- deputetëve për ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit.

Mirë për "armiqtë e betuar" të popullit e të partisë, të tipit Ridvan Bode, që kanë kryer krime të rënda kundër njerëzimit, plagët e të cilave janë ende të freskëta.

Po me Aleksandër Meksin, Alfred Serreqin, Fa- tos Bejën, Ilir Banon, Luan Skuqin, Ndriçim Xhepën e dhjetëra të tjerë çfarë kanë pasur këta?

Apo duhej patjetër që të mos e kishe takuar kurrë Pjetër Arbnorin, por ta kishe parë vetëm në televizor, që të shkoje në atë ceremoni?

Dhe meqë ti ke parë shumë, se ke qenë aty që nga fillimi, bën mirë gjithashtu që ndonjë ditë t'u tregosh krimet, që kanë kryer të gjithë ata që kanë shërbyer në këto 30 vjet si deputetë të Partisë Demokratik­e.

Të paktën, ashtu do të dimë se kujt i takon dhe kujt jo, që të marrë pjesë në aktivitete të ngjashme.

PS. Kuvendi kishte ftuar të gjithë deputetët e PD në vitet ' 92-' 97 dhe ftesat u dërguan te selia e partisë, por shumica e tyre u kthyen mbrapsht me pretendimi­n se nuk u diheshin adresat.

Po me Aleksandër Meksin, Alfred Serreqin, Fatos Bejën, Ilir Banon, Luan Skuqin, Ndriçim Xhepën e dhjetëra të tjerë çfarë kanë pasur këta? Apo duhej patjetër që të mos e kishe takuar kurrë Pjetër Arbnorin, por ta kishe parë vetëm në televizor, që të shkoje në atë ceremoni? Dhe meqë ti ke parë shumë, se ke qenë aty që nga fillimi, bën mirë gjithashtu që ndonjë ditë t'u tregosh krimet, që kanë kryer të gjithë ata që kanë shërbyer në këto 30 vjet si deputetë të Partisë Demokratik­e.

 ??  ?? Astrit Patozi dhe Sali Berisha
Astrit Patozi dhe Sali Berisha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania