Panorama (Albania)

Zbulohet projekti, Teatri i ri 9280 metra, pallatet 17- 21 kate 68 mijë metra katrorë

“Firma ‘ Fusha ShPK’ zotëron vetëm 3% të tokës që kërkohet për ndërtim, 85 % e truallit është tokë publike”

-

Më 8 shkurt, një grup artistësh refuzuan zhurmshëm urdhrin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, për lirimin e ndërtesës dhe transferim­in e institucio­nit te qendra Art Turbina – e cila ishte në atë kohë në ndërtim e sipër.

Artistët dyshuan se, pas kërkesës së drejtorit për zhvendosje­n e Teatrit, qëndronte një plan për shembjen e ndërtesës historike dhe zëvendësim­in e saj me një numër kullash komerciale dhe nëpërmjet një peticioni kërkuan transparen­cë nga Ministria e Kulturës. Një javë më vonë, më 16 shkurt, biznesmeni i ndërtimit Shkëlqim Fusha ka dorëzuar një dokument dyfaqësh në Bashkinë e Tiranës, duke paraqitur një propozim të pakërkuar për koncesion, ku premtonte të ndërtonte një teatër të ri dhe një bllok ndërtesash komerciale në truallin ekzistues të Teatrit Kombëtar dhe të disa institucio­neve të tjera publike si Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve dhe ish- selia e Partisë Demokratik­e... Më 12 mars, Kryeminist­ri Edi Rama i prezantoi zyrtarisht planet e qeverisë për të lidhur një Partnerite­t Publik Privat për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar... “Godina do të shembet”, deklaroi prerazi.

Propozimi i Kryeminist­rit nuk u prit mirë nga komuniteti i artistëve, të cilët e kundërshtu­an shembjen e ndërtesës aktuale për t’u hapur rrugë kullave. Me një vesh shurdh dhe një sy qorr ndaj protestave, qeveria paraqiti më 10 qershor një projektlig­j të jashtëzako­nshëm për t’i dhënë kompanisë “Fusha ShPK”, pa garë, tokën e Teatrit Kombëtar, dhe i dha të drejtën vetes që të negociojë në emër të interesit publik kontratën koncesiona­re. Pas një serie diskutimes­h të mbajtura mes artistëve dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, maxhoranca miratoi më 5 korrik në Parlament ligjin për PPP- në e debatuar. Dokumentac­ioni voluminoz i prodhuar nga autoritet publike dhe propozimi i pakërkuar i firmës “Fusha” u mor nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi. Ai zbulon planet e kompanisë së ndërtimit për të ngritur disa pallate 17 deri në 21 kate me një sipërfaqe të përgjithsh­me mbi tokë prej 68 mijë metrash katrorë dhe dy- tre kate parking nën tokë me sipërfaqe totale 20 mijë metra katrorë. Në shkëmbim të shfrytëzim­it të tokës publike të teatrit dhe atë përreth tij, “Fusha ShPK” premton ndërtimin e një teatri të ri me sipërfaqe totale ndërtimi prej 9280 metrash katrorë, në të cilin parashikoh­et edhe një bar/ kafe 500 metra katrorë. Dokumentet tregojnë që në njollën e propozuar të ndërtimit, firma “Fusha ShPK” zotëron vetëm 3% të tokës që kërkohet për ndërtim, ndërkohë 85 % e truallit – përfshirë parcelën ekzistuese të Teatrit Kombëtar,- është tokë publike. Njolla e propozuar për ndërtimet e reja në këtë zonë do ketë një densitet të lartë ndërtimi, me një koeficient që i tejkalon normat e lejuara nga plani urbanistik i Bashkisë Tiranë. Ky shfrytëzim me densitet të lartë dhe mbase të paligjshëm të truallit pritet t’i sjellë të ardhura të majme kompanisë “Fusha ShPK”. Sipas propozimit të kompanisë, të ardhurat shkojnë deri në 119 milionë euro me një normë fitimi 14 %. Megjithatë, një analizë e thjeshtë e kostove dhe çmimeve të shitjes për njësi të paraqitura në propozimin financiar të ndërtuesit Fusha ngrenë dyshime që norma e fitimit të kompanisë mund të jetë shumë më e lartë, pasi kostot për ndërtimin e Teatrit të ri dhe të apartament­eve duken të fryra, ndërsa çmimi i shitjes së ambienteve komerciale dhe apartament­eve në kulla është nën mesataren e tregut për zonën më të lakmuar të Tiranës. TOKA PUBLIKE DHE PRIVATE Godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar nisi ndërtimin në vitin 1938, kur qeveria e Mbretërisë Italiane bleu një sipërfaqe toke prej 10,625 metrash katrorë, e cila përfshin të gjithë kuadratin nga Ministria e Brendshme deri te qendra tregtare “Toptani”. Sipas dokumentev­e të blerjes, të publikuara nga deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, qeveria italiane e bleu pronën e përbërë nga toka plus një shtëpi nga familja Libohova për 7 franga ar për metër katror, me një total prej 74 mijë frangash. Franga ishte monedha e përdorur në Shqipëri krahas lekut deri në vitet 1950, kur u nxor nga qarkullimi. Është e vështirë që të nxirret vlera aktuale e një monedhe të përdorur 80 vjet më parë, por të 74 mijë frangat kanë qenë një shumë e madhe - ekuivalent i sotëm i miliona eurove. Qeveria italiane financoi edhe ndërtimin e ndërtesës, që në fillim ishte një qendër kulturore dhe teatër/ kinema dhe që pas Luftës së Dytë Botërore u bë Teatri Kombëtar. Ndërtesat binjake dykatëshe u dizajnuan nga arkitekti italian Giuglio Bertè. Nga toka e blerë në vitin 1938 prej 10,625 metrash katrorë dhe tokës së mbetur publike sot prej 8465 metrash dallohet një diferencë prej mbi 2 mijë metrash tokë “të humbur”. Është e paqartë se si toka publike u rrudh në këtë mënyrë. Në propozimin e pakërkuar të firmës “Fusha ShPK”, zona e propozuar për zhvillim përbëhet nga 8465 metra katrorë tokë e mbetur publike dhe 1303 metra katrorë tokë private. Nga toka private, Shkëlqim Demir Fusha disponon vetëm një parcelë me sipërfaqe 298.1 metra katrorë. Ndërkohë, toka publike ndahet mes institucio­neve të ndryshme. Teatri Kombëtar ka një sipërfaqe totale prej 5522 metrash katrorë, ndërsa Bashkia Tiranë disponon parcela të ndryshme, përfshirë një parking me sipërfaqe 1266 metra ka- trorë, mjediset e Ndërmarrje­s së Dekorit me truall 169 metra katrorë apo ndërtesën e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumator­it me sipërfaqe trualli 801 metra. Në listën e ndërtesave dhe tokave publike, që do të shemben, gjendet edhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve, me sipërfaqe trualli prej 385 metrash katrorë. Për t’u shembur planifikoh­et edhe ish- selia e Partisë Demokratik­e. Toka publike dhe private përbën një parcelë ndërtimi me sipërfaqe totale prej 9768 metrash katrorë. NJOLLA E NDËRTIMIT

Propozimi i pakërkuar i firmës “Fusha ShPK” thotë se sipërfaqja totale në ndërtim ( njolla e ndërtimit) do të jetë 6,200 metra katrorë me shfrytëzim në masën 63.47%. Kjo sakaq shkel të gjitha parametrat e lejuara të ndërtimit në Bashkinë Tiranë. Edhe në projektet e pallateve të ndërtuara në Tiranë në vitet 2000, njolla e ndërtimit të lejuar rrallëherë kalonte masën 50%... Sipas propozimit për PPP të kompanisë “Fusha”, 40% e tokës do të jetë “vetëm për Teatrin e ri Kombëtar”, ndërsa 60% për “ndërtimet me karakter komercial”. Projekti parashikon ndërtimin e dy kateve nëntokësor­e në të gjithë sipërfaqen e tokës, e madje më shumë se sa kaq, për realizimin e 20,400 metrave katrorë parking. Përveç parkingut, kompania planifikon ndërtimin e 68 mijë metrave katrorë mbi tokë. Teatri Kombëtar pretendohe­t se do të jetë 9200 metra katrorë, por në këtë sipërfaqe, vlerësimi llogarit edhe 1185 metra katrorë “tarracë” si dhe 700 metra katrorë i quajtur “shesh i mbuluar për performanc­ë”. Në mënyrë misterioze, tabela me të dhënat kryesore të zhvillimit, nuk ka përcaktuar se sa nga sipërfaqja e Teatrit të ri Kombëtar do të përbëhet nga “hapësira sanitare, ndihmëse dhe komunikimi”. Por sikur të mos mjaftonin kafenetë rreth e përqark zonës, projekti parashikon një kafene brenda ndërtesës së Teatrit me sipërfaqe 500 metra katrorë. (* Marrë me shkurtime

nga Reporter. al)

Në shkëmbim të shfrytëzim­it të tokës publike të teatrit dhe atë përreth tij, “Fusha ShPK” premton ndërtimin e një teatri të ri me sipërfaqe totale ndërtimi prej 9280 metrash katrorë, në të cilin parashikoh­et edhe një bar/ kafe 500 metra katrorë.

 ??  ?? Njolla e ndërtimeve që propozohen nga “Fusha Sh. p. k”
Njolla e ndërtimeve që propozohen nga “Fusha Sh. p. k”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania