Panorama (Albania)

ZAGANJORI NE VETING, SKEDA E PASURISE

-

Kështu, Admir Thanza, Tom Ndreca dhe Artan Zeneli do t’i lënë çështjet që kanë nën shqyrtim ose ato që janë relatorë deri sa vendimi të marrë formë të prerë. Ligji përcakton se gjyqtarët qëndrojnë në detyrë deri sa vendimi për shkarkim nga KPK- ja merr vendim të formës së prerë, mirëpo Zaganjori nuk kërkon të rrezikojë, duke i përjashtua­r gjyqtarët e shkarkuar nga Shkalla e Parë nga gjykimi i çështjeve. Urdhri ka dalë më 17 korrik 2018 dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

URDHRI “Në mbështetje të pikës 5 dhe 6 të nenit F të Aneksit të Kushtetutë­s dhe pikës 1 dhe 2 të nenit 62 të ligjit nr. 84/ 2016 ‘ Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë’, urdhëroj: 1. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ndaj të cilëve Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendos masën disiplinor­e ‘ shkarkim nga detyra’, nuk marrin pjesë në shqyrtimin dhe gjykimin e çështjeve gjyqësore në Dhomë Këshillimi apo seancë gjyqësore, deri në marrjen e vendimit përfundimt­ar nga Kolegji i Apelimit ose marrjen formë të prerë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. 2. Çështjet gjyqësore me afate gjykimi të menjëhersh­me, për të cilat gjyqtari i shkarkuar nga detyra është caktuar relator,

GJYQTARË

të Gjykatës së Lartë janë shkarkuar nga detyra prej KPKsë, ku dy prej tyre kishin kontakte me persona të botës së krimit dhe një tjetër kishte probleme me pasurinë. Admir Thanza ishte gjyqtari që fshehu dënimin në Itali, ndërsa bashkë me të janë shkarkuar edhe Ndreca me Zenelin. do të rilidhen me short mes gjyqtarëve të tjerë të të njëjtit Kolegj, ose në pamundësi, midis gjyqtarëve të Kolegjeve Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it. Trupi gjykues që ka kryer procesin e rivlerësim­it për kreun e Gjykatës së Lartë drejtohet nga Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Zaganjori zotëronte një pasuri familjare prej 13.9 milionë lekësh në vitin 2003 - kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Sipas deklaratës fillestare, ai zotëronte një apartament banimi me sipërfaqe 200 m2 dhe 87 m2 ballkone, një bibliotekë 70 metra katrorë, një bodrum + zyrë me sipërfaqe totale 90 metra katrorë si dhe rreth 3.2 milionë lekë kursime. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Zaganjori është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 58.7 milionë lekëve. Ajo përbëhet nga 40.8 milionë lekë likuiditet­e në bankë, 16.9 milionë lekë pasuri të paluajtshm­e dhe 900 mijë lekë kursime në kesh. Të ardhurat familjare të zotit Zaganjori për periudhën deklaruese 2004- 2017 kapin në total vlerën e 99.7 milionë lekëve. Rreth 60 për qind e këtyre të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni, aktiviteti­n akademik dhe projektet si ekspert të zotit Zaganjori përgjatë viteve. Ndërkohë, 14.3 për qind kanë si burim të ardhurat nga qiratë dhe 13.3 për qind të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshor­tes si notere. të tjera, ndërsa çështjet në të cilat është anëtar i trupit gjykues do të gjykohen nga gjyqtarët e gatshëm. 3. Sektori IT të marrë masat e nevojshme teknike në sistemin ICMIC për mospërfshi­rjen e gjyqtarëve të shkarkuar nga detyra, nga zhvillimi i shortit elektronik për çështjet gjyqësore të regjistrua­ra pas datës së shpalljes së vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. 4. Ndihmësit ligjorë të këtij gjyqtari të vazhdojnë ushtrimin e rregullt të detyrës, në përputhje me urdhrat dhe porositë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe Kryetarit të Kolegjit ku gjykonte gjyqtari pranë të cilit ushtronin detyrën dhe të trajtojnë dosjet gjyqësore sipas radhës së regjistrim­it si edhe normës mujore të përcaktuar. 5. Ngarkohet Kancelari, Sektori IT dhe Sektori i Regjistrim­it për zbatimin e këtij urdhri. 6. Ky urdhër t’u komunikohe­t anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe ndihmësve ligjorë”, shkruan urdhri.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e urdhrit të Zaganjorit
Faksimile e urdhrit të Zaganjorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania