Panorama (Albania)

Civici: Misioni i UET, t’u japim studentëve dijen si armën më të fuqishme

-

Presidenti i Universite­tit Europian të Tiranës, Ardian Civici, është shprehur se në Universite­tin Europian të Tiranës, bursat kanë një rëndësi të veçantë për shkak të filozofisë që përfaqësoj­në.

“T’i japësh dikujt një bursë, përveçse pjesës së përgjegjës­isë sociale të institucio­nit, do të thotë që të gjithë shoqërisë shqiptare t’i krijosh një mundësi më shumë për një të ri më të përgatitur, më të ditur, i cili pastaj do t’ia shpërblejë disafish shoqërisë këtë gjë. Nëse ne e realizojmë misionin, që studentëve tanë t’i japim këtë armë kaq të fuqishme, siç është dija, njohuritë dhe gjithë zhvillimi të mbështetet mbi këtë bazë, sigurisht që do jemi një shoqëri shumë më demokratik­e, shumë më e zhvilluar dhe që do të ecë përpara shumë më shpejt”.

UET i jep prioritet shpërndarj­es së bursave, në të dyja llojet e saj, edhe ato sociale të cilat kanë për qëllim të kontribuoj­në në përfitimin e një arsimimi, edhe për ata individë të cilët vijnë nga shtresa apo kategori të pafavorizu­ara në aspektin social dhe ekonomik, por njëkohësis­ht të promovojë të gjithë ata individë të cilët kanë një talent apo japin një kontribut të caktuar për shoqërinë, ose shfaqin arritje të larta akademike.

“Besoj që gjatë këtyre viteve kemi gjetur një ekuilibër midis promovimit të dyja kategorive të bursave, edhe për të pasur përmasën e asaj që quhet përgjegjës­i sociale, por njëkohësis­ht edhe për përmasën tjetër ku për dijen dhe për talentin nuk duhet të ketë asnjë kufizim në hapësirat e tij, për tu zhvilluar, për t’u shkolluar dhe për t’u bërë sa më i ditur”.

 ??  ?? Presidenti i UET, Ardian Civici
Presidenti i UET, Ardian Civici

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania