Panorama (Albania)

Ahmetaj: Taksa për lojërat e fatit ishte 10%, u rrit në 15%

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u është përgjigjur akuzave të Sali Berishës për uljen e taksave për lojërat e fatit. Ahmetaj, në Parlament, tha se ishKryemin­istri ka vendosur rekord në hajdutëri, gënjeshtra dhe në shkatërrim. Sipas tij, ligji i miratuar nga maxhoranca rrit nga 10 % në 15 % të taksës për lojërat e fatit. “Dua që të bëj një sqarim për qytetarët, të përfitoj nga i dituri i paditur, që faktikisht ka vendosur rekord në hajdutëri, në gënjeshtër, në vrasje dhe në shkatërrim. Akuzoi qeverinë që ka ulur tatimin për lojërat e fatit dhe kam parë edhe portale që për shkak të mosleximit të ligjeve, ose moskuptimi­t, mund të jetë edhe kjo, thonë atë që tha boloria. Ja ku e keni ligjin e vitit 2015. Të nderuar qytetarë, të dashur deputetë, ky ligj nuk ka ndryshuar. Ky ligj vendos konceptin, definicion­in, mënyrën e tatimit. Por çfarë ka ndodhur? Këta kanë dhënë Lotarinë Kombëtare. Ky hajduti këtu, që iku, dhe ai hajduti tjetër, njëri kryetar komisioni i atëhershëm dhe tjetri Kryeminist­ër i atëhershëm, sollën një ligj në këtë Parlament për Lotarinë Kombëtare, ku e taksonin 10%. Çfarë ka bërë ligji ‘ Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat’? Nga 10 %, ia ka bërë tatimin 15%. Asnjë gjë tjetër nuk ka ndryshuar. Ja ku e keni, është publik, është i botuar e zeza në të bardhë, ku thotë që ‘ shkalla e tatimit edhe për Lotarinë Kombëtare do të jetë 15%’, jo 10 %”, tha dje ministri. Sipas tij, ishqeveria e Berishës i dhaekskluz­ivitetin Lotarisë Kombëtare, ndërkohë që akuzojnë PS se po u rrit taksën lojërave të fatit. “Tani, padituria, injoranca, qëllimshmë­ria, hajdutëria, vjen këtu dhe akuzon për ulje të taksimit. Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç rritjes nga 10% në 15% të tatimit mbi të ardhurat bruto, një definicion i shkruar në ligjin e 2015- s, i pandryshua­r që atëherë dhe barazon tatimin e të gjithë të tjerëve me Lotarinë Kombëtare, i dhënë me një dorë ekskluzive nga Sali Berisha”, tha dje Ahmetaj. Duke folur për ekonominë dhe rritjen e saj, Ahmetaj tha se Shqipëria më të vërtetë nuk është e dyta pas Gjermanisë apo Francës, por, sipas tij, ekonomia shumë herë më mirë se ajo që gjetën para 5 viteve. Ai ka cituar dhe raportin e KE- së, ku ekonomia vlerësohet pozitivish­t. “Ndërkohë, flitet për tregun e punës e këtu unë do të kisha një sfidë për opozitën, por fatkeqësis­ht, si zakonisht, opozita është e munguar në çdo gjë. Komisioni Europian thotë që tregu i punës është përmirësua­r konsiderue­shëm për shkak të ekspansion­it dhe rritjes së ekonomisë. Dje po dëgjoja Komisionin e Ekonomisë, përfaqësue­s të opozitës që thonë rritja e punësimit nuk është reale dhe e dini çfarë bëra? Kam sjellë gjithë listë- pagesat e Republikës së Shqipërisë, gjithë borderotë e Republikës së Shqipërisë.

Çfarë thotë Komisioni për zhvillimet ekonomike? Shqipëria është rritur ekonomikis­ht 4.45 % dhe është rritja më e lartë në shumë e shumë vite. Borxhi publik është në ulje dhe Komisioni thotë që borxhi publik ka rënë nga viti në vit dhe po shkon në tremujorin e parë të 2018- s në 69%, e mos harroni, me premtim që në fund të vitit do të jetë nën 68% e do vazhdojë ndër vite konsolidim­i fiskal, deri në fund të këtij mandati, 60- 63 %, për ta shëndoshur përfundimi­sht dhe në mënyrë të pakthyeshm­e dhe këtë pjesë të financave publike.”, tha Ahmetaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania