Panorama (Albania)

Berisha- Leskajt: Ramës drejtohu me “kryehajdut”, vodhën 1.2 miliardë euro

-

Maxhoranca ka shtyrë dje sërish miratimin e projektlig­jeve që kërkojnë 84 vota në Parlament, për shkak të mungesës së konsensusi­t me opozitës.

Dy projektlig­jet, ai për “statusin e gjyqtarit dhe prokurorit” si dhe projektlig­ji për ndryshimet në “Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, me kërkesë të Taulant Ballës, janë shtyrë për seancën e datës 23 korrik, e cila do të jetë e fundit për këtë legjislatu­rë parlamenta­re. Sërish dje, opozita është larguar nga salla e Parlamenti­t, duke kërkuar që të anulohet votimi i dy javëve më parë, ku u votua ligji që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në emër të demokratëv­e, Edmond Spaho tha se maxhoranca duhet të zhbëjë këtë votim, në të cilin, sipas tyre, rezulton të ketë votuar dhe një deputet, i cili s’ka qenë fare në Shqipëri. “Duhet kthyer ligji për prishjen e Teatrin Kombëtar, pasi një deputet ka votuar për një deputet tjetër të opozitës. Sa kohë ky votim ka qenë i parregullt, unë kërkoj që të ripërsërit­et. Unë, në emër të grupeve të opozitës, vazhdoj të rikërkoj që të bëhet rivotim për Teatrin, pasi është vërtetuar që ka qenë një votim i parregullt. Për shkak se ju nuk lejoni që të korrigjohe­t ky vendim i parregullt, ne, në shenjë proteste, do të largohemi nga salla, pasi nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota dhe kur nuk ka nevojë të bëhet kjo gjë.”, tha Spaho.

MAXHORANCA Në emër të shumicës, Taulant Balla tha se bojkoti i opozitës është ngritur mbi një çështje që nuk ekziston. Balla i ka drejtuar një thirrje te veçantë LSI- së për të bashkuar votat e për të miratuar projektlig­jin “për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit”. “Këtu po risjell në vëmendje kërkesën e ardhur nga komisioner­i Hahnn, drejtuar opozitës, që nuk kanë asnjë arsye të qenësishme që përmes një bojkoti të shpikur për një çështje që nuk ekziston, të bllokojnë votimin në

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha ka kërkuar prej kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, që ta quajë Edi Ramën si “kryehajdut” dhe ministrat si “hajdutë”. Këtë deklaratë, Berisha e bëri pasi Leskaj lexoi në Kuvend raportin vjetor të KLSH- së. Por ishKryemin­istri tha se është faktuar se Rama dhe qeveria e tij u kanë vjedhur shqiptarëv­e 1.2 miliardë euro. “Herë tjetër, ki parasysh t’iu drejtohesh hajdut dhe kryehajdut këtyre. Duke u deklaruar shqiptarëv­e me dokumente origjinale të firmosura dhe të vulosura nga kjo maxhorancë, se këtyre çdo epitet mund t’iu vesh, me në krye atë kryehajdut­in aty, a iu drejtove në fjalën tuaj, o të poshtëruar hajdutë që iu keni vjedhur 1.2 miliardë euro qytetarëve më të varfër shqiptarë po apo jo? Po shkove te Mit’hat Frashëri, shkon tek e vërteta dhe ajo e vërtetë do të të detyronte ty t’i drejtohesh­e vetëm në këtë mënyrë atyre, që u kanë grabitur shqiptarëv­e 1.2 miliardë euro në koncesione, në tendera dhe kjo nuk është e dhënë e opozitës, por e dhënë e institucio­nit qendror të llogarive të shtetit”, tha dje Berisha. Ai ka akuzuar minis- Kuvend, shtyrjen qoftë edhe me një vit dhe këtu jam i gatshëm të bëj një propozim në emër të Grupit Parlamenta­r të PS- së drejtuar opozitës, e në mënyrë të veçantë LSI- së, të cilët e kanë bashkëvotu­ar trin e Financave se ka ndryshuar ligjin për lojërat e fatit, në mënyrë që të taksojë më pak vëllain e Kryeminist­rit dhe vëllain e Fatmir Xhafajt. “A e dini që këta kanë sjellë ligj në Parlament për Olsin dhe Geronin; do të thotë që për lojërat e fatit të ulet tri herë tatimi. Ndryshimi i ligjit ul taksën për Geronin dhe Olsin nga 80 % të fitimit që kanë ata, tani nuk do t’i merret më 50% nga 80%, por do t’u merret vetëm 20%. Pra, ulet 4 herë taksa e lojërave të fatit. Ky është ligji. Shkëlqim Cani, për të cilin kam diskonside­ratë absolute, por të paktën tregoi karakter dhe nuk pranoi të firmosë një ligj të tillë, por e firmosi ai me ne këtë draft që është gati, të mos ta shtyjmë për dy vjet, ta shtyjmë vetëm për një vit, vetëm për vitin shkollor të Magjistrat­urës për 20182019 për të pranuar 50 djem dhe vajza ekselentë në hajduti me çizme”, tha Berisha. Ndërkohë që në sallën e Kuvendit, ministri i Financave iu përgjigj: “Ik ore pirdhu...”. Por Bujar Leskaj u është përgjigjur deklaratav­e të Sali Berishës, duke theksuar se ai është vetëm “auditues dhe se nuk i lejohet të bëjë politike”. “I nderuar dhe i dashur doktor, unë mendoj që KLSH dhe unë e kemi bërë punën audituese. Ne nuk mund të kalojmë ato vija që nuk na i lejon ligji. Ne audituesit nuk bëjmë politika, ne auditojmë zbatimin e politikave. Në rast se unë, si kryetari i KLSH- së, do të kaloja në këtë fushë, rriskoja pavarësinë e institucio­nit”, tha dje Leskaj. drejtësi për të vijuar karrierën e tyre në profesioni­n, që sot është më i nevojshmi dhe më i dobishmi për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, ka thënë Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania