Panorama (Albania)

Vjehrri i 38- vjeçarit: Këta thonë ka grabitur, ai s’ka bukë për fëmijët

-

Vjehrri i Gaqo Gjinit deklaron se dhëndri i tij jeton prej 6 vitesh në banesën ku u arrestua nga Policia dhe nuk është strehuar aty për t’u fshehur. Sipas tij, në momentin e ndërhyrjes së Policisë, Gjini ndodhej bashkë me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ndër të tjera, ai tregon se dhëndri i tij nuk kishte lidhje me krimin, ndërsa nuk i kurseu akuzat për ish- drejtorin e Policisë së Vlorë, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunë­tor në trafikun ndërkombët­ar të drogës me bandën e Habilajve. “Nuk ka qenë i fshehur, në shtëpinë e tij ka qenë gjatë gjithë kohës. Këta bëjnë terror sepse kryetari i degës, i pari ( Jaeld Çela), merrej me drogë”, shprehet vjehrri i 38- vjeçarit. Duke folur për ngjarjen e janarit të vitit 2016, ku Gjini u akuza për dhunimin e dy policëve, ai tregon se e gjitha ka ardhur nga grabitja e një makine, që Gjinit i kanë bërë në atë kohë. “Atëherë që u zu me policët për makinën që i grabitën, këta ( Policia) donin ku e ku ta zinin. Për sherrin u dënua dhe doli nga burgu. Dhe këta tani i janë qepur vetëm nga ajo që doli”, shprehet i vjehrri. Nga ana tjetër, ai mohon që 38- vjeçari të jetë përfshirë në plagosje apo grabitje. “Nuk ka plagosur asnjë person. As nuk ka grabitur. Lërë se këta do të thonë çdo gjë tani, por po të kishte grabitur, do të kishte gradaçela. Ai nuk ka bukë për darkë, këta thonë ka grabitur miliona”, thotë ai. Ndërsa për ngjarjen tregon se e ka vënë dijeni vajza e tij, e cila e terrorizua­r i kërkuar ndihmë. “Më mori vajza në telefon dhe më tha se kanë bërë terror. Ishte në banesë vajza me dy fëmijët e mitur. Më tha ‘ hajde shpejt se do të vdes këtu’”, tregon vjehrri i 38- vjeçarit të arrestuar.

 ??  ?? Vjehrri i Gaqo Gjinit
Vjehrri i Gaqo Gjinit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania