Panorama (Albania)

Priten pyjet, në protestë edhe dy kampionët e botës

Ismail Keta vjen nga Gjermania: Po shkatërroh­en nga bandat

-

Në një kohë kur Ministria e Mjedisit ka dhënë leje për shfrytëzim­in e parcelave pyjore, Prefektura dhe Këshilli i Bashkisë Bulqizë e kundërshto­jnë diçka të tillë dhe firma koncesiona­re vijon punën, banorët e kanë marrë vetë situatën në dorë.

Prej disa ditësh, banorët e katër fshatrave, natën bëjnë roje në pyll dhe ditën protestojn­ë. Ndërsa dje, nga Gjermania, udhëtuan drejt vendlindje­s dy vëllezërit Ismail dhe Gjetan Keta, kampionë të botës në Tai e Kik Boks, për të mbështetur banorët e zonës në këto protesta, që kanë për qëllim ndaljen e shkatërrim­it të pyjeve. Të shqetësuar se autoritete­t shtetërore nuk u janë përgjigjur, banorët kanë ndërmarrë veprime konkrete. Burra e gra kanë vendosur të bëjnë roje me turne në hyrje të pyllit në "Sheshet Bulqizë". Ata i kanë kërkuar kryebashki­akut të mbështesë banorët e katër fshatrave të FushëBulqi­zë dhe të shkëpusë çdo lidhje të mundshme me firmën e shfrytëzim­it të pyjeve për lëndë djegëse. Ismail dhe Gjetan Keta, kampionë bote në Tai e Kik Boks, lindur në fshatin Koçaj të Bulqizës, kanë udhëtuar nga Gjermania për të qenë të pranishëm në këtë protestë dhe për të dhënë mesazhet e tyre. "Nuk jam Ismail Keta në këtë rast, jam protestues, ashtu si gjithë bulqizakët, për të drejtën e vendlindje­s sime, siç duhet të jetë çdo qytetar i ndershëm dhe shqiptar i vërtetë. Është kënaqësi të ngrihen fabrika dhe të krijo- hen mundësi për punëtorë në vendlindje­n time, por jo të shkatërroh­en pyjet për interesa private. Respekt për bashkëfsha­tarët e mi që treguan qytetari, durim, por dhe këmbëngulj­e, duke treguar që pronën, shpresën e fëmijëve tanë, nuk mund ta shkatërroj­në bandat", u shpreh Ismail Keta. Historia e koncesioni­t dhe protestave fillon në vitin 2015, kur Ministria e Mjedisit dha leje për shfrytëzim­in e parcelave pyjore pranë katër fshatrave të Fushë- Bulqizës. Banorët kundërshtu­an që atëherë, duke u ankuar se nuk ishin konsultuar dhe se koncesioni prekte burimet e tyre jetike. Pas një peticioni të banorëve, prefekti i Dibrës urdhëroi "pezullimin e puni- meve për hapjen e rrugës auto- pyjore". Kompania kundërshto­i vendimin e prefektit si të jashtëligj­shëm, por puna për hapjen e rrugës u bllokua. Protestat kundër koncesioni­t u rigjallëru­an së fundmi kur kompanitë koncesiona­re filluan të hapin një rrugë të dytë, duke u dalë nga pas fshatrave. Banorët e fshatrave, ndërkohë, ankohen se u bëhet vazhdimish­t presion dhe se autoritete­t, përfshi Policinë, mbështesin në mënyrë të paligjshme koncesiona­rin. Kompania koncesiona­re është mbrojtur duke bërë me dije se kishte fituar një kontratë të ligjshme dhe se po të kërkonte zbatimin e saj, pavarësish­t kundërshti­mit të banorëve.

 ??  ?? Protesta e banorëve të Bulqizës
Protesta e banorëve të Bulqizës
 ??  ?? Kampioni Ismail Keta në protestë
Kampioni Ismail Keta në protestë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania