Panorama (Albania)

Pastrim parash, sekuestroh­en pasuritë e vëllezërve Çilotaj

Prokuroria dyshon se pasuritë janë vënë me aktivitete kriminale

- Shpëtim Çilotaj Tom Doshi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestroj­ë pasuritë e familjes Çilotaj, anëtarë të së cilës dyshohet se janë të përfshirë në pastrim parash dhe i kanë vënë pasuritë me aktivitete kriminale.

Bëhet fjalë për pasuritë të biznesmeni­t Shpëtim Çilotaj, si edhe të Vladimir Çilotaj. I pari ka qenë nën akuzë për vrasjen e një vajze shqiptare në Greqi, e cila shfrytëzoh­ej si prostitutë, por arriti të shpallej i pafajshëm në Apel. Shpëtim Çilotaj është në kërkim pasi akuzohet për pastrim parash. Pasuritë e sekuestrua­ra përfshijnë mbi 18 prona dhe mbi 20 automjete, si edhe shumë llogari bankare. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/ të paluajtshm­e të shtetasve Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj, Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj”, shkruan një njoftim i Prokuroris­ë. Procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacio­nit të Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj të përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi për veprat penale “Vjedhje” parashikua­r nga neni 134/ 2 K. Penal, “Trafikimit të mjeteve motorike”, parashikua­r nga neni 141/ a K. Penal, “Tregtimit të mallrave kontraband­ë dhe për mallra akcize”, parashikua­r nga neni 76 K. Penal si dhe për vepra të tjera penale. Çështja iu kalua Prokuroris­ë për Krime të Rënda në kuadër të ligjit antimafia dhe Urdhrit të Prokurorit të Përgjithsh­ëm nr. 106, datë 18.05.2010 “Për bashkërend­imin e raporteve mes Prokuroriv­e të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroris­ë për Krime të Renda”. PASURIA E ÇILOTAJVE

Edhe pse i akuzuar për vrasjen barbare të Nurie Hoxhës si edhe për vepra të tjera penale në perëndim, Shpëtim Çilotaj ia arriti të zgjerojë bizneset e tij thuajse në të gjithë Shqipërinë. Ai nisi të përfshinte në këto pasuri vëllanë tjetër, Vladimir Çilotajn, babanë Agur Çilotajn dhe mbesën Jonida. Në mars të vitit 2018, Policia zbuloi ndërtimin e një laboratori të prodhimit të lëndëve narkotike në pronën e Vladimir Çilotajt. Ky qe dhe kulmi i hetimeve për pasurinë e tyre, pas shumë dështimeve të mëparshme. Sipas BIRN, kompania e parë e biznesit është themeluar nga Shpëtim Çilotaj në vitin 2002. Kompania “Çilotaj Group LTD” është pjesë e rrjetit prej 5 kompanish biznesi të familjes Çilotaj, të cilat u sekuestrua­n nga Prokuroria e Fierit në fund të majit 2018 me dyshimin se ishin përfshirë në “pastrimin e parave”. Shpëtim Çilotaj ia shiti kompaninë të vëllait, Vladimir Çilotajt, në dhjetor 2003, pak pasi Prokuroria e Fierit nisi hetimet kundër tij për vrasjen e ndodhur në Greqi. Në vitin 2005, nëpërmjet një kontrate shitjeje me vlerë 100 mijë lekë, kompania i kaloi babait të tyre, Agur Çilotaj. Dy vjet më vonë, sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania regjistroh­et sërish nën emrin e Shpëtim Çilotajt kur ky i fundit sapo ishte liruar nga akuzat. Në të njëjtin vit u themelua edhe kompania “Ladi 2008” me aksioner të vetëm Vladimir Çilotajn. Në vitin 2012, vëllezërit vendosin t’i përkushtoh­en përpunimit të naftës bruto dhe nënprodukt­eve të saj. Në këtë periudhë, Policia arrestoi dhe Gjykata e shpalli fajtor Vladimir Çilotajn për vjedhje të naftës në depozitat e Albpetroli­t. Pasuria e Çilotajve mendohet se është edhe më e madhe se sa janë sekuestrua­r nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë, emrat e tyre janë të përfshirë edhe në një skemë tjetër të pastrimit të parave përmes firmave të këmbimit valutor. NJOFTIM ANKANDI

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania