Panorama (Albania)

“Skenari i atentatit”, Prokuroria apelon vendimin për deputetin Doshi

-

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë për shpalljen e pafajshëm për akuzën e “kallëzimit të rremë” të deputetit Tom Doshi. Bëhet fjalë për “skenarin” e atentatit ndaj ishdeputet­it të PS- së në vitin 2016. Gjykata e Tiranës vendosi të shpallë të pafajshëm Tom Doshin, ndërsa dënoi vetëm Mark Frrokun dhe Durim Bamin me nga 1 vit burg. Sipas Gjykatës, dënimi i Mark Frrokut zbret në 8 muaj burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe Gjykata vendos ta lërë atë në shërbim prove. Ndërsa për Durim Bamin, i cili supozohej se do të ekzekutont­e Doshin, shuhet dënimi prej 1 viti burg, pasi ka qëndruar përtej asaj kohe në paraburgim. Kujtojmë se procesi ka nisur që në vitin 2016 dhe është zvarritur së tepërmi. Prokuroria, e cila kishte kërkuar edhe dënimin e Tom Doshit me 1 vit burg, kërkon në Apel shfuqizimi­n e vendimit të dhënë më 4 korrik. VERSIONI I DOSHIT Sipas dosjes hetimore, Tom Doshi ka thënë se ka qenë Mark Frroku ai që e ka njoftuar për atentatin. Doshi i ka shpjeguar se nuk ndodhej në Shqipëri dhe për këtë arsye, ata e kanë lënë takimin, pasi ai është kthyer nga pushimet. Nga ak- tet e administru­ara, ka rezultuar se ky takim është zhvilluar nga fundi i muajit gusht 2014, në mjediset e hotel “Sh***” në Tiranë. Në këtë takim, i pandehuri Mark Frroku i ka bërë me dije të pandehurit Tom Doshi se ndaj tij po përgatitej të kryhej një atentat dhe këtë do ta ekzekutont­e një shtetas me emrin Durim Bami. Sipas Mark Frrokut, shtetasit Durim Bami i ishte ofruar shuma prej 500 mijë eurosh për të kryer vrasjen. I pandehuri Frroku ka marrë përsipër gjithashtu që ta prezantojë të pan- dehurin Tom Doshi me personin që do të kryente vrasjen ( Durim Bami) me qëllim që ai të mësonte më shumë detaje për rrethanat e kryerjes së këtij atentati. Me ndërmjetës­inë e të pandehurit Mark Frroku, takimi mes tyre dhe Durim Bamit është zhvilluar disa ditë më pas. Lidhur me këtë takim, Tom Doshi ka shpjeguar se Durimi i ka thënë se porosia për të realizuar vrasjen ndaj tij ishte dhënë nga Ilir Meta, në atë kohë kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, nëpërmjet një personi të quajtur F. S..

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania