Panorama (Albania)

Tensione në Kuvend, miratohet ligji, Izraeli bëhet shtet kombëtar i hebrenjve

-

Turqia kritikoi fuqishëm ligjin që miratoi Parlamenti i Izraelit. Ministria e Jashtme e Turqisë tha se ligji shkel të drejtën universale dhe të drejtat e arabëve izraelitë. “Fakti se ligji e cilëson të drejtën për vetëvendos­je si të drejtë që zbatohet vetëm për hebrenjtë, është produkt i një mentalitet­i të vjetruar dhe diskriminu­es”, tha ministria turke. Ibrahim Kalin, zëdhënës i Presidenti­t turk, Erdogan, tha se ligji është racist dhe përpjekje “për të fshirë ligjërisht” popullin palestinez nga vendi i tij.

Parlamenti i Izraelit ka miratuar një ligj të debatueshë­m, duke rritur tensionet mes hebrenjve dhe pakicës arabe. Një ligjvënës arab është nxjerrë jashtë nga Parlamenti i Izraelit pas kalimit të legjislaci­onit që përshkroi vendin si shtet kombëtar i hebrenjve. Jamal Zahalka u dëbua nga Parlamenti për një muaj, pasi e përshkroi një ish- zyrtar të inteligjen­cës izraelite si një vrasës të fëmijëve palestinez­ë. Ai gjithashtu e quajti një politikan izraelit vrasës, gjatë debatit mbi kalimin e ligjit. Parlamenti i Izraelit miratoi legjislaci­onin e diskutuesh­ëm, pavarësish­t kritikëve që paralajmër­uan se ai do të anashkalon­te të drejtat e pakicave. Deklarata e pavarësisë së Izraelit, në vitin 1948, e përcaktoi natyrën e tij si një shtet hebraik dhe demokratik, një balancë delikate që vendi ka luftuar për ta mbajtur për 70 vjet. Kundërshta­rët e projektlig­jit të ri thonë se ai e margjinali­zon pakicën arabe të vendit prej rreth 20 për qind dhe gjithashtu e zvogëlon rëndësinë e gjuhës arabe nga përcaktimi “zyrtare” në atë “të veçantë”. Ligji kaloi me një mbështetje 62 deputetë pro dhe 55 kundër, me dy anëtarë që abstenuan. Legjislaci­oni, i përkufizua­r si një ligj themelor, ka të ngjarë të përballet me një sfidë në Gjykatën Supreme. Qeveria thotë se projektlig­ji, i miratuar në orët e para të mëngjesit pas debateve shumorëshe, thjesht do të përfshijë në ligj karakterin ekzistues të Izraelit. Kryeminist­ri Benjamin Netanjahu e quajti kalimin e tij një moment historik në historinë e sionizmit dhe në historinë e shtetit të Izraelit. “Izraeli është shteti kombëtar i popullit hebre, i cili nderon të drejtat individual­e të të gjithë qytetarëve të tij. E përsëris, ky është shteti ynë. Shte- ti hebre”, tha ai. Ayman Odeh, kreu i Listës së Përbashkët Arabe, nxori një flamur të zi dhe e mbajti atë gjatë fjalimit të tij, duke paralajmër­uar për implikimet e ligjit. “Ky është një ligj i keq. Sot, unë do t’u duhet t’u tregoj fëmijëve të mi, së bashku me të gjithë fëmijët e qyteteve arabe palestin- eze ... se shteti ka deklaruar se nuk na kërkon këtu… Ka kaluar një ligj që na thotë se ne do të jemi gjithmonë qytetarë të dorës së dytë”, tha ai. Benny Begin, djali i ish- kryeminist­rit izraelit Menachem Begin, themeluesi i partisë “likud” të Netanyahu- t, abstenoi nga votimi.

 ??  ?? Jamal Zahalka, anëtar izraelo- arab i Parlamenti­t
Jamal Zahalka, anëtar izraelo- arab i Parlamenti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania