Panorama (Albania)

Gjoba për “Google”, Trump kundër BE- së: Jua thashë!

Presidenti e ka quajtur BE- në armikun e SHBA- ve

-

Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump, ka fajësuar BE- në për vënien e një gjobë prej 5 miliardë dollarësh në një nga kompanitë amerikane, “Google”, pak ditë pasi e përcaktoi BE- në si një armik.

Trump shkroi “Jua thashë”, duke mbrojtur qëndrimin e tij në një intervistë dhënë para takimit me Presidenti rus, Vladimir Putin, se Bashkimi Europian ishte armiku më i madh i SHBAsë, ku ai tha më tej se kjo u referohej përfitimev­e që ka bërë, sipas tij, Unioni në dëm të ekonomisë amerikane. Pas vendosjes së gjobës ndaj “Google” për thyerjen e ligjeve të konkurrenc­ës, Trump shkroi në “Twitter”: “Unë jua thashë! Bashkimi Europian goditi me një gjobë prej pesë miliardë dollarësh një nga kompanitë tona të mëdha, ‘ Google’. Ata me të vërtetë kanë përfituar nga SHBA, por jo për shumë kohë!”. Mëngjesin e së enjtes, shefi ekzekutiv i “Google”, Sundar Pichai, ka kundërsulm­uar rregullato­rët e BE- së mbi gjobën e madhe, duke e akuzuar BE- në mbi përpjekje për të shkatërrua­r modelin e biznesit të kompanisë. Ai shtoi se kompania ka marrë vendimin për të apeluar mbi gjobën masive. Pichai tha se sistemi operativ “Android” i “Google” kishte “krijuar më shumë zgjedhje për të gjithë, jo më pak”, sipas tij, duke ofruar një sfidë të vërtetë ndaj “Apple”. Margrethe Vestag- er, komisioner­ja e BE- së për konkurrenc­ën, gjeti se “Google” kishte përdorur praktika të paligjshme të biznesit për të vendosur dominimin në treg. Vestager njoftoi gjobën pas një hetimi trevjeçar mbi biznesin e “Google”. “Ndërsa dominimi në vetvete nuk është problem, kompanitë udhëheqëse të tregut kanë një përgjegjës­i të veçantë për të siguruar që rivalët të mund të garojnë në meritë”, tha Ve- stager. Ajo vendosi që “Google” e shkeli atë përgjegjës­i duke imponuar prodhuesit që të instalonin softuerin e tij në telefon, duke mbytur konkurrenc­ën. “Android”, “Google search” dhe “Chrome” përdoren në rreth 80 për qind të smartfonëv­e.

 ??  ?? Presidenti i SHBA, Donald Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania