Panorama (Albania)

Londra identifiko­n vrasësit me helmin “Novichok”: Ikën në Rusi

-

Policia britanike ka përdorur teknologji­në e njohjes së fytyrës për të identifiku­ar dy vrasës të dërguar për të helmuar Sergein dhe Julia Skripal me substancën “Novichok” dhe janë të sigurt se ata ikën në Rusi. Zbulimi ndez sërish debatin e përfshirje­s së Rusisë në helmimin e ish- spiunit të dyfishtë rus, i cili jetonte në Britani, si dhe vajzës së tij, në një kohë kur një tjetër çift britanik u helmua me të njëjtën substancë pak kilometra larg Salisbury- t, ku ndodhi rasti i parë. Gruaja humbi jetën në spital. Autorët e helmimit të Skripal besohet të jenë anëtarë të Shërbimit të Inteligjen­cës ushtarake ruse GRU, dhe nuk ishin të njohur për shërbimet e inteligjen­cës britanike, MI6, deri në kohën e sulmit me agjentit nervor në Salisbury. Detektivët, sipas “Dailymail”, i kanë gjurmuar ata nga “Kopshtet e Mbretëresh­ës Elizabeth” në Salisbury, ku hodhën “Novichok” deri në një aeroport të Mbretërisë së Bashkuar, që besohet të jetë “Heathrow”. Duke përdorur teknologji­në e njohjes së fytyrës, Policia dhe shërbimet sekrete, gjatë orëve të kaluara në kamerat CCTV, kanë identifiku­ar dy spiunët e kërkuar tani për sulmin e 4 marsit. Ata gjithashtu e dinë se ata po udhëtonin nën “identitete të reja” drejt Rusisë. Një burim sigurie tha për CNN, se një stacion britanik i inteligjen­cës në Qipro kapi një mesazh të koduar dërguar në Moskë nga Britania e Madhe, ku thuhej se përfshihej fraza: “Paketa është dorëzuar”. Një avion “Aeroflot” u ndalua dhe iu nënshtrua një kërkimi nga agjentët e Forcave Kufitare britanike kur u ul në “Heathrow” më 30 mars të këtij viti, duke shkaktuar zemërim në Rusi. I njëjti avion fluturoi nga Londra në Moskë më 5 mars, e me sa duket shërbimet sekrete britanike besonin se autorët e krimit u larguan nga vendi me atë avion dhe po kërkonin ndonjë provë. Është thënë gjithashtu se agjencitë e spiunazhit kishin identifiku­ar me “flamur të kuq” ( person i rrezikshëm) një individ, i cili mbërriti në një fluturim nga Moska një ditë para helmimit të Skripal.

 ??  ?? Ndjekja e gjurmëve të Novichok
Ndjekja e gjurmëve të Novichok

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania