Panorama (Albania)

Tifozët e Luftëtarit: Teatër i shëmtuar

- TIRANE

Historike! Laçi merr fitoren e parë në Ligën e Europës dhe arrin të kualifikoh­et në turin e dytë.

Nëse tre vite më parë ndaj sllovenëve të Rudar Velenjës u kualifikua pas dy barazimeve dhe më pas ia doli me penallti, këtë herë gjithçka u vulos pas fitores 1- 0 në Laç kundër qipriotëve të Anorthosis. Goli me kokë i Myrto Uzunit do të mbahet mend gjatë, pasi jo vetëm kualifikoi kurbinasit ndaj një kundërshta­ri me buxhet shumë herë më të lartë, por mbi të gjitha regjistroi edhe triumfin e parë të Laçit në Europë në pesë herë pjesëmarrj­e. Pas humbjes 2- 1 në Qipro, bardhezinj­ve u duhej vetëm një gol dhe e gjetën në kohën e duhur, pikërisht në limitin e takimit. Gjithçka perfekte, ashtu siç e kishte parashikua­r vetë trajneri Besnik Prenga, për të cilin dje ishte hera e parë që drejtonte ekipin nga fusha e Laçit. LUFTËTARI- VENTSPILS

Tetë gola të pësuar në dy ndeshje, madje në një mënyrë të sikletshme, saqë kur sheh pamjet filmike mund të të “fyejnë” edhe inteligjen­cën sa i përket sjelljes së lojtarëve në fushë. Luftëtari që i mrekulloi të gjithë në dy sezonet e fundit në kampionati­n shqiptar, e mbylli dje aventurën europi- ane me një tjetër shfaqje të shëmtuar, këtë herë në stadiumin “Elbasan Arena”. Mund të mendohej se 5- 0 në ndeshjen e parë në Letoni ndoshta ishte një aksident, por dje “teatri” u bë edhe më i turpshëm. Mjafton të shikosh rastin e golit të barazimit

Humbja 5- 0 në Letoni dhe barazimi 3- 3 në “Elbasan Arena” ka ngjallur dyshime të shumta. Luhatjet e forta të koeficient­eve të basteve ngrenë shumë pikëpyetje në lidhje me golat e shënuara. Të shumta kanë qenë aludimet e tifozëve, të cilët akuzojnë skuadrën gjirokastr­ite për trukim. “Shqiponja Bluzi” janë acaruar së tepërmi pas barazimit me gola. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e tifozëve, ata kërkojnë largimin e të gjithë fajtorëve për këtë situatë. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë cilësuar të turpshëm “teatrin” e Luftëtarit në fushën e lojës. në minutën e 93- të për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në një ndeshje që u injorua totalisht nga tifozët, por për fat të mirë u transmetua në televizion. Për dinjitet as që nuk mund të bëhet fjalë, por sërish rikthim në hijet e dyshimit të madh dhe mungesës totale të besimit. Një Luftëtar debutues në Europë që bëhet qesharak, për më tepër ndaj një kundërshta­ri që ka forcë ta përballojë si duhet, madje edhe duke e mundur. Rezultati 3- 3 dhe mbi të gjitha ajo skenë që prodhoi goli i tretë i letonezëve, ku ishin vetë lojtarët e Luftëtarit që kontribuua­n për të barazuar Ventspils, zhvlerëson çdo imazh të mirë për bluzinjtë. MARIBOR- PARTIZANI

Partizani nuk ia doli dot

I ardhur nga Kroacia, Besnik Prenga ka sjellë edhe filozofinë dhe fatin e fituesit te Laçi, pas triumfit përballë Anorthosis, numri një i pankinës së kurbinasve, për “Panorama Sport”, ka treguar sekretin e fitores, punën që ka bërë me lojtarët si dhe raportin që ka me presidenti­n Laska. Kundërshta­ri? Prenga kërkon të shijojë fitoren e arritur dhe do të ketë kohë për gjithçka.

Kualifikim­i - “Të them të drejtën është një sukses shumë i madh. Që nga dita e shortit, e kemi ëndërruar kualifikim­in. Në momentin kur mësuam emrin e kundërshta­rit, kërkuam dhe pamë disa mundësi se si mund të ecnim përpara. Kemi punuar shumë për rreth 40 ditë dhe mbi të gjitha me një dëshirë shumë të madhe. Ndoshta, ne kemi pasur eksodin më të madh të futbollist­ëve dhe për këtë nuk shkuam as në fazë përgatitor­e jashtë vendit, por qëndruam në shtëpi për të krijuar grupin. Me sakrificën dhe çfarë treguam në fushën e lojës, me taktikat dhe me gjakun që treguam në fushë, mendoj se ka qenë një kualifikim i merituar”.

Sekreti – “Mund të them vetëm që e kishim studiuar shumë mirë kundërshta­rin. E dinim se sa rival i fortë ishte. Edhe në rast se do të kishin kaluar ata, nuk mund të them se do të ishte e pamerituar”, ka deklaruar Prenga. mbrëmjen e djeshme në transfertë­n europiane ndaj Mariborit, për të përmbysur atë humbje të një jave më parë në Tiranë. Të kuqtë kanë pësuar nga një gol në çdo pjesë dhe janë eliminuar nga Europa Ligë, pa kaluar asnjë tur, ndryshe nga një vit me parë. Por, në ndeshjen e djeshme të kuqtë ishin disi edhe të pafat, pasi njëherë në pjesën e parë dhe njëherë të dytën, kanë goditur traversën. Sllovenët janë treguar më të saktë para portës së mbrojtur nga Hoxha dhe do të vazhdojnë më tej.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania