Panorama (Albania)

Prishtina e pafat, humbet ruletën e penalltive, eliminohet nga turi i dytë

-

Prishtina eliminohet nga turi i dytë i Ligës së Europës. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa nuk ka arritur ta kalojë skuadrën e Fola Esh nga Luksemburg­u. Ashtu si një javë më parë, edhe ndeshja e djeshme u mbyll në barazim pa gola. Edhe 30 minutat shtesë nuk sollën asgjë dhe u deshën goditjet e penalltive që Fola Esh të kalonte më tej. Miqtë nga Luksemburg­u u treguan më të qartë në goditje, duke fituar 5- 4 dhe duke kaluar në turin e tretë. Mbyllet në këtë mënyrë ëndrra e Prishtinës për të kaluar më tej, në një kohë që i kishte të gjitha mundësitë, duke parë kundërshta­rin që kishte përballë. Ekipet goditën nga tetë penallti secila.

NDESHJA Në një pjesë të parë me shumë ndërprerje dhe të dominuar nga miqtë në fillim, ishte Prishtina që pati rastet më të mira për shënim dhe një donim të lehtë në fund të pjesës së parë. Abdul Khalid kishte rastin më të mirë, i vetëm në zonë, por nuk goditi siç duhet. Në fund të pjesës së parë, Meriton Korenica doli huq nga shumë afër portës. Në pjesën e dytë, nënkampion­ia e Kosovës u tregua skuadër më e mirë dhe më e organizuar në fushë. Korenica përsëri pati një rast të mirë rreth 15 minuta para fundit, ai goditi me kokë, por reagoi mirë portieri mik. Prishtina dhe Fola Esh nuk ishin në gjendje të shënonin as pas 30 minutave lojë shtesë. Në fillim të shtesës, Prishtina kishte dy raste ideale për të kaluar në epërsi, ndërsa miqtë patën një rast të mirë afër fundit. Portieri Bekaj pret penalltinë e dytë, të pestën dhe të gjashtën. Me kapitenin Armend Dallku që e shënoi penalltinë e parë dhe portierin Visar Bekaj që e priti penalltinë e dytë të miqve. Meriton Korenica dhe Armend Thaci shënuan dy penalltitë e radhës për Prishtinën, por Mergim Pefqeli e humbi duke bërë që rezultati të barazohej në 3- 3. Bekaj që po tregohej hero, iu dha mundësi bashkëlojt­arëve ta fitonin takimin, duke i pritur edhe dy penalltitë në vazhdim, por fillimisht Arbër Hoxha e më pas Lorik Boshnjaku i humbën penalltitë. Ahmet Haliti i mbajti gjallë shpresat e Prishtinës duke shënuar, por pas tij, Jamal Arago dështoi, ndërsa dy gjuajtësit e Fola nuk gabuan duke e çuar skuadrën e tyre në raundin tjetër. Prishtina tashmë duhet të përqendroh­et plotësisht te kampionati që do të nisë pas disa javësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania