Panorama (Albania)

Formulari e afatet, nis kompensimi i pronarëve

Agjencia e Pronave hap aplikimin për kompensimi­n e pronarëve me toka të zëna nga ndërtimet pa leje. Emrat e përfituesv­e dhe dokumentet

-

Agjencia e Pronave ka hapur aplikimin për ndarjen e kompensimi­t për pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.

Bëhet fjalë për pronarët, të cilët morën miratimin e kompensimi­t me anë të vendimit të fundit të qeverisë më datë 11 korrik të këtij viti. Gazeta boton emrat e përfituesv­e të ndarë sipas qyteteve. Në total, ndahen 700 mijë usd kompensim. Agjencia e Pronave njofton: “Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesv­e do të fillojë në datën 23/ 07/ 2018 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP fton të gjithë subjektet e interesuar­a, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga ‘ Muhamet Gjollesha’, nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentev­e përkatëse”.

DOKUMENTET Subjekti kërkues ( subjekti përfitues/ trashëgimt­ari ligjor/ përfaqësue­si me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë kërkesën për kompensimi­n e pronës, sipas formatit tip që gazeta po boton sot. Nga ana tjetër, sipas listës së ATP- së, duhen paraqitur edhe: Dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil; Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. ( Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpron­ar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individual­e apo të përbashkët për pjesën takuese në pronën që kompensohe­t. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 ( dymijë) lekë, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e); vërtetimi origjinal i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohe­t edhe numri i llogarisë bankare ( IBAN), ku do të transferoh­et vlera financiare e përfituar; Fotokopja e dokumentit të identifiki­mit si dhe mandatpage­sa, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 mijë lekë. “Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pran- uar për mungesë dokumentac­ioni gjatë procedurav­e të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm”, thuhet në njoftimin e ATP- së.

 ??  ?? Faksimile e formularit të aplikimit
Faksimile e formularit të aplikimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania