Panorama (Albania)

Ruçi i ngre përmendore Arbnorit, Patozi apel për Berishën: Trego krimet e deputetëve të PD në 30 vite

Ruçi: Të gjithë bashkë na ka mbledhur dashuria e respekti për Pjetër Arbnorin

- ARISTIR LUMEZI

Kujtimi dhe respekti për aktiviteti­n politik të Pjetër Arbnorit, mblodhi bashkë dje të majtë dhe të djathtë. Me iniciativë të Kuvendit të Shqipërisë dhe vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në lulishten para Parlamenti­t u vendos një bust në kujtim të Pjetër Arbnorit.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë ish- kryetarë të Parlamenti­t si, Skënder Gjinushi apo Jozefina Topalli, ish- deputetë dhe deputetët aktualë të Kuvendit. Ceremonia bëri bashkë Gramoz Ruçin me Sali Berishën dhe Ilir Metën, por dhe Lulzim Bashën me Genc Rulin e Besnik Mustafajn, oponentë të kryetarit demokrat. Duke vënë në dukje pjesëmarrj­en e lartë në nderim të figurës së Pjetër Arbnorit, kryeparlam­entari Ruçi u shpreh se "të gjithë bashkë na ka mbledhur dashuria dhe respekti për Pjetër Arbnorin". "Busti i tij prej ditës së sotme do të hijeshojë këtë shesh, sheshin me të cilin Pjetër Arbnorin e lidhi një dekadë, ku me hapin e tij të lehtë e njerëzor përshkoi këtë shesh ashtu i qetë, por edhe i trazuar, i gëzuar, por edhe i trishtuar, shpresëplo­të, por edhe i zhgënjyer", u shpreh Ruçi, që në fjalën e tij falënderoi edhe skulptorin që punoi me bustin. Kryetari i Kuvendit e cilësoi Pjetër Arbnorin si një per- sonalitet politik të vendosur, dinjitoz dhe të respektuar, të cilit: "jeta, vuajtjet ia derdhi lumë kurse lumturinë ia dha me kursim, ia dha me vonesë dhe ia mori shumë shpejt". Besnik Mustafaj, ish- koleg i z. Arbnori, e cilësoi si kthim në shtëpinë e tij të patjetërsu­eshme. Mustafaj, theksoi se aktiviteti i tij politik në mbështetje të pluralizmi­t nuk nisi në vitet ' 90, por 30 vjet më parë lëvizjes së viteve ' 90. Sipas z. Besnik Mustafaj, z. Arbnori "kishte besuar fort se kombi ynë mund ta ndërtonte të ardhmen dhe të përparonte vetëm duke përqafuar vlerat perëndimor­e të lirisë dhe demokracis­ë së ardhur përmes pluralizmi­t të vërtetë dhe votës së lirë. Ai nuk lëvizi kurrë nga bindjet e tij dhe e pagoi me një çmim si rrallëkush në Perandorin­ë e së Keqes". Në cilësitë që ish- kolegu Mustafaj i renditi Pjetër Arbnorit spikatën: "pajtues, por jo në dëm të së vërtetës" dhe "i palodhur për t'i shërbyer si legjislato­r Republikës sonë".

 ??  ?? PRESIDENTI META, KREU I KUVENDIT RUÇI DHE ISH- KRYEMINIST­RI BERISHA, DJE NE CEREMONINE PER PERMENDORE­N E PJETER ARBNORIT
PRESIDENTI META, KREU I KUVENDIT RUÇI DHE ISH- KRYEMINIST­RI BERISHA, DJE NE CEREMONINE PER PERMENDORE­N E PJETER ARBNORIT
 ??  ?? Meta, Ruçi dhe Berisha, dje gjatë ceremonisë
Meta, Ruçi dhe Berisha, dje gjatë ceremonisë
 ??  ?? Topalli, Ruli dhe Mustafaj të pranishëm në ceremoni
Topalli, Ruli dhe Mustafaj të pranishëm në ceremoni
 ??  ??
 ??  ?? Gjinushi, Nikolla, Veliaj, Topalli, Mustafaj dhe Ruli
Gjinushi, Nikolla, Veliaj, Topalli, Mustafaj dhe Ruli
 ??  ?? Busti i Pjetër Arbnorit
Busti i Pjetër Arbnorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania