Panorama (Albania)

Grida Duma: Pasoi stafetën, duke i mësuar ardhësit e rinj

-

Deputetja demokrate Grida Duma i ka kushtuar një dedikim të ndjerë Pjetër Arbnorit, në të cilin shkruan si më poshtë: "Të kujtosh, të mos harrosh, është e domosdoshm­e jo vetëm për shqiptarët. Por veçanërish­t shqiptarët, nuk e kanë luksin të zhyten në kujtesë, jetojnë ' sot për sot'; nuk presin dot që punët të kryhen ' nesër' se halli do t'ia donte t'i kishin zgjidhur ' dje'", shkruan Duma. Sipas deputetes demokrate, Pjetër Arbnori ishte nga ata politikanë të rrallë, që mësonte ata që hynin rishtas në politikë apo Parlament. "Por fatmirësis­ht ka kujtesa që duhet t'i thërrasësh dhe kujtesa që të thërrasin dhe të shfaqen përballë. Këtë diferencë e bëjnë njerëzit që jetojnë veçse për jetën e vogël të vet dhe ata që jetojnë duke lënë veten dijen përvojën te të tjerët. Politika shqiptare e tri dekadave të fundit do të gjykohet ndër të tjera nëse klasa politike prodhoi pas vetes të tjerë në politikë që të vlenin. Janë të paktë ata që në politikën shqiptare u përpoqën të pasonin stafetën, duke i mësuar ardhësit e rinj", shkruan Duma. Sipas deputetes demokrate, këto vlera të rralla të Arbnorit e kanë përjetësua­r atë tek ato që ka pasur, pa qenë nevoja ta kujtosh siç kujtohet shpesh ata që kanë ikur nga kjo jetë. "Pjetër Arbnori është një prej të rrallëve që u përpoq të pasonte përvojën e vet duke u përjetësua­r te të tjerët, që mësoi e këshilloi. Kjo e bën atë një figurë, që nuk do kujtohet vetëm për vlerat që i qëndroi në sakrificë jete. Kjo e bën atë të atillë, që s'ka nevojë të kujtohen që ta kujtojnë sepse është përjetësua­r tek ata që ka pasuar", shkruan Grida Duma.

 ??  ?? Grida Duma
Grida Duma

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania