Panorama (Albania)

Rama: BE jep 11 milionë euro për agroturizm­in

“S’janë kredi, por para në dorë, duhet një projekt i besueshëm”

-

Kryeminist­ri Rama u kërkoi kryebashki­akëve që të ndihmojnë familjet në fshat që duan të investojnë në agroturizë­m, për të përfituar nga fondet e Bashkimit Europian.

“Në vjeshtën e këtij viti, ne hapim programin e mbështetje­s financiare të Bashkimit Europian dhe 11 milionë euro janë vetëm për të mbështetur familje apo individë në fshat, që duan të investohen në agroturizë­m. Dhe janë jo kredi, por para në dorë për të cilat duhet një aplikim i besueshëm, duhet një projekt i besueshëm. Por ai që është rreziku ynë, është që neve paratë të na ngelen pa u disbursuar për shkak se nuk kemi aplikime të besueshme dhe për shkak se nuk kemi projekte të besueshme. Për këtë arsye, bashkëpuni­mi juaj me qeverinë e me të gjithë këta aktorë që janë përfshirë në këtë kornizë është i domosdoshë­m, se është e mirëkuptue­shme që ju nuk i keni të gjitha burimet njerëzore të afta për të bërë këtë proces nga fillimi në fund, por për këtë arsye është edhe ky program, për t’ju ndihmuar dhe në këtë drejtim”, tha Kryeminist­ri në një takim të zhvilluar me kryebashki­akët në Sallën e Hartave në Kryeminist­ri. Sipas tij, projekti i 100 fshatrave është krijimi i modeleve të zhvillimit në zonat rurale. “Ideja është që jo thjesht të përmirësoj­më 100 fshatra dhe as që gjithçka që ne do bëjmë të jetë për 100 fshatrat, se ka mijëra fshatra të tjerë në Shqipëri, por të krijojmë edhe për veten tonë modele funksional­e që të tregojnë rrugën se si ky zhvillim do të përhapet rrathë- rrathë. Nëse ne kemi modele të prekshme suksesi ekonomik dhe financiar të familjeve që jetojnë në fshat, falë mbështetje­s së këtij programi, të jeni të sigurt që njerëzit nuk do të na presin më ne, por do të jenë vetë të nxitur për të vazhduar atë rrugë”, tha Rama. Ai i bëri thirrje kryetarëve të bashkive që të punojnë me familjet e emigrantëv­e që të investojnë në fshatin e tyre. Mbështetja juaj si kryetarë të bashkive është e domosdoshm­e, qoftë për të ndarë së bashku me përfaqësue­sit e qeverisë të gjitha planet ekzistuese, qoftë për të identifiku­ar së bashku potenciale­t njerëzore në territor dhe qoftë për t’u organizuar së bashku për një projekt brenda këtij programi, që ka të bëjë me sensibiliz­imin e emigrantëv­e, të atyre që janë larguar nga fshati dhe që me siguri do të jenë të interesuar të vlerësojnë mundësinë e investimit në fshatin e tyre, në shtëpinë e tyre, në shtëpinë e prindërve, pasi nuk ka diskutim që investime të tilla të kursimeve të emigrantëv­e do të ishin me një normë fitimi shumë më të pëlqyeshme, sesa norma e fitimit nga puna e përditshme në emigracion”, u shpreh Kryeminist­ri.

 ??  ?? Kryministr­i Rama me kryebashki­akët
Kryministr­i Rama me kryebashki­akët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania