Panorama (Albania)

Legalizime­t para 1991, Lame: 60 mijë familjet që do të marrin tapitë

Pse dështuan dy vendimet e 1995 dhe 2012 dhe çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë shtëpitë pa tapi. Procedura e plotë

- TIRANE

Janë rreth 60 mijë familje, që për arsye të ndryshme jetojnë në shtëpitë e tyre të ndërtuara para viteve 1991, por nuk kanë hipotekën.

Në një dalje për mediat, kreu i ALUIZNI- t ka sqaruar vendimin e fundit të qeverisë për regjistrim­in e pasurive të pahipoteku­ara para 10 korrikut 1991. Lame e ka thjeshtuar titullin e vendimit, “Për regjistrim­in e banesave të ndërtuara para vitit 1991”. Në fund të procedurës, të cilën kreu i ALUIZNI- t e sqaroi se do të fillojë në shtator, vendimi “Do të krijojë mundësinë e mijëra pronarëve, që, përmes regjistrim­it të pronës së tyre, të mund ta bëjnë atë të qarkullues­hme në treg, ta shesin apo ta japin me qira ligjërisht, ta fusin në tregun e pasurive të paluajtshm­e apo ta trajtojnë në tregun e kredimarrj­es”. SITUATA DHE VENDIMET E VJETRA

Sipas Lames, për herë të parë, shteti shqiptar filloi procesin e regjistrim­it të banesave në vitin 1995. Kjo u bë asokohe me VKM 432, dt. 14.08.1995, “Për procedurat e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e në zonën urbane të fshatit”. Ky vendim është aplikuar në atë kohë në masë minimale në disa zona rurale dhe, sikurse kuptohet nga vetë titulli, nuk e trajtonte problemin për të gjithë territorin e vendit, por ofronte një zgjidhje të pjesshme vetëm për fshatrat. Më pas është vijuar me VKM 608 datë 05.09.2012, i cili gjithashtu nuk e ka realizuar dot qëllimin e tij gjatë këtyre gjashtë viteve. “Arsyet e dështimit të këtyre dy vendimeve të kaluara lidhen së pari me mungesën e kapacitete­ve njerëzore, por në shumë raste edhe të vullnetit apo neglizhenc­ën e njësive të qeverisjes vendore, të cilat kanë qenë organet e ngarkuara me kryerjen e këtyre procedurav­e. Së dyti, për sa i përket VKM nr. 608/ 2012, shkaqet lidhen edhe me burokratiz­imin e tepruar të procedurës dhe mbi të gjitha me qasjen jorealiste ndaj problemit”, theksoi kreu i ALUIZNI- t.

KUSH PËRFITON “Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të objekteve të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon. Pra, qëllimi i këtij vendimi është të formalizoj­ë një kategori pasurish të paluajtshm­e, të cilat edhe pse fizikisht ekzistojnë dhe zotërohen prej dekadash ( herë- herë edhe prej shekujsh), pronarët e tyre nuk kanë pasur dokumentac­ion të mirëfilltë pronësie, duke mos i gëzuar asnjëherë ligjërisht. Mjafton të kujtoj këtu absurdin që edhe qytete si Gjirokastr­a, Shkodra, Berati, Elbasani apo Korça, i kanë ende të papajisur me dokumente pronësie shumicën e pronarëve të banesave në lagjet mesjetare të tyre”, theksoi kreu i ALUIZNI- t. ÇFARË DO LEGALIZOHE­T Sipas kreut të ALUIZNI, risitë kryesore të vendimit të miratuar së fundmi janë: 1. Lehtësimi i barrës së aplikuesit, nga detyrimet dhe dokumentac­ioni i tepërt, ( aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm kërkesën pranë ALUIZNI- t);

2. Zgjidhja e të gjithë pamundësis­ë së de- ritanishme, për të provuar periudhën e ndërtimit ( para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimi­n e procedurës;

3. Kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrorë dhe mundësia për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë.

“Numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40- 60 mijë. Duhet theksuar se asnjëherë nuk është bërë një evidentim i plotë dhe i saktë i këtyre objekteve dhe, si rrjedhim, shifra reale mund të jetë edhe më e lartë se ajo e mësipërme”, theksoi Lame. Shifra e dhënë prej tij është vërtet shumë e madhe, po të kihet parasysh edhe procesi i legalizimi­t për ndërtimet pas 1992, që arrin në më shumë se 350 mijë familje.

AFATET DHE ÇFARË DUHET TË BËJNË QYTETARËT Lame qartësoi se duke filluar nga shtatori, të gjithë qytetarët e interesuar për regjistrim­in e banesave të tyre, të ndërtuara përpara vitit 1991, do të mund të paraqiten pranë sporteleve të ALUIZNI për të aplikuar. “Ndërkohë, mund të fillojnë nga grumbullim­i i dokumentac­ionit që ata posedojnë, leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica genplane, akte shitblerje­je apo posedimi, vendime të vjetra të Këshillave Popullore apo dokumente të tjera provuese të çdo lloji dhe kohe”. Sipas tij, këta dy muaj do shërbejnë për të organizuar stafet dhe për të krijuar pranë secilës drejtorie rajonale të ALUIZNI- t nga një sektor që do të merret ekskluzivi­sht me ndjekjen dhe zbatimin e kësaj VKM- je.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania