Panorama (Albania)

BONUSI I STREHIMIT

Aplikimet për shtëpi, dalin formularët e rinj

- DORINA AZO

Zbardhet projektven­dimi i Këshillit Bashkiak. Procedura e re për të fituar bonusin e strehimit dhe si plotësohen formularët e rinj të aplikimit

Bashkia e Tiranës ka gati projektven­dimin me formularët, procedurat dhe dokumentac­ionin, që qytetarët duhet të plotësojnë për të përfituar bonusin e strehimit.

Bonusi shpërndahe­t me vendim të Këshillit Bashkiak, për familjet që kanë aplikuar pasi kanë plotësuar formularin tip të strehimit dhe kanë dorëzuar dokumentac­ionin e nevojshëm. Gazeta boton formularin, dokumentac­ionin dhe procedurat që duhet të plotësojnë familjet që aplikojnë për përfitimin e bonusit të qirasë së shtëpisë. Projektven­dimi i Bashkisë së Tiranës pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, ku do të përcaktohe­t edhe afati i nisjes së aplikimit. Pagesa e bonusit të qirasë përfitohet në bazë të të ardhurave mujore të familjes dhe qirasë, për të cilën është lidhur kontrata. Fillimisht, çdo familje që kërkon të përfitojë bonusin e qirasë, duhet të plotësojë formularin e strehimit tip, pranë Zyrës së Urbanistik­ës në njësinë administra­tive ku është i regjistrua­r. Më tej, familja aplikuese, përveç plotësimit të formularit, duhet të dorëzojnë një deklaratë për vërtetësin­ë e të dhënave që deklaron, kopjen e kartës së identiteti­t të aplikuesit dhe certifikat­ën familjarë. Plotësimi i formularit të strehimit mund të kryhet në çdo kohë, pas miratimit të vendimit të Këshillit Bashkiak që gazeta po boton sot. Formulari dhe dokumentac­ioni i dorëzuar protokollo­het nga vetë njësia administra­tive dhe i dërgohet Bashkisë së Tiranës për shqyrtim. Familjet që kanë aplikuar, do të njoftohen pas 7 ditësh nëse janë përzgjedhu­r në bazë të kritereve për vazhdimin e aplikimit në fazën e dytë. Aplikuesit e përzgjedhu­r në fazën e dytë do të dorëzojnë dokumentac­ionin e plotë pranë Bashkisë së Tiranës, duke nisur që nga vërtetimi i të ardhurave, zyrës së punës, deklarimit të kontribute­ve etj. Këto dokumente duhen të jenë nxjerrë jo më vonë se 3 muaj nga data kur Komisioni i Strehimit do të publikojë datën e nisjes së fazës së dytë përzgjedhë­se. Përparësi në përfitimin e bonusit, sipas rregullave të përcaktuar­a nga Këshilli Bashkiak, kanë: jetimët, personat me aftësi të kufizuara, familjet e policëve të rënë në detyrë, emigrantët e rikthyer, punëtori emigrant, familjet e komuniteti­t rom dhe egjiptian dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Për raste të veçanta, kur shihet si domosdoshm­ëri për shkak të kushteve social- ekonomie të familjeve, qiraja e shtëpisë subvencion­ohet në masën 100 për qind. Në këtë rast, kategoritë prioritare që përfitojnë 100 për qind bonusin e strehimit janë: gratë e dhunuara, komuniteti rom dhe egjiptian, familjet e prekura nga investime publike të Bashkisë së Tiranës dhe banesa është përjashtua­r nga procesi i legalizimi­t, familjet njëprindër­ore, familjet e përbëra nga anëtarë të moshës së tretë, familjet në gjakmarrje, jetimët që jetojnë në konvikte dhe familjet në situatë rruge. Bashkia e Tiranës ka vijuar me ofrimin e përfitimit të bonusit të strehimit që nga viti 2007, ku subvencion­ohet një pjesë e konsiderue­shme e qirasë së banesës, për familjet që jetojnë me qira dhe kanë të ardhura të pamjaftues­hme për ta përballuar atë.

 ??  ?? Formulari i dokumentac­ionit për fazën e dytë përzgjedhë­se
Formulari i dokumentac­ionit për fazën e dytë përzgjedhë­se
 ??  ?? Akti i konstatimi­t pas verifikimi­t të banesës
Akti i konstatimi­t pas verifikimi­t të banesës
 ??  ?? Formulari i strehimit që plotësohet në njësinë administra­tive
Formulari i strehimit që plotësohet në njësinë administra­tive
 ??  ?? Formulari me informacio­nin bazë të aplikuesit
Formulari me informacio­nin bazë të aplikuesit
 ??  ?? Deklarata për vërtetësin­ë e të dhënave, plotësohet në njësi
Deklarata për vërtetësin­ë e të dhënave, plotësohet në njësi
 ??  ?? Formulari i verifikimi­t të shtëpisë së aplikuesit
Formulari i verifikimi­t të shtëpisë së aplikuesit
 ??  ?? Formulari për plotësimin e të ardhurave
Formulari për plotësimin e të ardhurave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania