Panorama (Albania)

Basha: Marku e Prela fshehin përgjimet për Dakon dhe Gjiknurin

Kreu i opozitës: U kapën me bandat

-

Në një deklaratë zyrtare, Basha ka theksuar se në përgjimet dhe provat e Prokuroris­ë tregohet qartë se Dako dhe Gjiknuri kanë komunikuar me eksponentë të krimit të organizuar, të cilëve u kanë kërkuar vota në këmbim të tenderëve dhe pareve. Këto lidhje, sipas Bashës, janë përdorur në Qarkun e Durrësit, Vlorës dhe në Dibër. Për Bashën, dy vite pas miratimit të Reformës në Drejtësi, vendi duhet të kishte një Prokurori që ndëshkon kriminelët dhe jo që mbron politikanë­t e lidhur me bandat. "Donika Prela dhe Arta Marku fshehin përgjimet dhe provat e Prokuroris­ë që lidhin Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin me bandat e krimit të organizuar në pazare korruptive "tendera dhe para në shkëmbim të votave" nga Dibra në Durrës dhe në Vlorë. Dy vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi duhet të kishim një prokurori që ndëshkon dhe nuk mbron politikanë­t e lidhur me krimin. Vangjush Dako duhej të ishte në burg, bashkë me Saimir Tahirin, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin me shokë", thekson Basha.

BASHKËFAJT­ORËT

Reforma në Drejtësi, sipas Lulzim Bashës, është kapur nga Rama dhe Xhafaj me ndihmën e disa bashkëfajt­orëve, duke aluduar për ambasadorë­t e huaj. Por, sipas tij, ata që nuk e kuptojnë që drejtësia është e kapur, janë veçse idiotë. "Por në vend të reformës, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj e kapën drejtësinë me ndihmën dhe heshtjen e disa bashkëfajt­orëve që sot bëjnë shurdhmeme­cin. Drejtësia e kapur është sot garancia e vetme që mban larg burgut bandën në pushtet. Kush nuk e kupton, është idiot. Kush bën sikur nuk e kupton, është bashkëfajt­or. Qeveria e lidhur me krimin. Drejtësia e kapur nga qeveria. Ekonomia e kapur nga oligarkët, që pastrojnë paratë e krimit dhe të korrupsion­it qeveritar. Këto janë sfidat jetike, pa zgjidhjen e tyre Shqipëria shkon drejt katastrofë­s totale", ka thënë kreu i PD- së.

TAKIMI

Lulzim Basha zhvilloi dje dhe një takim në qytetin e Durrësit, ku akuzoi kreun e bashkisë se e ka vendosur këtë institucio­n në funksion të bandave, duke u dhënë atyre miliona euro për punë publike. Në këmbim të këtyre tenderave, tha Basha, Vangjush Dako ka marrë garanci për ruajtjen e pushtetit. Kreu i opozitës tha se ka ardhur koha që demokratët bashkë me qytetarët të sjellin ndryshimin në Durrës pas shumë vitesh tiranie mafioze të krimit dhe korrupsion­it, arsyet kryesore të shkatërrim­it të zgjedhjeve të lira. "Është kjo arsyeja që nuk i kërkoni dot llogari Gjushit. Se në fakt Gjushi, nuk e ka lidhur me ju, e ka lidhur me bandat, fatin e tij në politikë. E për këtë arsye, në një vend normal nuk duhej të ishte në bashki, por duhej të ishte në qeli.", u shpreh Basha. Ky takimi i liderit të PD- së, përkon dhe me 2- vjetorin e miratimit të ndryshimev­e kushtetues­e dhe Reformës në Drejtësi. Por për Bashën, kjo reformë u shkatërrua në themel për të mbrojtur ministrat dhe politikanë­t e korruptuar.

"Reforma në Drejtësi është shkatërrua­r pikërisht për të mbrojtur Vangjush Dakon. Siç mbron kjo drejtësi e kapur Saimir Tahirin. Siç mbron kjo drejtësi e kapur Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dosjet e të cilëve nuk janë gjë tjetër, veçse pastrim i parave të pista të krimit me bashkëpuni­min e Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare", tha dje ai. Basha u kërkoi qytetarëve ta shihnin çështjen e Teatrit jo vetëm si një aferë korruptive, por si çështje e lirisë së tyre personale, për sa kohë Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetues­e dhe ka marrë nën kontroll çdo pushtet. "Çështja e Teatrit Kombëtar është beteja për të rikthyer shtetin ligjor, ose fundi i shtetit ligjor, i shtetit të së drejtës dhe fillimi i një diktature të krimit, e cila atë që po bën me Teatrin, nesër do ta bëjë me pronat tuaja, me shtëpitë tuaja. Kemi arritur aty ku nuk mban më. Sepse Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk do të ndalen, po nuk i ndalëm ne" u shpreh Kryetari i PD- së.

"Por në vend të reformës, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj e kapën drejtësinë me ndihmën dhe heshtjen e disa bashkëfajt­orëve që sot bëjnë shurdhmeme­cin. Drejtësia e kapur është sot garancia e vetme që mban larg burgut bandën në pushtet. Kush nuk e kupton, është idiot. Kush bën sikur nuk e kupton, është bashkëfajt­or. Qeveria e lidhur me krimin”

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha
 ??  ?? Damian Gjiknuri
Damian Gjiknuri
 ??  ?? Vangjush Dako
Vangjush Dako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania