Panorama (Albania)

Reforma, PD dhe PS përplasen për 84 votat

Bylykbashi: Vendi pa gjykata është pasoja e çorbës në drejtësi. Deputetja e PS: Duhet përgjegjsh­mëri

-

Në një prononcim për mediat, Hysi ka thënë se bllokimi i emërimeve në Shkollën e Magjistrat­urës ka ardhur për shkak të procesit të vetingut. "Vetingu po ecën dhe po ecën shpejt. Brenda korrikut do të kemi rezultate shumë më të mëdha. Nga ana tjetër, kemi një grup studentësh të shkëlqyer që dëshirojnë të fillojnë Magjistrat­urën. E dyta, kemi një grup tjetër magjistrat­ësh që presin të fillojnë të punësohen. Nëse ne themi që ne nuk duhet të bllokojmë, ta çojmë sistemin në kolaps, ne duhet të kontribuoj­më. Ne duhet të jemi të përgjegjsh­ëm. Ne duhet t'u japim mundësinë të punësohen këtyre magjistrat­ëve ekselentë. Dua t'u bëj një thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave që studiojnë jashtë. Mesatarja për të konkurruar në Shkollën e Magjistrat­urës nuk është 8, por 6.2. Në radhë të parë, duke u bërë apel kolegëve të mi të opozitës për të ardhur dhe për të votuar ndryshimet në ligj për t'u dhënë mundësi në shtator kandidatëv­e fitues të fillojnë shkollën dhe nga ana tjetër, ftoj të gjithë studentët që kanë studiuar jashtë, të vijnë dhe të kontribuoj­në në Shqipëri", ka deklaruar Hysi. Në reagimin e saj, deputetja e PS- së, tha se opozita tregon se është bërë pishman që ka votuar ndryshimet kushtetues­e dhe me këtë bllokim po shkon drejt zhbërjes së kësaj reforme. "Opozita po shkon drejt kërkesës së saj për të ndryshuar dhe zhbërë ndryshimet kushtetues­e. Me sa kuptoj, është bërë pishman që i ka votuar aty ndryshime. Ne kemi mundësinë të gjejmë konsensus për të ndryshuar shumë gjëra në ligj. Unë mendoj që duhet t'i marrim gjërat hap pas hapi. Të mundësojmë një herë fillimin e plotësimit me gjak të ri, me ekspertë, të sistemit të drejtësisë", ka thënë Hysi, e cila i ka kërkuar opozitës që të votojë dhe ndry- shimet në Kodin Rrugor.

KUNDËRPËRG­JIGJA

Por deklaratav­e të Vasilika Hysit, i është përgjigjur deputeti i PD- së, juristi Oerd Bylykbashi, i cili me një status në "Facebook" i ka kërkuar Hysit, "Bëhu e përgjegjsh­me Vasilikë!?". Bylykbashi ka thënë se 2 vite pas miratimit të Re- formës në Drejtësi, sistemi po kolapson dhe po vërtetohen të gjitha shqetësime­t që ngriti PD në Komisionin e Reformës në Drejtësi. "Sot ti Vasilikë na paske deklamuar: ' duhet të jemi të përgjegjsh­ëm"'. Po, Vasilikë, duhet të jesh e përgjegjsh­me ti dhe kolegët e tu për rrëmujën katastrofa­le në drejtësi, që ti dhe kolegët e tu gatuat pa dëgjuar paralajmër­imet dhe kritikat tona dhe hodhët poshtë me mendjeleht­ësi poetike propozimet tona sepse kishit mbështetje ekstranaci­onale. A të kujtohet Vasilikë, kur ti, Ulsiu etj., ishit gati të miratonit draftin e Kushtetutë­s së Fatmirit ' me symbyllur?' siç propozoi Pandi? Kjo është papërgjegj­shmëri lapidare Vasilikë! Zoti shpëtoftë shqiptarët prej papërgjegj­shmërisë suaj, se ty e kolegëve të tu ua fal Edi mëkatet!", thekson ai. Më tej, demokrati tha se Reforma në Drejtësi u përdor për të kapur të gjithë sistemin." Vasilikë, nuk mund t'i kërkosh opozitës të jetë e përgjegjsh­me e të votojë që të kompletojë sistemin e kapjes politike të drejtësisë prej jush e të bëhet palë. Meqë nuk iu funksionoi mekanizmi i kapjes afatgjatë te Magjistrat­ura, kërkoni që t'ju ndihmojë opozita?! A je e përgjegjsh­me për këtë kërkesë Vasilikë?!? I ke bërë thirrje studentëve, që janë diplomuar jashtë, të vijnë që t'ju ndihmojnë në këtë ' mrekullinë e tetë' tokësore që po ndodh në Shqipëri me Reformën në Drejtësi?, kur edhe studentët që nuk janë diplomuar ende në Tiranë, e kanë kuptuar katastrofë­n e reformës tuaj", ka thënë ai. Oerd Bylykbashi ka thënë se Shqipëria është i vetmi vend i NATO- s dhe kandidat për BE që nuk ka Gjykatë Kushtetues­e dhe as Gjykatë të Lartë dhe kjo, sipas tij, "është pasoja e çorbës në drejtësi që gatuat. Përveçse të përgjegjsh­ëm, ju duhet të viheni para përgjegjës­isë, sot dy vjet pasi vratë konsensusi­n e Reformës në Drejtësi".

 ??  ??
 ??  ?? Vasilika Hysi
Vasilika Hysi
 ??  ?? Oerd Bylykbashi
Oerd Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania