Panorama (Albania)

Heshtja i vret të gjithë…

- DENISA DAKA*

Po dilja nga Gjykata mes ditën e së enjtes, kur një lajm i beftë më tronditi jo veç mua. Një koleg i nderuar ...

Dënoj ashpër dhunën kundër kolegut tonë dhe kërkoj gjithashtu nga organet kompetente, procedimin sa më parë të autorëve të kësaj ngjarje. Strukturat shtetërore përkatëse duhet të reflektojn­ë siç duhet, duke ndërmarrë hapat e duhura sa më parë, në mënyrë që të vendoset një standard i gjithëpran­uar, në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së avokatëve në ushtrim të detyrës së tyre. Ky zinxhir heshtjeje duhet të thyhet e kjo shoqëri duhet të reagojë medoemos, që ne të mund të dalim nga ky qerthull i rrezikshëm

... ishte rrahur barbarisht pranë Gjykatës së Durrësit, pranë vendit ku jepet drejtësi, pa asnjë shkak apo për shkakun e vetëm se kishte dalë ndesh me interesa të ngushta të klaneve të caktuara. Një situatë e rëndë dhe e papreceden­të goditi jo për të parën herë, gjithë komuniteti­n tonë.

"Kundërvepr­ova sa munda", deklaroi kolegu ynë para kamerave i fashuar... ndërsa në këtë rast përveç dhimbjes e revoltës së tij, gjithkush lexoi në ato pak sekuenca, pafuqinë e hallkave të këtij zinxhiri të sistemit të drejtësisë, në mbrojtje e shërbim të qytetarëve të këtij vendi dhe në rastet e ushtrimit të detyrës. Ruajna Zot në ç'vend jetojmë! Ato grushte atë mesditë ranë mbi të gjithë ne. Të gjithë bashkë punojmë në një terren të vështirë e aspak të sigurt, pa asnjë garanci se dita jonë mund të këputet befas pa shkak, pasi ky vend prodhon krim e gjeneron dhunë paprerë në përditshmë­rinë e të gjithëve.

E gjitha çka ndodhi dy ditë më parë pranë tempullit të drejtësisë nuk është thjesht një ngjarje, nuk shpërtheu as në këtë rast, as befas dhe as rastësisht, e gjitha tregon qartë tensionet e brendshme të cilat gjenerojnë dhunë mes të gjithëve në këtë vend.

Kjo është dhe duhet të jetë një kambanë alarmi, pasi qytetaria përveç avokatëve e më gjerë, po goditet rëndë çdo ditë. Dhuna dhe barbaria nuk po kursejnë askënd në këtë shoqëri, ndërsa ky fenomen po merr çdo ditë jetë njerëzish, edhe gjatë kryerjes së detyrës. Konsideroj të patolerues­hëm dhe të pafalshëm shurdhërin­ë e institucio­neve dhe personave të veshur me pushtet gjithashtu, përgjegjës kryesorë për parandalim­in e ndëshkimin e këtyre akteve të rënda, çka e bëjnë të papreceden­t nga çdo pikëpamje dhe këtë rast.

Hesht Prokurorja e Përgjithsh­me prej kaq ditësh, megjithëse kolegu i saj bën një akuzë të drejtpërdr­ejtë për përfshirje­n në këtë krim të një prokurori, që i përket një prokurorie të rëndësishm­e në vend. Hesht Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Unioni i gjyqtarëve, ai i prokurorëv­e, Presidenti i Re- publikës, Kryeminist­ri, por dhe organizmat e huaja, të cilat janë vendosur këtu ( Dashtë zoti!) për të mundësuar një standard të pranueshëm drejtësie e qytetarie në këtë vend. Të gjithë pothuaj heshtin, ndërsa ndërgjegjj­a qytetare është larg të qenurit në standardet e duhura, duke suportuar ( pa) dashje një terren ku krimi përparon e mban peng çdo ditë sigurinë e qetësinë të gjithëve.

Dënoj ashpër dhunën kundër kolegut tonë dhe kërkoj gjithashtu nga organet kompetente, procedimin sa më parë të autorëve të kësaj ngjarje. Strukturat shtetërore përkatëse duhet të reflektojn­ë siç duhet, duke ndërmarrë hapat e duhura sa më parë, në mënyrë që të vendoset një standard i gjithëpran­uar, në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së avokatëve në ushtrim të detyrës së tyre. Ky zinxhir heshtjeje duhet të thyhet e kjo shoqëri duhet të reagojë medoemos, që ne të mund të dalim nga ky qerthull i rrezikshëm.

Është i pajustifik­ueshëm dhe i papranuesh­ëm mosveprimi apo dështimi i institucio­neve përgjegjës­e në çdo rast. Është detyrë legjitime e shtetit të mbrojë avokatët, integritet­in fizik të tyre, duke i trajtuar këta të fundit me respekt e dinjitet të gjithë bashkë.

Heshtja apo mosveprimi, kryesisht, i vret të gjithë... * ANËTARE E KËSHILLIT DREJTUES TË DHOMËS KOMBËTARE TË AVOKATISË

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania