Panorama (Albania)

"I dhashë 4500 euro prokurorit", përgjimi që asgjësoi Trenova

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka zbardhur vendimin për prokurorin Gentian Trenova, i cili u shkarkua pak kohë më parë. Një ndër arsyet e shkarkimit të tij ka qenë edhe kriteri i aftësive profesiona­le. Në seancën dëgjimore të atëhershme, përfaqësue­si i ONM- së, Theo Jacobs, debatoi fort me Trenovën për dosje korrupsion­i të prokurorit A. K., që Trenova e kisha pasur dhe kishte kërkuar asgjësimin e përgjimeve duke e mbyllur atë. Sipas vendimit, dosja në fjalë ishte për një shtetas që kishte aksidentua­r dy këmbësore dhe se pretendont­e se prokurori i kishte kërkuar para. Sipas vendimit të KPK- së, ai është përgjuar rastësisht duke folur me një tjetër person dhe që i thotë se i ishin kërkuar shuma të konsiderue­shme eurosh për të dalë i larë nga aksidenti. Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte regjistrua­r procedim për veprën penale të "Trafikimit të personave të rritur" ndaj një shtetasi në vitin 2014 dhe e kishte vënë nën përgjim. Nga ky përgjim, rezultonte se më datë 17.10.2014, numri i përgjuar mori një mesazh nga një numër telefoni tjetër, i cili u përcaktua më vonë që ishte në përdorim nga shoku i tij, shtetasi A. L. Nga përmbajtja e mesazhit rezultonte që shtetasit A. L. i ishin kërkuar 7.500 euro dhe se ai ishte në probleme. Pas 2 minutash, i njëjti numër dërgoi një tjetër mesazh, duke shkruar: "Betohem që i kam dhënë prokurorit 4.500 euro në dorë dhe që ai e kishte mbyllur çështjen, por një tjetër e kish rihapur atë, meqenëse personi që godita kërkoi për një rihapje të çështjes...". Bazuar në këto informacio­ne, Prokuroria nisi hetime për rastin në fjalë ndaj prokurorit A. K. Lidhur me aksidentin e shtetasit A. L., rezultoi se dëmtimet ndaj këmbësorit ishin të llojit që shkaktojnë paaftësi të përkohshme për punë për një kohë mbi 9 ditë. Bazuar në sa më sipër, më datë 09.10.2013, prokuroi kishte vendosur që të mos fillonte hetimin, duke arsyetuar që pasojat që iu shkaktuan këmbësorit kualifikoh­en si dëmtim joserioz dhe që personi përgjegjës i shkakut të aksidentit ishte këmbësori. Më datë 11.06.2014, Prokuroria e Përgjithsh­me vendosi të shfuqizont­e vendimin e datës 09.10.2013, "Për mosfillimi­n e procedimev­e" dhe urdhëroi Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të regjistron­te procedimin penal për veprat penale të "Shkeljes të rregullore­s të qarkullimi­t rrugor" dhe për "Largimi nga vendi i ngjarjes pas një aksidentit". Më pas, u morën në pyetje shtetasi A. L. dhe babai i tij. Në deklaratën e parë, A. L. tha se kishte paguar në Prokurori një shumë parash për mbylljen e aksidentit, ndërsa babai i tij, që ishte arrestuar bashkë me të ditën e aksidentit, e mohoi një gjë të tillë. I pyetur më pas, shtetasi A. L. e rrëzoi deklaratën e mëparshme për pagimin e parave. Në këto kushte, prokurori Trenova mbylli hetimet për prokurorin A. K. dhe iu drejtua Gjykatës për asgjësimin e provave më datë 06.10.2016.

 ??  ?? Gentian Trenova në KPK
Gentian Trenova në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania