Panorama (Albania)

Luan Rama: Komisioner­i Hahn si “dordolec”, personazh i ERTV- së

- Luan Rama

Zëvendëskr­yetari i LSI- së, Luan Rama, ka shpërthyer në akuza ndaj komisioner­it për Zgjerim, Johanes Hahn, të cilin e ka quajtur si "dordolec bahçje", "të keqpërdoru­r" dhe si "personazh i ERTV- së". Në një postim në faqen e "Facebook", Luan Rama ka deklaruar se drejtësia është marrë peng, ndërsa shteti është në prag të rënies. "Drejtësia peng, shteti në prag të rënies! Është e turpshme! Është skandaloze! Shqipëria, anëtare e NATO- s e me shpresën varur në dyert e BE- së, në pritje të çeljes së bisedimeve për të ecur më tej ose jo, po bën ' reformë drejtësie', por ka mbetur pa sistem drejtësie! Ka bërë ' reformë kushtetues­e', por me Kushtetutë­n gjithë arna e që nuk e zbaton askush! Po të paktën mirë që kemi komisioner­in për Zgjerimin, atë Hahn- in e Europës që vjen e shkon e prapë vjen! Si personazh i ERTV- së. Vjen e na flet i keqpërdoru­r paturpësis­ht si dordolecët e bahçeve të fshatarëve! Sa e neveritshm­e kjo fasadë turpi!", shkruan Luan Rama. Sipas deputetit të LSI- së, vendi ka mbetur pa gjykata, ndërsa drejtësi nuk ka më në vend. "Shteti i së drejtës nuk është më, tani as formalisht të paktë! Drejtësia është marrë peng e shteti është në kolaps! Shteti është në prag të rënies, e askush nuk jep alarmin! E përse? Për çfarë na duhet shteti? Po gjykatat përse na duhen? Po shteti i së drejtës e demokracia përse na vlejnë, kur kemi Hahn- in që na përgëzon për Reformën në Drejtësi, ani pse në Shqipëri nuk ka drejtësi?! Por ama ka EURALIUS, ka edhe ekspertë të nivelit të lartë, që tani duhet të na mësojnë se si do të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetues­e, se si do të zgjidhet problemi i Gjykatës së Lartë apo edhe i gjykatave të tjera, që po rrokullise­n drejt bllokimit e mosfunksio­nimit! Shqipëria për fat të keq, përsëri turpi i Europës!", thekson Luan Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania