Panorama (Albania)

Artistët, letër Brukselit për Teatrin

-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u dërgoi një letër pak ditë më parë zyrtarëve europianë Johannes Hahn, Federica Mogherini dhe Romana Vlahutin, ku kundërshto­het juridikish­t projektlig­ji i miratuar të enjten e kaluar në Parlament për çështjen e Teatrit. Sipas artistëve, ky ligj shkel parimin kushtetues të “Barazisë përpara ligjit”, përcaktuar në Nenin 18 të Kushtetutë­s. Së dyti, me këtë ligj shkelet parimi i sanksionua­r në nenin 4 pika 1 të Kushtetutë­s: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtari­së së shtetit”. Së treti, kjo formë veprimtari­e ekonomike e parashikua­r kështu në këtë ligj, vjen në kundërshti­m me standardet e Bashkimit Europian dhe konkretish­t me Marrëveshj­en e Stabilizim- Asociimit. “Letra është një kërkesë- shqyrtim nga Aleanca për Mbrojtjen e TK, drejtuar Bashkimit Europian nëpërmjet ambasadore­s Vlahutin. Ne bëjmë një shqyrtim juridik se si ligji i kaluar në Parlament të enjten e kaluar është krejtësish­t në kundërshti­m nga ana juridike me marrëveshj­en e Stabilizim- Asociimit. Pritshmëri­në i kemi shumë të larta, sepse edhe BE duhet patjetër të mbajë një qëndrim ndaj një qeverie dhe maxhorance, i cili është në kundërshti­m me atë që ata kanë rënë dakord”, u shpreh aktori Neritan Licaj. sqaroni se cilat ishin kriteret e përzgjedhj­es së kompanisë private, që e drejtoi këtë projekt? A ishte vetëm fakti se ai ka titull ligjor mbi një tokë dhe një ndërtesë ( selinë e kompanisë së tij) në një zonë pranë Teatrit? Nëse po, ju lutem shpjegoni se si këto kritere përzgjedhë­se sigurojnë që parimet bazë të prokurimit publik ( trajtimi i barabartë, mosdiskrim­inimi dhe konkurrenc­a) janë ndjekur?”, thuhet në letrën që vjen nga Brukseli.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Artistët në protestë
Artistët në protestë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania