Panorama (Albania)

Prokuroria: U shpërdorua­n 37 mln dollarë, ja shkeljet

-

Ish- kreu i ARRSH- së, Dashamir Xhika, kërkon lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Xhika është në burg prej muajsh, së bashku me dy ishdrejtue­sit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit për rrugën Tiranë- Elbasan. Kërkesa për rivlerësim mase të sigurisë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi. Kjo është e disata herë që ish- kreu i ARRSH- së kërkon të lirohet nga burgu. Ai është në gjykim edhe për një çështje tjetër të abuzimit me rrugët në Elbasan. Bëhet fjalë për abuzimin me rrugën Gjinar- Elbasan. Dëmi i përllogari­tur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktor­ët shkon në 37 milionë dollarë. Sipas mbrojtësve të Xhikës dhe Alites, ish- drejtuesit e Njësisë së Zbatimit të Projektit për rrugën Tiranë- Elbasan, konstatimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda se Xhika ka bërë amendime të kontratave pa marrë miratimin e bordit drejtues të ARRSH- së është i pavlefshëm. “Gjykata citon dhe arsyeton në vendimin e saj se nga ish- drejtuesi i ARRSH- së është nënshkruar amendimi i kontratës në kundërshti­m me pikën 8.2 të Rregullore­s së Brendshme

Dëmi i vlerësuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzimet me ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan kap shifrën e 37 milionë dollarëve. Këto para, sipas vendimit të gjykatës, janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga këta persona dhe të tjerë që janë nën hetim. Tre ish- zyrtarët kanë bërë disa amendime të kontratave për ndërtimin e rrugëve, duke sjellë shtyrjen e afateve të tyre dhe për pasojë edhe dëme. Gjithashtu, Prokuroria evidenton si një shkelje të rëndë, edhe kryerjen e punimeve nga firmat e ndryshme, duke mos pasur më parë një burim financiar. Kjo shkelje është bërë me urdhër të drejtpërdr­ejtë të Dashamir Xhikës, ku në një moment të dytë, është bërë likuidimi i firmave për punime të kryera më parë. Ligji e ka të përcaktuar qartë se punimet kryhen pas lëvrimit të fondeve dhe jo para tyre. Vendimi i Gjykatës konstaton se Xhika ka shmangur edhe Bordin Drejtues të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar. të ARRSH- së, pasi ky urdhër ndryshimi përbën plotësime e përmirësim­e të rëndësishm­e të projekt- zbatimit si dhe modifikime e shtesa të rëndësishm­e ( vlera e lartë) të propozuara dhe si e tillë duhej të miratohej më parë nga Këshilli Teknik dhe Bordi për menaxhimin e këtij projekti. Nëse do t’i referohemi Marrëveshj­es “Istisna” dhe konkretish­t Seksioni 3 përcaktohe­t se “Agjenti ( KM), pa miratimin paraprak me shkrim të IDB- së, nuk do të bëjë asnjë amendim, ndryshim ose modi- fikim të kontratës që mund të: a) rezultojë në rritje të çmimit të kontratës; ose b) në një shtyrje të datës së përfundimi­t; ose c) në një ndryshim të specifikim­it; ose d) të mos jetë në përputhje me praktikën e mirë të zakonshme”, thuhet në rekurs. Po kështu, mbrojtja pretendon se për shkeljet nuk ka asnjë aktekspert­im real dhe konkret. Raport- Auditi i realizuar nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë nuk përbën një provë, nuk është një objekt prove dhe nuk është në kushtet e nenit 151, përkun- drazi ky është raport ka qenë materiali kallëzues, pra, organi i Akuzës dhe gjykata kanë legjitimua­r me cilësinë e provës një material kallëzues, sipas mbrojtjes. Avokati thotë se gjatë kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal nga ana e organit të Akuzës nuk është provuar që i pandehuri të ketë vepruar me dashje, me qëllim përfitimi për veten e tij apo/ dhe për persona të tretë. Në këto rrethana vërejmë se, nuk mund të provohet lidhja shkakësore mes veprimeve të të pandehurit dhe ardhjes së pasojës, e cila sikundër theksuam më sipër është tepër e dyshimtë. Më tej, mbrojtja pretendon se akuza e shpërdorim­it të detyrës nga një ish- funksionar i shtetit, nuk është kompetencë lëndore e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Mbrojtja pretendon se Xhika është i parreziksh­ëm për shoqërinë dhe se nuk ka arsye apo rrezik që ai të largohet jashtë vendit. “Rreziku i ikjes nuk mund të matet vetëm në bazë të rrezikut të peshës së dënimit”, argumenton mbrojtja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania