Panorama (Albania)

Protesta për pyjet, Klosi në Bulqizë: Pezullim kontratës

Ministri takohet me banorët: Kontrata duhet parë në detaje

- ALBI LALA

Protesta e vazhdueshm­e e banorëve të Bulqizës në mbrojtje të pyjeve nga "sëpatat e licencuara", ka tërhequr vëmendjen e ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi.

Ai është nisur dje drejt Bulqizës, ndikuar edhe nga fakti se një grup banorësh të fshatrave të Bulqizës ishin ankuar në portalin e bashkëqeve­risjes, nga ku iu premtoi protestues­ve se do të pezullohej kontrata me kompaninë që kishte marrë miratimin më parë për shfrytëzim­in e këtyre pyjeve.

"Ndihemi shumë mirë që komunitete si ju janë të lidhur dhe me dashuri mbrojnë pyjet. Ne e kemi ndjekur me vëmendje situatën në këtë zonë. Që kur erdhëm në pushtet, kemi kërkuar qeverisje me njerëzit. Revolta e dëshira për të mbrojtur pyjet ju kanë bërë të njohur në të gjithë Shqipërinë", u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit. Ai tha se këto janë pengesa të lëna në sirtarët e ministrive prej 27 vitesh dhe se kërkojnë kohën e duhur për t'u zgjidhur. "Ju banorët e Bulqizës keni faktuar se i doni dhe i mbroni pyjet. Ndërsa ka komunitete të tjera që i kanë shkatërrua­r ato. Shembujt janë të qartë edhe në qarkun e Dibrës. Kjo kontratë duhet parë në detaje. Fakti që ka katër vjet që ajo nuk është zbatuar, tregon se ka probleme. Jemi të shqetësuar se disa dynymë në këtë masiv janë dëmtuar. Pas inspektime­ve dhe kontrollit të imtësishëm të dokumentac­ionit, unë do të kërkoj pezullimin e kontratës", u shpreh më tej ministri Klosi.

Takimi i banorëve të tri fshatrave të Bulqizës me ministrin Klosi nisi me thirrjet: "Poshtë korrupsion­i!", "Poshtë hajdutët!" dhe u mbyll me brohoritje­t: "Fitore, fitore!". Pas shumë tubimeve paqësore pranë masivit pyjor "Sheshet Bulqizë", pranë godinës së Policisë, në oborrin e bashkisë etj., dje në mesditë banorët arritën t'ia shprehnin ballazi shqetësimi­n ministrit Klosi. Fillimisht, deputetja e qarkut Dibër, Almira Xhembulla, ka kontaktuar me shumë prej protestues­ve dhe u ka shprehur atyre mbështetje në zgjidhjen e shqetësimi­t të bërë publik. "Komunitete­t kanë shumë rëndësi në mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve. Ju jeni shembulli më i mirë i mbrojtjes së kësaj pasurie të madhe", u shpreh ajo. Drejtuesit e protestës i thanë deputetes se Bashkia e Bulqizës nuk i ka mbështetur në asnjë moment dhe se koncesioni duhet pezulluar për dy arsye; së pari firma fituese ka falsifikua­r firmat e banorëve të Fushë- Bulqizës dhe së dyti, nuk janë zhvilluar dëgjesa publike dhe nuk ka vendim të ish- komunës për këtë koncesion.

Duke folur më tej për situatën e pyjeve, Klosi u shpreh se deri në vitin 2020 do të mbillen në të gjithë vendin të paktën 20 milion fidanë me pisha, duke ndikuar kështu në shtimin e sipërfaqev­e të pyllëzuara dhe zhvillimin e turizmit në këto zona. Modelin e Bulqizës ministria është e vendosur ta shpërndajë në të gjithë vendin. Sipas përfaqësue­sit të qeverisë, edhe koncesione të tjera si ky i pyjeve të Bulqizës do të kenë të njëjtin fat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania