Panorama (Albania)

Përse gëzohet Kancelarja Merkel në pushimet e verës?

- JENS THURAU

Duhej të ngjiste shkallët për në konferencë­n e shtypit një njeri i kërrusur me rrathë të zinj poshtë syve, që mezi e gjen fuqinë të ecë? Jo, Angela Merkel, Kancelarja gjermane, vjen me një xhaketë të kuqe të ndezur, me humor. Si çdo vit, edhe kësaj here kryetarja e qeverisë gjermane ndodhet përballë gazetarëve që lejohen të shtrojnë pyetje nga më të ndryshmet. Por ky nuk është vit si çdo vit tjetër, këtë e di edhe Merkel.

E QETË DHE E ÇLIRUAR, PAS JAVËVE TË MUNDIMSHME Gati përditë e godet, gënjen ose e fyen Presidenti Trump Kancelaren. Edhe në Europë, të cilën Merkeli do ta shohë të bashkuar, ka më shumë grindje se kurrë më parë. Madje, edhe brenda vendit, grindja me CSU- së nga Bavaria për politikën e azilit gati solli dështimin e qeverisë gjermane. Gjatë përshëndet­jes, Merkel merr vesh se ajo qëndron ulur në këtë sallë për të 23- n herë në karrierën e saj politike. "Mirë që dikush paska numëruar", thotë ajo. POLITIKA SOCIALE, DIGJITALIZ­IMI, AZILI Konferenca vazhdon me një hyrje të Merkelit për atë që është më e rëndësishm­e. Në politikën sociale duhet të vendosen piketat ku duhet, në politikën e pensioneve dhe kujdesin shëndetëso­r ndaj të moshuarve, por edhe te digjitaliz­imi. Së shpejti pritet edhe një strategji e qeverisë për inteligjen­cën artificial­e. Tjetra, qeveria, po punon në mënyrë serioze. Ka miratuar dy buxhete brenda katër muajve.

Por, edhe politika e azilit nuk harrohet. "Në politikën për refugjatët, njerëzit presin nga ne siguri dhe kontrollim të situatës". Asnjë fjalë për ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, që Merkelin e kërcënoi me dorëheqje në grindjen për azilin. Asnjë fjalë për Donald Trumpin, Putinin apo autokratin turk, Erdogan. Por, gazetarët vazhdojnë të pyesin... Trump e quan Europën "armik"... "Po këtë e regjistroj dhe përpiqem të argumentoj të kundërtën", përgjigjet Merkel. "Kjo ka sigurisht të bëjë edhe me fuqinë tonë ekonomike". Por, Trump nuk i përmbahet asnjë ujdie, këmbënguli­n gazetarët. Merkel e kundërshto­n këtë dhe thotë këtë fjalë kuptimplot­e. "Kuadri i rendit, me të cilin ne ishim mësuar për një kohë të gjatë, po tronditet thellësish­t". MERKEL NUK E KA MENDUAR DORËHEQJEN Po grindja brenda Gjermanisë? Konflikti i hapur mes partisë CDU dhe simotrës, CSU, nëse Gjermania duhet të kthejë në kufi refugjatët që janë regjistrua­r në vende të tjera, ashtu si dëshirojnë kristianso­cialët? Merkel e kundërshto­i këtë. Pyetjet e gazetarëve drejtohesh­in rreth grindjes që gati çoi në dështimin e qeverisë pak javë pas krijimit të saj. "Besoj se ne kemi nxitur pakënaqësi­në politike". E, më tej: "Toni ishte mjaft i ashpër. Unë personalis­ht nuk e pranoj erozionin e gjuhës, sepse kjo është shprehje e të menduarit". Në fund, megjithatë, kemi gjetur një ujdi e kjo vlen të merret në konsiderat­ë, sipas Merkelit. "A keni menduar ndonjëherë të jepnit dorëheqjen?". - Jo!,- thotë Merkel.

RUSIA BËN LUFTË HIBRIDE Duhet të dëgjosh me kujdes për të mos e humbur momentin, kur Kancelarja shprehet me tone të qarta. Si e sheh ajo takimin mes Trumpit dhe Putinin në Helsinki dhe çështjen nëse Rusia e ka manipuluar fushatën zgjedhore amerikane? "Zhvillimi i luftës hibride është për Rusinë një mënyrë veprimi". Ky nuk është supozim, por përcaktim. Kështu mendon Merkeli saktësisht për Putinin. E nëse kreu i Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker, në javën e ardhshme nuk arrin sukses në grindjen tregtare në takimet Trump, atëherë, sipas Merkelit, Bashkimi Europian duhet të merret me "kundërmasa­t". Por ky do të ishte varianti më i keq.

PËRSE GËZOHET KANCELARJA GJERMANE? Gazetarët vazhdojnë të pyesin sesi ndihet ajo personalis­ht, se sa e kanë lodhur javët e fundit. Prej vitesh, ata përpiqen të zbulojnë diçka më shumë nga jeta shpirtëror­e e kësaj gruaje 64- vjeçare. A nuk e bren e gjithë grindja e këtyre javëve? "Nuk më bren asgjë, për të gjithë ne dalin sfida", e më tej, "gëzohem për pushimet, sepse mund të fle më gjatë". Edhe një herë vazhdojnë gazetarët të pyesin. Po nuk e ka lënduar grindja me Seehoferin? Nuk e ka ndryshuar? Jo, në fund ka pasur kompromise. "Dhe kompromise­t janë konstrukte, ku në fund avantazhet tejkalojnë disavantaz­het", thekson Merkel. E sikur të mos mjaftojë kjo, Merkel vë në dukje se do të qëndrojë në post gjatë gjithë mandatit të saj. "Sepse në tërësi bëhet fjalë për një kohë interesant­e dhe intriguese".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania