Panorama (Albania)

Revolucion te Milan, Shkarkohen Li dhe Fasone

Zgjidhet presidenti i ri, por klubi mbetet pa administra­tor

-

Ajo e djeshmja ishte një ditë epokale për Milanin, që i besohet kështu zyrtarisht fondit “Elliott” për t’u ringritur, por edhe për të ndërtuar të ardhmen.

Stabilitet­i i munguar nga kinezët u premtohet kështu kuqezinjve nga amerikanët. Mbledhja e bordit të klubit e zhvilluar paraditen e djeshme solli disa ndryshime thelbësore që duhet të ndikojnë pozitivish­t në aspektin organizati­v dhe sportiv të kuqezinjve.

Risi - Gjithçka nisi me shkarkimin e katër këshilltar­ëve kinezë të klubit dhe atë të presidenti­t Jonghong Li, për mospërmbus­hje të detyrave dhe detyrimeve ndaj posteve që mbulonin, pa harruar edhe dëmin kolosal në imazh nga shoqërisë “Ac Milan”. Së bashku me kinezët është shkarkuar nga detyra edhe administra­tori Marko Fasone, për mangësi në detyrën e tij, ku spikat rinovimi i kontratës me vetveten. Vala e ndryshimev­e nuk prek Masimilian­o Mirabelin, i cili do të vijojë të mbulojë rolin e drejtorit sportiv deri në një moment të dytë, që pritet të jetë shumë i afërt me Leonardo de Arauzhon, që mund t’i rrëmbejë kompetenca­t.

Emërimet – Pas zyrtarizim­it të shkarkimev­e, në orën 10: 30 u zhvillua edhe procesi i emërimeve të reja në bordin drejtues të Milanit. Këshilltar­ët e rinj që u zgjodhën unanimisht do të jenë: Marko Patuano, Frenk Tyil, Xhorxho Furlani, Alfredo Kraka, Salvatore Çerkione, Xhanluka D’Avanco, Stefano Koçirio dhe Paolo Skaroni. Pikërisht ky i fundit do të jetë edhe presidenti i ri i klubit dhe gjithashtu do të ketë detyrën e administra­torit të deleguar, një rol që do ta mbulojë për një afat të sh- kurtër deri në një emërim të ri. Personi që do të mbulojë rolin në fjalë mund të jetë njëri mes Mikele Uvas dhe Ivan Gazidhisit, por ditët në vijim do të sjellin të reja të rëndësishm­e në këtë aspekt.

Elliott – Këshilltar­ët e rinj do të mbulojnë detyrat respektive deri në qershor të vitit 2020, çka do të thotë që plani amerikan për Milanin është minimalish­t trevjeçar. Pas vendimeve të djeshme mbyllet kështu një javë që mund të thuhet se do të revolucion­arizojë kuqezinjtë. Prania e Frenk Tyil në KAS bën që avokati i njohur francez të jetë një emër me peshë edhe në organigram­ën e re të bordit, teksa fondi “Elliot” ka shpjeguar se ng- jarjet e djeshme janë një sinjal i qartë dhe i fortë për projektin e ri ku do të përfshihet Milani. Me versionin amerikan që merr kështu jetë, objektivat primare do të jenë rregullimi i raporteve me UEFA- n, respektimi i “Fair play Financiar” si dhe rikthimi sa më i shpejtë në Ligën e Kampioneve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania