Panorama (Albania)

Zemërata e ish- kreut: Investova 600 mln euro, “Elliott” ma punoi

-

Jonghong Li e dinte që epoka e tij kishte marrë fund dhe disa orë përpara Asamblesë së djeshme, publikoi një letër të hapur ku shpjegonte arsyet e dështimit të tij dhe njëkohësis­ht ndez polemikat për rrjedhën e ngjarjeve gjatë presidencë­s së tij. Duke listuar motivet e përfundimi­t të epokës kineze të Milanit, tashmë ish- kreu kuqezi shprehej: “Isha i bindur që ‘ Elliott’ ishte një investitor i besueshëm, por mbi të gjitha një partner, me të cilin mund të ndaheshin detyrat dhe nderet e një aventure kaq emocionues­e... Bëra një gabim, të cilin e zbulova vetëm pasi kisha ndërmarrë rrugën e ringritjes së Milanit dhe për të cilin të gjitha pasojat ranë mbi kurrizin tim”. Sipas Jonghong Li, gjithçka është stisur nga fondi amerikan, qëllimi i të cilit, sipas mandatit kinez, është thjesht bërja e një biznesi me leverdi dhe jo e ardhmja e suksesshme e kuqezinjve. “Nuk rashë pre e pasionit tim për skuadrën. Deri më 30 qershor derdha thuajse 880 milionë euro për Milanin, nga të cilat vetëm 280 milionë u financuan nga fondi në fjalë, teksa të gjithë pjesën tjetër të shumës e investova vetë. ‘ Elliott’ duke organizuar një dështim timin, sa të parakohshë­m, aq edhe të pajustifik­uar, nuk më lejoi të realizoja zhvillimin strategjik të klubit dhe as të bëja një shitje të kënaqshme të shoqërisë te një blerës prestigjio­z, që ndryshe nga ‘ Elliott’, ka një interes real dhe një plan strategjik me investime afatgjata në dobi të Milanit”, shpjegonte më tej në letrën e tij, Jonghong Li. Duke e mbyllur me një ndjesë ndaj Berluskoni­t dhe një falënderim për tifozërinë, në fund të deklaratës së Li shkruhej se: “’ Elliot’ gjithashtu nuk më lejoi të mbaj premtimin e bërë zotit Silvio Berluskoni, që ishte ai i rritjes së vlerës dhe standardev­e të skuadrës që ashtu si ai, edhe unë e dua shumë. Me keqardhje dhe në cilësinë e një presidenti me orë të numëruara, u drejtoj këtë letër të gjithë mbështetës­ve, aksionarëv­e dhe punonjësve të klubit të Milanit”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania