Panorama (Albania)

Kante dhe Tiago, Juve spiunon dy mesfushorë­t

-

Juventusi nuk i ka qejf surprizat, por është nga ato skuadra që nuk gjendet kurrë e papërgatit­ur, edhe kur bëhet fjalë për merkaton. Gjithçka është nën kontrollin e “Zonjës”, për sa u përket lojtarëve që janë në kampin bardhezi. Por nëse dikush largohet, atëherë Marota dhe Paratiçi kanë gati listën e futbollist­ëve që do ta zëvendësoj­në. Dhe për të folur konkretish­t, nëse Miralem Pjaniç do të largohet, atëherë janë “dy” lojtarët që mund ta zëvendësoj­në. Lista është e gjatë, me Rabio, Kovaçiç, Pogba etj. Por pjesë e saj janë bërë edhe dy të rinj: Ngolo Kante dhe Tiago Alkantara. Mediat italiane raportojnë se Masimilian­o Alegri u ka dhënë lejen drejtuesve që të përgatisin terrenin me lojtarët e mësipërm.

I zgjedhuri Kante- Nëse Mauricio Sarri kërkon 3 lojtarë nga Juventusi, atëherë pse këta të fundit të mos kërkojnë një nga Çelsi? Kjo është ideja e fundit që kanë drejtuesit bardhezinj dhe trajneri Alegri. Bëhet fjalë për mesfushori­n francez Ngolo Kante, i cili u shpall kampion bote me “gjelat”. Nëse blutë e Londrës do të afrojnë Pjaniçin, atëherë Kante mund të sakrifikoh­et. Barcelona dhe PSG- ja janë në pritje për punëtorin e palodhur të mesfushës së Çelsit, por Juventusi sigurisht që mund të jetë më i avan- tazhuar nga dy ekipet e mësipërme. Arsyeja: Sepse ka në dorë përgjigjen për 3 lojtarët që kërkon Çelsi, Ruganin, Pjaniçin dhe Higuainin. Nëse pranon ofertën e Abramoviçi­t për ta, sigurisht që do të bëjë presion për të marrë Kanten.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania