Panorama (Albania)

Piktorja e dëshpëruar që i krijonte buzëqeshje­t vetë

Maudie Lewis, historia e dashurisë që preku zemrat e botës me thjeshtësi

-

NNuk ka shi nga retë e saj, as qiej të hirtë, as hije të errëta… Pikturat e vogla të Maud Lewis janë gjithë dritë e diell, të mbushura me qiej të kaltër, kristale bore dhe ujëra të qetë. Prej pak kohësh, folk arti i piktores nga Nova Scotia mund të njihet më gjerësisht nga filmi "Maudie", me interpreti­min e shkëlqyer të aktores angleze, Sally Hawkins.

Maudie vuante nga artriti reumatoid, çka ia bënte jetën dhe punën me pikturën të vështirë ( shumë më të vështirë me kalimin e viteve). Pasi ngeli krejt e vetme, për të mbijetuar Maudie u detyrua të kërkonte punë si pastruese dhe rastësia e solli që të gjente një vend në shtëpinë e një burri, me të cilin më vonë do të martohet.

Maudie nuk kishte marrë asnjë mësim pikture, por për të çelur sadopak jetën e zymtë të shtëpisë ku nisi të punojë e jetojë, nisi të pikturojë figura thuajse fëmijësh në faqet e murit, në kanatat e mobilieve, kudo që të gjente një hapësirë të lirë për të cilën pronari i vrazhdë nuk do të inatosej.

Vizatimet e vogla që në fillim u shfaqën në letra, morën përmasa e ngjyra të tjera. Flutura, zogj, tulipanë, pemë… këto ishin figurat e gëzuara të Maudie që megjithëse nuk kishte asnjë arsye të buzëqeshte, merrte penelin dhe e krijonte të qeshurën e saj vetë. Asgjë nga jeta o gjendja e ditëve të saj nuk pasqyrohej në pikturën naive që do të klasifikoh­ej më vonë si Folk Art.

"Unë nuk kam parë kurrë një pikturë të një artisti tjetër"ka thënë Maudie në një intervistë, në fund të jetës së saj ( vitet ' 70), kur pikturat e saj të vogla e të qeshura e kaluan famën e periferisë së harruar ku jetonte thuajse e vetmuar, megjithëse marrëdhëni­et me atë, që u bë më pas bashkëshor­ti i saj, u përmirësua­n me kalimin e kohës.

Maudie pikturonte atë që shihte, ashtu siç e shihte. Me ngjyrat e saj i rikrijonte figurat me thjeshtësi­në e një fëmije dhe shpesh, më vonë, me një sens të spikatur humori"- ka thënë Shannon Parker, kuratori i Galerisë së Arteve në Nova Scotia. Në galeri janë të ekspozuara 55 piktura të saj.

Maudie Lewis u bë e njohur në fund të viteve ' 60, ndërsa një turist pa rastësisht mbishkrimi­n "Në shitje" te njëra nga pikturat e saj që ishte ekspozuar te pragu i derës së shtëpisë. Ishin peizazhe, siç thuajse të gjitha ato që do vinin më vonë, që në fillim u shitën për 2 dollarë e më pas do të shkonin 5.

Ajo hezitonte gjithmonë të kërkonte para, ishte gati t'i falte të gjitha, por varfëria e sidomos ndikimi i të shoqit që ndryshe nga ajo kërkonte gjithnjë shifra më të larta, e bënë të vendoste ca numra qesharakë.

Po rastësisht një shkrimtar mësoi për ekzistencë­n e këtij njeriu, gjendja shëndetëso­re e së cilës po rëndohej dita- ditës. Diçka e shkurtër ishte shkruar në një revistë dhe më vonë u bë me të një intervistë në CBC. Pas kësaj, pikturat e Maudie filluan të shiteshin ndërsa ishin ende të pathara dhe çmimi tashmë shkoi nga 10 deri në 20 dollarë.

E gjithë shtëpia e ngjyrosur e Maudie, pas vdekjes së saj dhe bashkëshor­tit, pas restaurimi­t, u bë gjithashtu pjesë e galerisë në vitin 1998. Në intervistë­n e saj ajo pati thënë se nuk dilte pothuajse kurrë nga shtëpia, i mjaftonte piktura.

"Qëndroj e ulur në këtë karrige këtu. Nuk kam shumë mundësi për të udhëtuar, sido që të jetë. Por për aq kohë sa kam penelin afër meje, gjithçka shkon mirë",- ka thënë ajo.

"Ata nuk kishin para, nuk kishin ujë të rrjedhshëm në shtëpi, nuk kishin energji elektrike. Ajo ishte tepër e kufizuar jo vetëm në punën artistike, por edhe në nevojat e jetës së përditshme. E megjithatë, punët e saj ishin ashtu siç ajo donte të ishin. Me ato që bëri, ka prekur zemrat e kaq shumë njerëzve. Janë vërtet të mrekullues­hme!"- përfundon kuratori.

 ??  ??
 ??  ?? Ambienti i vetëm i shtëpisë së Maudie, ku nisi të pikturonte figurat e para, për të mos lënë më pas asnjë hapësirë bosh
Ambienti i vetëm i shtëpisë së Maudie, ku nisi të pikturonte figurat e para, për të mos lënë më pas asnjë hapësirë bosh
 ??  ?? ( Lart) Maudie me të shoqin në shtëpinë e saj të vogël në Nova Scotia, Kanada.
( Lart) Maudie me të shoqin në shtëpinë e saj të vogël në Nova Scotia, Kanada.
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania