Panorama (Albania)

Mavraj: Dua Europianin, ja pse Xhaka e Shaqiri bëjnë “shqiponjën”

-

Mërgim Mavraj pohon se aventura te Hamburgu nuk shkoi siç e priste, por gjithsesi ai ka ëndrra të mëdha për të ardhmen. Në një intervistë për “express. de”, mbrojtësi kuqezi flet edhe për “shqiponjën” që bënë Xhaka dhe Shaqiri në Botëror kundër Serbisë.

Mavraj, pse zgjodhët Këlnin për të mbajtur veten në formë?

Këlni ka qenë dhe është një pjesë e rëndësishm­e e jetës time. Tani është një moment i veçantë, pasi nuk ka diçka të sigurt për të ardhmen. Ndaj është e rëndësishm­e që të jem këtu me miq të vërtetë.

Cila është e ardhmja juaj? Ku do të shkoni?

Vështirë të them se ku do të shkoj. Objektivi sigurisht është që të luaj në kategorinë e parë, kudo. Ka disa mundësi, këtu dhe jashtë. Jam 32 vjeç, por nuk mendoj se jam pranë pensionit... Padyshim është edhe një shtysë për të ndëshkuar kritikët, të cilët thonë pikërisht këtë gjë.

Te Këlni ishit një siguri. Pastaj mbrojtja dështoi. Ishte fatale për të dyja palët që u larguat, apo jo?

Ishte rruga më e vështirë që zgjodhëm të dyja palët. Në fund, rezultati nuk ishte ai që kishim shpresuar. Megjithatë, Hamburgu ishte një eksperienc­ë e rëndësishm­e për jetën, ndonëse kapitulli u mbyll pa lavdi.

Si e përjetuat Kupën e Botës? Duhet të keni ndjerë keqardhje pasi ishit protagonis­t me Shqipërinë në Euro 2016…

Ekipi kombëtar ka qenë motivimi im më i madh në muajt e fundit. Këtë dëshirë, për t’u kthyer diçka mbrapsht njerëzve të mi, kam arritur ta ruaj edhe në një moment të vështirë sportiv, në një moment kur njerëzit nuk kanë shumë respekt ndaj teje. Kjo dëshirë më ka mbajtur gjallë nga ana sportive. Është diçka e këndshme të arrish Europianin me Shqipërinë, dua të punoj për atë objektiv përsëri.

A mund të na i shpjegoni gjestet e Xhakës dhe Shaqirit në Botëror pas golave me Serbinë, që sollën kaq polemika?

Historia luan një rol të madh. Ka qenë një periudhë e errët, që nuk duhet të përsëritet. Ka pasur luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë deri vonë. Fati e desh që prindërit e këtyre djemve të arratisesh­in atëherë. Por këto vlera të origjinës, që njeriu i mban në vetvete, nuk harrohen. Xhaka e dashuron Zvicrën, por te Zvicra lufton si një shqiptar. Kjo do të thotë se ata këndojnë këngë shqiptare, festojnë martesat si shqiptarë, ruajnë traditat dhe festojnë me këto simbole. Është diçka e mirë që nuk fshihet një gjë e tillë nga një qenie njerëzore. Duhet të jesh tolerant. Dhe ajo që është më thelbësore, është se golat e tyre kanë ndihmuar më shumë Zvicrën se Shqipërinë.

A ka ndonjë shans për kthimin tuaj te Këlni?

Unë nuk di të ketë pasur kontakte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania