Panorama (Albania)

PD: Veliaj i jep 100 milionë lekë kompanisë debitore. Bashkia: Kompania s’ka detyrime

-

Partia Demokratik­e akuzoi Bashkinë e Tiranës se ka dhënë një tender korruptiv për uniformat e Policisë Bashkiake. Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, u shpreh se Bashkia e Tiranës ka shpallur fituese të një tenderi 100 milionësh për uniformat e policëve bashkiakë një kompani nën sekuestro për mospagim taksash dhe me vetëm 1 punëtor. “Është fakt se Erion Veliaj i ka dhënë 100 milionë lekë një kompanie që nuk paguan tatimet dhe për këtë arsye është nën sekuestro. Zyra e Tatimeve e provon këtë”, u shpreh Zhupa. Sipas selisë blu, tenderi ka qenë fiktiv dhe i paracaktua­r. “Aty thuhet se kompania fituese ‘ Vojsava Zenelaj’ është me statusin ‘ nën mbledhje me forcë’, çka tregon se kompania nuk ka paguar tatimet dhe duhet të ishte skualifiku­ar menjëherë! Duke i dhënë 100 milionë lekë një kompanie që është nën sekuestro për mospagim tatimesh, Bashkia e Erion Veliajt ka shkelur disa ligje dhe vendime qeverie. Siç trego- het në dokument, kjo kompani duhet të ishte skualifiku­ar, sepse janë dy ligje dhe dy vendime që ndalojnë shpalljen fitues të kompanive që nuk paguajnë taksa! Është fakt se tenderi për 100 milionët është fiktiv, sepse në të ashtuquajt­urën garë kanë marrë pjesë vetëm 2 kompani: kjo që ka fituar, ‘ Vojsava Zenelaj’ dhe një kompani tjetër ‘ Muça ShPK’, që vetëm sa ka futur letrat për fasadë, por nuk ka bërë asnjë ofertë”, u shpreh Zhupa. Bashkia e Tiranës reagoi ndaj kësaj akuze, duke i cilësuar si të pavërteta deklaratat e bëra nga zëdhënësja e PD- së në lidhje me dhënien e një tenderi një kompanie me detyrime tatimore të papaguara. Bashkia e Tiranës sqaron se kur është bërë tenderi, të cilit i referohet Partia Demokratik­e në deklaratën e saj, kompania në fjalë ka rezultuar pa detyrime në tatime. “Sipas këtij institucio­ni, këtë e vërteton edhe vërtetimi që kjo kompani ka dorëzuar së bashku me dokumentet”, thuhet në reagimin e Bashkisë, që prezanton dhe dokumentin në fjalë.

 ??  ?? Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania