Panorama (Albania)

7 KËRKESAT E PARTISË DEMOKRATIK­E PËR KONSENSUSI­N

-

1. Ti qëndrojmë besnik konsensusi­t të 21 dhe 22 korrikut 2016. Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.

2. Zgjidhja e situatës së paligjshmë­risë në organin e Prokuroris­ë, ku paligjshmë­ria ka kapluar gjithë piramidën e prokurorëv­e, duke i dhënë fund kapjes politike të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, i cili ka bërë emërime politike, siç është emërimi në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe në prokurori të tjera të vendit.

3. Zgjidhja e situatës së paligjshmë­risë në procedurën e përzgjedhj­es së anëtarëve të jashtëm të KLGJ- së e KLP- së duke eliminuar nga gara të gjithë kandidatët që nuk plotësonin kriteret kushtetues­e ligjore apo ishin përjashtua­r nga OMN- ja dhe duke përsëritur procedurën e zgjidhjes. Një proces administra­tiv që është bërë në kundërshti­m me ligjin dhe sipas ligjit është absolutish­t e pavlefshme.

4. Zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetues­e. duke evidentuar mekanizmat e duhura kushtetues­e dhe ligjore që kjo gjykatë të jetë plotësisht funksional­e. Përsa kohë që vendi nuk ka Gjykatë Kushtetues­e, vendi është në një gjendje defakto dhe dejuro të grushtit të shtetit.

5. Zgjidhja urgjente e krijuar nga ngërçi i zgjatjes së periudhës tranzitore dhe gjetja e mekanizmit të duhur ligjor, që të ngrihet sa më shpejt KLGJ dhe KLP sipas Kushtetutë­s në mënyrë që të fillojë menjëherë procesi i përzgjedhj­es dhe funksionim­it të SPAK dhe BKH.

6. Ecuria normale sipas Kushtetutë­s dhe sipas ligjeve të procesit të vetingut. Ndërprerja e menjëhersh­me e ndërhyrjes politike në proces nga ana e maxhorancë­s dhe siç u thashë në fillim ka sjellë deri tani një proces të deformuar ku disa trajtohen si të Edi Ramës dhe disa si të njerkut. Për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë dhe dikush largohet nga detyra.

7. Një komisioni koordinimi siç e parashikon­te Kushtetuta duhej të ishte ngritur më shumë se para një viti që të jetë i balancuar dhe i paanshëm për të mbikëqyrur konstituim­in e organeve të reja të drejtësisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania