Panorama (Albania)

Zjarret gjunjëzojn­ë Greqinë me 74 të vdekur, mes viktimave edhe një shqiptare

Ambasada shqiptare: Verifikuam të gjitha spitalet, 3 të plagosur

-

Nga zjarri apokalipti­k që përfshiu brenda pak orëve një zonë të gjerë bregdetare në rrethinat e Athinës, dyshohet se ka humbur jetën një shqiptare me origjinë nga Saranda.

Ende nuk ka një konfirmim nga ambasada shqiptare në Athinë. Mësohet se shqiptarja me inicialet N. L., e cila ishte martuar me një shtetas grek, ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati. Bashkëshor­ti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Gjatë gjithë ditës së djeshme, ambasada e Shqipërisë në Athinë ka qenë vazhdimish­t në kontakt me autoritete­t greke dhe ka verifikuar spitalet ku janë dërguar të plagosurit dhe viktimat. Përmes një reagimi zyrtar, ambasadorj­a shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari, bëri me dije se raportohet për 3 shqiptarë të plagosur, një grua nga Berati dhe dy fëmijë nga e njëjta familje, 10 dhe 13 vjeç nga Fieri. Diplomatja shqiptare pohoi se fëmijët janë shpëtuar nga kujdestarj­a e tyre, e cila i kishte mbajtur për orë të tëra në breg të detit. Ata aktualisht ndodhen në spitalin pediatriak Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetëso­re. Ndërkohë që ka një numër shumë të madh të të humburve, të cilët ende nuk janë gjetur. Gjatë një lidhjeje telefonike me “News24”, ambasadorj­a Hobdari u shpreh dje se ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për shqiptarë mes viktimave. Por, nuk përjashtoi faktin nëse mes viktimave mund të ketë edhe shtetas shqiptarë që kanë marrë shtetësi greke. “Ka ende trupa që janë në kërkim, që gjenden mes shtëpive apo makinave të shkrumbuar­a”, tha ajo. “Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllim­et e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi dhe shprehim mbështetje­n tonë të plotë ndaj autoritete­ve greke. Theksojmë se ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës në nr. + 30 6941658183", thuhet në faqen e “Facebook” të Ambasadës. Në media, më herët u njoftua se dyshohet për 3 shqiptarë të vdekur, të cilët ishin punonjës në restoranti­n ku u dogjën të gjallë 26 persona në fshatin bregdetar Mati, në periferi të Athinës. Autoritete­t presin rritje të numrit të viktimave, ndërsa 150 persona janë shtruar në spital. 15 vatra zjarri u aktivizuan njëkohësis­ht në tri zona të ndryshme, tha zëdhënësi i qeverisë dhe besohet se kanë qenë të qëllimshme në shtëpitë e braktisura e që janë vënë në shënjestër të grabitësve. Bledi Stathi, një shqiptar banues në Rafina të Athinës, tregoi dje në “News24”, se një pjesë e shtëpisë së tij ishte shkrumbuar tërësisht. Ai madje tregoi edhe sesi arriti të largohej në kohë nga vendi i ngjarjes së bash- ku me familjen e tij. “Gruaja më mori në telefon, se unë isha në punë, dhe më tha që po digjej shtëpia përballë. Morëm djalin dhe ikëm, se nuk mundën të shpëtonim asgjë nga shtëpia. Shtëpia na u dogj, si u dogjën dhe shumë shtëpi të tjera, shqiptarës­h e grekësh, tani është stabilizua­r gjendja”, tha ai. Një tjetër dëshmitare shqiptare, që ish- te rreth 100 metra larg vatrës së zjarrit, ka treguar për momentet e vështira. “Nuk gjej dot fjalë të përshkruaj atë gjendje, ulërimat e njerëzve, flakët, makinat e shtëpitë e shkatërrua­ra. Ne na largoi Policia se zjarri po afrohej shumë në shtëpinë ku po punoja unë. Këtu janë djegur mbi 1000 shtëpi,” tha Albana Rrumbullak­u.

 ??  ??
 ??  ?? ZJARRFIKES­IT DUKE LUFTUAR ME FLAKET
ZJARRFIKES­IT DUKE LUFTUAR ME FLAKET
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania