Panorama (Albania)

Legalizime­t para ‘ 90, dy formularët e aplikimit

Qeveria miraton dy formularët e aplikimit për mbi 60 mijë ndërtime pa tapi para viteve 1990. Dokumentet dhe afatet për familjet

-

Qeveria ka miratuar dy formularët për legalizimi­n e pronave dhe shtëpive të ndërtuara para vitit 1990.

Gazeta boton dy mënyrat e aplikimit pranë ALUIZNI- t, për të marrë tapinë e shtëpisë dhe të tokës, bashkë me ndërtimin pa tapi. Bëhet fjalë për ndërtimet para 10 korrikut 1991. Shumë apartament­e, por edhe shtëpi në zonat rurale apo qytete, nuk përfituan nga vala e privatizim­eve të viteve 1990. Nga ana tjetër, këto apartament­e dhe shtëpi mbetën edhe jashtë procesit të legalizimi­t. Numri i përfituesv­e duket se është shumë i madh. “Numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40- 60 mijë. Duhet theksuar se asnjëherë nuk është bërë një evidentim i plotë dhe i saktë i këtyre objekteve dhe si rrjedhim, shifra reale mund të jetë edhe më e lartë se ajo e mësipërme”, theksoi kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame, pak ditë më parë. Nga ky vendim mund të përfitohet legalizim falas i tokës rreth shtëpisë pa tapi, deri në një sipërfaqe prej 300 metra katrorë. Në raste të veçanta sipërfaqja mund të rritet, por pjesa tjetër, pra, jashtë 300 metrave, duhet të blihet nga personi që merr tapinë.

PROCEDURA Vendimi i qeverisë ka hyrë në fuqi dje, me botimin në Fletoren Zyrtare. Por, aplikimet pritet të nisin në shtator, pasi ALUIZNI të përgatisë stafet në çdo qark të vendit. Sipas kreut të ALUIZNI- t, vendimi do të shërbejë për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të objekteve të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon. Pra, të formalizoj­ë një kategori pasurish të paluajtshm­e, të cilat edhe pse fizikisht ekzistojnë dhe zotërohen prej dekadash ( herëherë edhe prej shekujsh), pronarët e tyre nuk kanë pasur dokumentac­ion të mirëfilltë pronësie, duke mos i gëzuar as- njëherë ligjërisht. Por deri në shtator, qytetarët, sipas Lames, mund të fillojnë nga grumbullim­i i dokumentac­ionit që ata posedojnë, si leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica genplane, akte shitblerje­je apo posedimi, vendime të vjetra të Këshillave Popullore, apo dokumente të tjera provuese të çdo lloji dhe kohe. Procesi, sipas vendimit, iniciohet nga vetë qytetarët, me atë të plotësimit të formularëv­e që po boton sot gazeta. Më pas do të jetë ALUIZNI, që do të verifikojë dhe plotësojë dokumentac­ionin.

 ??  ?? Formulari për pallatet
Formulari për pallatet
 ??  ?? Formulari për shtëpitë
Formulari për shtëpitë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania